LIVE UPDATES
Aktualitet

Prej tre vitesh pa asnjë gjurmë, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen si të zhdukur të djalit të tij

Ervis Martinaj, një emër i njohur për publikun dhe mediat, rezulton i zhdukur prej rreth tre vitesh. Ai dyshohet se është parë për herë të fundit në gusht të vitit 2022, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tij mbeten ende të paqarta.

22 Tetor 2025, 15:16 Nga M.L
Prej tre vitesh pa asnjë gjurmë, babai i Ervis Martinajt kërkon
Ervis Martinaj

LEZHË- Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka paraqitur një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, për të shpallur djalin e tij si person të zhdukur. Ervis Martinaj, një emër i njohur për publikun dhe mediat, rezulton i zhdukur prej rreth tre vitesh. Ai dyshohet se është parë për herë të fundit në gusht të vitit 2022, ndërsa rrethanat e zhdukjes së tij mbeten ende të paqarta.

Prej tre vitesh pa asnjë gjurmë, babai i Ervis Martinajt kërkon
Kërkesa e babait të Ervis Martinajt

Kërkesa në gjykatë:

Shtetasi Mustafa Martinaj kërkon  pranë Gjykatës  së  Shkallës  së  Parë  të  Juridiksionit  të Përgjithshëm Lezhë  shpalljen të zhdukur të shtetasit Ervis Martinaj i datëlindjes  6.10.1982, lindur  në  Burrel  dhe  banues  në  Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.

KËRKUES Mustafa Martinaj

Ervis Martinaj, i cilësuar për vite me radhë si “mbreti i bixhozit” në Shqipëri, ishte një biznesmen i fuqishëm në sektorin e lojërave të fatit dhe basteve sportive. Ai ishte themelues i kompanive të mëdha si “King Casino” dhe “Albania Baste Live”, duke ndërtuar një perandori financiare që u bë shënjestër e autoriteteve ligjzbatuese për pastrim parash, veprimtari të paligjshme dhe lidhje me botën e krimit të organizuar.

Përveç përfshirjes në biznese të dyshimta, emri i tij lidhet edhe me disa ngjarje kriminale, përfshirë përplasjen me armë në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku një person mbeti i vrarë dhe vetë Martinaj u plagos. Prej asaj kohe, ai ishte në qendër të vëmendjes mediatike dhe të hetimeve të vazhdueshme nga policia dhe SPAK.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej fillimit të gushtit 2022. Kontakti i fundit i dokumentuar ishte më 8 gusht të atij viti, kur u pa për herë të fundit në një zonë të Tiranës, duke u larguar me një automjet luksoz. Kamera sigurie e kanë filmuar pranë zonës së “Zogut të Zi”, ndërsa që nga ajo ditë, asnjë informacion i besueshëm nuk është dhënë për vendndodhjen apo fatin e tij.

Dy janë pistat kryesore që janë shqyrtuar nga autoritetet: mundësia që Martinaj të jetë vrarë nga grupe kriminale kundërshtare, apo që ai të ketë inskenuar zhdukjen për t’i shpëtuar ndjekjes penale dhe hakmarrjeve. Megjithatë, hetimet nuk kanë arritur të sjellin prova përfundimtare për asnjërën prej tyre, ndërsa familjarët e tij kanë pretenduar se ai është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur.

Pas zhdukjes së tij, SPAK ka nisur një sërë hetimesh financiare dhe ka sekuestruar pasuri të shumta të lidhura me Martinajn dhe të afërmit e tij, përfshirë prona, llogari bankare dhe biznese me vlera që kapin miliona euro./ Dosja.al

mustafa martinaj ervis martinaj

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet