Dita e 58-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh për largimin e Ramës: Ju erdhi fundi!
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Protesta kundër qeverisë hynë në ditën e 58-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh për larg...
Trafikuan 900 kilogramë drogëra drejt Finlandës, mes tyre dhe drejtuesit e 4 grupeve kriminale 27 Korrik, 16:38 ...
Spanja dhe Franca të "pushtuara" nga zjarret, Rama: Jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse na kërkohet 27 Korrik,...
Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nis seanca plenare, në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve 27 Kor...
Kola theksoi se Shqipëria nuk është tokë pa zot, pasi ka djem, vajza, burra e gra që janë përballur me policinë, të cilën ai e cilësoi si 'policia e krimit'.
TIRANA- Aktivisti Arben Kola ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Kola u shpreh se një ndër organizatorët e kësaj proteste, përveçse është kërcënuar me jetë, është edhe tentuar të theret.
Ai tha se ajo që nisi si “Revolucioni i Flamingove”, i tregoi se sa mirë është të jenë të gjithë bashkë dhe u kthye në revolucionin e shqiponjave. Kola theksoi se Shqipëria nuk është tokë pa zot, pasi ka djem, vajza, burra e gra që janë përballur me policinë, të cilën ai e cilësoi si 'policia e krimit'.
Në fund, aktivisti tha se është detyrë e çdo shqiptari dhe e emigrantëve që ta mbështesin këtë protestë.
Aktivisti Arben Kola: Siç e patë edhe sot, qeveria e krimit, narkoshteti, me kryedjallin Edvin Ramoviç, ishin të tmerruar nga vezët dhe qytetarët shqiptarë. Dhe parulla që i tmerroi më shumë ishte: “Ju me gaz, ne me vezë, Edi Rama nuk ka besë”.
Imagjinoni sikur të gjithë sa jeni sonte të ishit aty, policisë do t’i ishte futur tmerri. Vrapin që bën policia ndaj protestuesve, sikur ta bënte ndaj Belinda Ballukut, Agasit apo grupit të “Arubës”, si quhet ai në Amerikën Latine, do të ishte gjëja më e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por, si duket, këta horrat e kanë përgatitur policinë vetëm ndaj protestuesve.
Siç jeni vënë në dijeni, një ndër organizatorët e kësaj proteste, përveçse është kërcënuar me jetë, është edhe tentuar të theret. Ai është Gent Progni. Policia e shtetit, e vënë në shërbim të mafies së pushtetit, ka tentuar sot, përmes disa individëve të lidhur me policinë e bandave, që të therë Gent Prognin. Kjo tregon që këta gjakprishurit, tradhtarët, duan gjak me çdo kusht. Ne jemi të vendosur ta mbajmë këtë revolucion pa gjak.
Prandaj ata po mundohen me çdo mjet të sulmojnë aktivistët, protestuesit, përmes shantazheve, mafies e të tjerë, por nuk do ia dalin. E kemi thënë edhe herë të tjera, sikur disa nga fytyrat që jemi këtu të mos ekzistojnë, të vriten, ju duhet ta vazhdoni këtë revolucion deri në rrëzimin e kësaj palo qeverie. Nuk mund të lejojmë shitjen e Shqipërisë, nuk i dorëzohet Shqipëria tradhtarëve. Shqipëria do të lirohet njëherë e mirë nga klika komuniste bolshevike e Tiranës. Poshtë sistemi, poshtë mafia, rroftë Shqipëria!
Ajo që nisi si “Revolucioni i Flamingove”, që na tregoi se sa mirë është të jemi bashkë, u kthye në revolucionin e shqiponjave, që tregon se është vetëm në lartësi ku mund të fluturojë. Të bëhemi bashkë dhe t’i shporrim këta tradhtarët.
Shqipëria nuk është tokë pa zot. Ka djem, vajza, burra e gra dhe ju e keni treguar në përballjen me policinë e krimit, me domate dhe vezë. Këta janë të tmerruar nga domatet e vezët, nga shqiptarët e mirë që dalin para tyre. Këta horra kanë menduar se çdo shqiptar është kriminel, servil, hajdut, por jo. Ka plot shqiptarë me dinjitet. Ndaj ne duhet ta shpëtojmë Shqipërinë, ta çlirojmë nga kthetrat e kësaj klike mafioze. Është detyrë e çdo shqiptari, e emigrantëve shqiptarë, që na mbështesin nga çdo vend i botës./Dosja.al
Pamje TIRANA- Një i ri me origjinë shqiptare, i cili jeton në Greqi, mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiran&e...
Pamje TIRANA- Qytetarët po zhvillojnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë, ndërsa finalizojnë ditën e 58-të të revo...
Pankartat TIRANË- Pankarta me mesazhe ironike dhe kritike shoqëruan edhe protestën e 58-të kundër qeverisë dhe kryeminis...
Pamje TIRANË- Një prej pjesëmarrësve në protestën e 58-të kundër qeverisë ka komentuar zhvillimet e tubimit t&...
Foto ilustruse Raporti i Sigurisë për Shqipërinë i publikuar nga Overseas Security Advisory Council (OSAC), një strukturë e D...
Pamje TIRANË- Një protestues ka shprehur pakënaqësitë e tij gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, duke ...
Pamje TIRANË- Një pensioniste nga Vlora ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj qeverisë gjatë grumbullimit në Sheshin ...
Pamje SARANDA- Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të kërkuar prej fillimit të këtij muaji, i dyshuar p&e...
TIRANA- Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, protestuesit kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, pë...
Foto gjatë protestës TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot diën e 58-të të revoltës qytetare ku...