Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të ndaluarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të rendit. Sipas policisë, gjithçka nisi pas një telefonate anonime, e cila informoi policinë se në ambientet e lokalit ndodheshin persona të armatosur.
ELBASAN- Kanë mbërritur sot në Gjykatën e Elbasanit 14 personat e arrestuar disa ditë më parë gjatë operacionit të policisë në bar-restorantin “Zykollari”, në afërsi të Bradasheshit. Të ndaluarit akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të forcave të rendit. Sipas policisë, gjithçka nisi pas një telefonate anonime, e cila informoi policinë se në ambientet e lokalit ndodheshin persona të armatosur.
Shërbimet e Policisë së Elbasanit ndërhynë menjëherë, duke kryer një kontroll të befasishëm, që përfundoi me shoqërimin dhe arrestimin e 14 shtetasve. Në mesin e të arrestuarve ndodhen pronari i lokalit ku u bë arrestimi, Taulant Zykollari, si dhe pronari i "Delta Group", Bujar Muça. Të gjithë të ndaluarit do të përballen sot me seancën për caktimin e masës së sigurisë.
SI NDODHI NGJARJA?
Një operacion policor i befasishëm u zhvillua mesditën e datës 14 tetor në Elbasan, e si rezultat ka çuar në arrestimin e 14 personave, pas një hetimi disa mujor të përqendruar mbi aktivitetin kriminal dhe posedimin e armëve pa leje. Sipas uniformave blu, ndërhyrja është kryer në një nga lokalet e njohura të qytetit, në segmentin rrugor Elbasan–Ish-Metalurgji, ku dyshohej se frekuentohej nga persona me precedentë penalë.
Gjatë operacionit, disa nga të ndaluarit kundërshtuan me forcë arrestimin, duke shkaktuar një përshkallëzim të situatës dhe detyruar ndërhyrjen e forcave të shumta policore për neutralizimin e tyre. Policia e Elbasanit bëri të ditur se hetimet vijojnë, për të përcaktuar nëse të arrestuarit kanë lidhje me ngjarje të tjera kriminale në këtë zonë apo në qytete të tjera të vendit.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR.
Sipas burimeve zyrtare, personat e arrestuar janë me precedentë penalë të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe narkotikëve, ndërsa konsiderohen me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni është zhvilluar në kuadër të goditjes së grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Elbasanit, dhe po vijon nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit për identifikimin e lidhjeve të mundshme të të arrestuarve me ngjarje të tjera kriminale në qytet. Të arrestuar kanë ngelur 14 persona, disa prej të cilëve janë; Endri Doda, Ervin Cani, Akil Kertusha, Blerim Heta, Egi Çaushi, Maksim Suçi, Bujar Muça, Hanson Mullahi, Stefan Mehmeti, Ergys Tusha, Jurgers Mullahi./Dosja.al
Foto ilustruese TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka vijuar sot seanca gjyqësore për atentatin e ndodhur...
Foto ilustruese MORINË- Qindra shqiptarë nga Kosova po udhëtojnë drejt Tiranës për t’u bashkuar me protestën ...
Foto ilustruese TIRANA- Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë fizike në lagjen nr. 15 t&eum...
Policia, foto ilustruese TIRANA- Policia e Pogradecit ka arrestuar ditën e sotme një 39-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhun&e...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë obstetër të maternitetit “Koço Gliozh...
Foto ilustruese ANGLI- Dy persona janë dënuar për kontrabandën e një grupi burrash shqiptarë në një marinë n&e...
Foto ilustruese Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, q&eum...
Foto ilustruese LEZHË- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 62-vjeçar, i cili akuzohet se mbante në banesë...
Foto ilustruese Çështjet e pronave në vendin tonë e rendisin Shqipërinë të dytën pas Portugalisë për pr...
Foto ilustruese DURRËS- Një konflikt i rëndë mes tre personash ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ...