Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar "Rrjeti Krasniqi", që përshkruhet si një bandë kriminale me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false.
Britania ka sanksionuar ato që i ka quajtur banda kriminale nga Ballkani Perëndimor, përfshirë një në Kosovë, të cilat dyshohet se kishin falsifikuar dokumente, që ishin përdorur më pas për trafikimin e njerëzve. Sipas njoftimit të Qeverisë britanike, me ndihmën e autoriteteve kosovare është sanksionuar "Rrjeti Krasniqi", që përshkruhet si një bandë kriminale me seli në Kosovë, që kishte udhëhequr një laborator të sofistikuar për prodhimin e dokumenteve false. Mbretëria e Bashkuar tha se kjo bandë e organizuar kriminale është përgjegjëse për prodhimin e dokumenteve false dhe furnizimit me to për bandat kriminale.
“Grupi ka krijuar pasaporta false, letërnjoftime dhe patentë-shoferë të më shumë se 50 shteteve, përfshirë të Mbretërisë së Bashkuar”, u tha në njoftim.
Sipas Mbretërisë së Bashkuar, personat e sanksionuar janë: "Burim Krasniqi, që përshkruhet si udhëheqës i rrjetit Krasniqi; Arif Krasniqi, që thuhet se ishte ndërmjetës i grupit që siguronte klientë për shërbimet e tyre; Flamur Krasniqi, anëtar i grupit të cilit iu gjetën në posedim dokumente të falsifikuara; Valon Krasniqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; Sami Duriqi, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve false; Granit Avdyli, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve dhe reklamimit të shërbimeve të grupit; Nexhmie Selmani, e cila ka ofruar objektin që ka përdorur grupi për të falsifikuar dokumente dhe po ashtu është përfshirë në ofrimin e pajisjeve për falsifikim; Endrit Emerllahu, i përfshirë në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; si dhe Shembim Emerllahu, anëtar i grupit të cilit iu gjetën dokumente të falsifikuara".
“Ka një rrugë kriminale përmes Ballkanit Perëndimor që sjellë migrantët ilegal në Mbretërinë e Bashkuar dhe ne jemi të vendosur që ta mbyllim atë duke punuar me partnerët evropianë”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, përmes një deklarate para samitit të Procesit të Berlinit që ka mbledhur udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Temë e samitit pritet të jenë edhe përpjekjet për të ulur migrimin ilegal, por edhe siguria rajonale dhe kërcënimet e tjera të përbashkëta. Mbretëria e Bashkuar po ashtu ka sanksionuar Nusret Seferoviq, që e cilësoi si udhëheqës të një bande kroate, që kishte furnizuar bandat në Ballkan me pasaporta të falsifikuara kroate.
Dy persona të tjerë dhe një kompani tregtare u sanksionuan për pjesëmarrjen e tyre në një rrjet që transferonte para dhe blinte pjesë të anijeve të vogla, të përdorura nga bandat për të lehtësuar migrimin e paligjshëm, u tha në njoftimin e Qeverisë britanike. Britania tha se k;to sanksione janë hapi i fundit në luftimin e rrjeteve kriminale që kanë rritur migrimin ilegal në këtë shtet. Këto veprime, tha Qeveria britanike, kanë ndihmuar që të ulet numri i migrantëve nga Ballkani Perëndimor nga 140.000 më 2022 në 21.000 vitin e kaluar./REL
Foto ilustruse SARANDË- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Sarandë–Skërfic, pranë fshatit Senicë. ...
Foto ilustruese TIRANA- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar sot shpërndarjen në detyrë të 42 gjyqtarëv...
Ervis Martinaj LEZHË- Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së...
Foto ilustruese KOSOVA- Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Pë...
Ulian Barjami, foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Uljan Bajrami, pas refuzimeve të Prokurorisë së ...
Mimoza Kaçi TIRANË- Drejtuesja e AMF-së Mimoza Kaçi njoftoi ditën e sotme se nga 1 janari i vitit të ardhshëm d...
AMP KAVAJË- Pas një hetimi disa mujor mes Prokurorisë Durrës dhe AMP janë ekzekutuar masat e sigurisë pë...
Flori Paluçi DURRËS- Personi që shihni në foto është Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë m&e...
pamje nga vendngjarja DURRËS- Pamjet brenda lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë në Durrës janë publikuar. Siç shihet ...
Mirjana Çokaj SHKODËR- Prokuroria ka nisur hetimet ditën e sotme për Mirel Çokaj, i cili u gjet i pajetë në nj&...