Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Bëhet me dije se vajza e mitur është gjetur nga efektivët në katin e fundit të banesës e larë në gjak. Sakaq të dyja, nënë e bijë që janë plagosur rëndë me thikë ndodhen në spital duke luftuar me jetën.
PRIZREN- Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prizren në mesnatë, ku një burrë ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tyre të mitur. Bëhet me dije se vajza e mitur është gjetur nga efektivët në katin e fundit të banesës e larë në gjak. Sakaq të dyja, nënë e bijë që janë plagosur rëndë me thikë ndodhen në spital duke luftuar me jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren ku një burrë, identiteti i të cilit ende nuk ëshë bërë publik ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur arrestimi e autorit, e sakaq nënë e bijë janë në spital ku dhe prej orësh po luftojnë për jetën.
NJOFTIMI:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti për Krime të Rënda, duke marrë parasysh trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe rëndësinë e mbrojtjes së viktimave në këto raste, informon opinionin publik se me datë 17.10.2025 rreth orës 00:20min pas mesnatës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, policia ka pranuar informatën për një rast të dhunës në familje. Patrulla policore iu është përgjigjur menjëherë thirrjes dhe me të arritur në vendin e ngjarjes, ka hasur një person të gjinisë femërore (bashkëshortja e të pandehurit) e cila ndodhej në rrugë me lëndime trupore dhe gjakderdhje të shkaktuara me mjet të mprehtë – thikë. Viktimës i është ofruar ndihma e parë nga zyrtarët policorë deri në ardhjen e ekipit të emergjencës mjekësore.
Po ashtu, në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe viktima e dytë, vajza e mitur. Ajo po ashtu kishte lëndime trupore dhe gjakderdhje. Viktimës së mitur i është ofruar ndihma e parë dhe më pas, bashkë me nënën e saj, janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e të dy viktimave është e rëndë.
Policia dhe njësia e teknikës kriminalistike kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në koordinim me Prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda.
Gjatë intervenimit, në hyrje të banesës është identifikuar dhe arrestuar i pandehuri i cili është shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme.
Prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të pandehurit në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Brenda afatit ligjor, për të njëjtin prokuroria do të parashtroj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Prokuroria Themelore në Prizren, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./ Dosja.al
Foto ilustruese PRIZREN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnatës në Prizren. Autoritetet vedase njoftuan se një shte...
Avokati i Ilir Metës TIRANA- Seanca në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) ku do të shqyrtohej kërkesa e preside...
Foto ilustruese ELBASAN- Kanë mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit 14 personat e arrestuar disa ditë më parë gjat&...
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka vijuar sot seanca gjyqësore për atentatin e ndodhur...
Foto ilustruese MORINË- Qindra shqiptarë nga Kosova po udhëtojnë drejt Tiranës për t’u bashkuar me protestën ...
Foto ilustruese TIRANA- Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në lagjen nr. 15 t&eum...
Policia, foto ilustruese TIRANA- Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhun&e...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë obstetër të maternitetit “Koço Gliozh...
Foto ilustruese ANGLI- Dy persona janë dënuar për kontrabandën e një grupi burrash shqiptarë në një marinë n&e...
Foto ilustruese Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, q&eum...