Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Sipas tij, protestuesit kanë qenë të vetëdijshëm se reagimi i autoriteteve do të bëhej më i ashpër, por theksoi se kjo nuk do t’i ndalojë të vijojnë protestat.
TIRANË- Në tubimin përballë Kryeministrisë, në ditën e 58-të nuk ka munguar aktivisti Edison Lika i cili gjatë fjalimit të tij ka akuzuar Policinë e Shtetit për rritje të agresivitetit ndaj protestuesve gjatë tubimeve të fundit, duke pretenduar se dhjetëra qytetarë janë shoqëruar vetëm pse ndodheshin në trotuar ose po filmonin zhvillimet. Sipas tij, protestuesit kanë qenë të vetëdijshëm se reagimi i autoriteteve do të bëhej më i ashpër, por theksoi se kjo nuk do t’i ndalojë të vijojnë protestat.
Ai deklaroi se gjatë protestës së sotme një punonjës policie ka nxjerrë një thikë dhe ka tentuar të sulmojë një protestues. Aktivisti bëri të ditur se për ngjarjen është depozituar kallëzim penal dhe ankesë në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, teksa u bëri thirrje organeve hetimore të zbardhin rastin dhe të marrin masa ndaj efektivit të përfshirë. Gjithashtu, ai kritikoi mungesën e pamjeve filmike nga bizneset pranë vendit ku pretendohet se ndodhi incidenti, duke e cilësuar situatën të papranueshme dhe duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet.
"Ne kemi qenë të vetëdijshëm se sa më shumë ata ta kuptojnë që po u vjen fundi, aq më agresivë do të bëhen. A i keni parë protestat e fundit te Parlamenti? Policia ka një lloj agresiviteti të shtuar dhe duket sikur nuk e di më se çfarë po bën. Dhjetëra qytetarë, aktivistë, janë marrë peng nga kjo polici vetëm se po qëndronin në trotuare dhe po filmonin. Të enjten e kaluar, u mora unë vetëm se isha në trotuar dhe po jepja një intervistë, dhe sot u mor Genc Shehu vetëm se po filmonte. Ama ne me këtë nivel ishim mësuar dhe e kemi përballuar me dinjitet dhe me kryelartësi.
Por sot ka ndodhur diçka që nuk e kthen më situatën siç ishte më parë. Një polic privat, pak para se të fillonte protesta, i ka nxjerrë thikën njërit prej protestuesve. Polici i krimit, polici i krimit. E në fakt, ai nuk nxori thjesht thikën për ta kërcënuar, por tentoi t’i binte Gent Prognit me thikë.
Ajo thikë sot nuk i është drejtuar vetëm Gent Prognit, por na është drejtuar të gjithëve ne. Nga ky shesh dua t’ju them që as ju kemi frikë, por as nuk ju falim. Sigurisht, kundër atij polici është bërë kallëzim penal dhe ankesë në AMP. Më pas, siç do të duhej të ndodhte kudo në botë, shkuam të kërkonim kamerat pranë ambientit ku kjo kishte ndodhur. Tre argjendari, që duhet të jenë bizneset më të mbrojtura në vend, na thanë që nuk kemi kamera. Kjo nuk është heshtje, është bashkëpunim me policinë e krimit.
Ndaj, nga ky shesh u bëjmë sot thirrje organeve hetimore të arrestojnë një minutë e më parë policin bandit që nxori thikën ndaj një protestuesi sot.
Një shprehje ka qenë edhe pjesë e kësaj proteste: “Kur polici na drejton thikën, kush duhet të na mbrojë?” Kjo është vijë e kuqe, kjo nuk duhet të ndodhë. Kjo është e pafalshme. Polici i krimit! Ne do t’i qëndrojmë në krah mikut tonë dhe protestuesit që prej ditës së parë, sepse në këtë shesh ne kemi vetëm njëri-tjetrin. Dhe duhet ta dinë: atyre po u vjen fundi. Ju erdhi fundi" ka thënë ai./Dosja.al
Pamje TIRANA- Një protestues ka komentuar raportin mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit gjatë protestës së zhvilluar n...
Pamje TIRANA- Një qytetar tha në protestën e sitës së sotme se kryeministri Rama ia kalon dhe Esat Pashë Toptanit. Gjat&...
Pamje TIRANË- Një protestuese ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protest...
Aktivisti Arben Kola TIRANA- Aktivisti Arben Kola ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës...
Pamje TIRANA- Një i ri me origjinë shqiptare, i cili jeton në Greqi, mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiran&e...
Pamje TIRANA- Qytetarët po zhvillojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë, ndërsa finalizojnë ditën e 58-të të revo...
Pankartat TIRANË- Pankarta me mesazhe ironike dhe kritike shoqëruan edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeminis...
Pamje TIRANË- Një prej pjesëmarrësve në protestën e 58-të kundër qeverisë ka komentuar zhvillimet e tubimit t&...
Foto ilustruse Raporti i Sigurisë për Shqipërinë i publikuar nga Overseas Security Advisory Council (OSAC), një strukturë e D...
Pamje TIRANË- Një protestues ka shprehur pakënaqësitë e tij gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke ...