LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentati ku mbeti i vrarë Andi Maloku! Pajtuesi i gjaqeve në GJKKO: Asllan Rraja kërkoi nga familja e viktimës të mos merrnin hak pa u zbardhur vrasja, kanë bërë be në Kuran...

Gjatë seancës së sotme, para trupës gjykuese ka dëshmuar Beqir Broja, i njohur si 'pajtues gjaqesh', i cili ka ndërmjetësuar pajtimin mes familjes së viktimës, Maloku me familjen Rraja.

17 Tetor 2025, 11:14 Nga M.L
Atentati ku mbeti i vrarë Andi Maloku! Pajtuesi i gjaqeve në GJKKO:
Foto ilustruese

TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka vijuar sot seanca gjyqësore për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit, me shënjestër ish-prokurorin Arjan Ndoja. Gjatë seancës së sotme, para trupës gjykuese ka dëshmuar Beqir Broja, i njohur si 'pajtues gjaqesh', i cili ka ndërmjetësuar pajtimin mes familjes së viktimës, Maloku me familjen Rraja.

Broja ka rrëfyer sot në seancë se është kontaktuar nga Asllan Rraja, babai i Redjan Rrajës, që sipas tij i ka kërkuar të ndërhyjë për t’i përcjellë babait të viktimës, Genci Malokut, kërkesën që familja e tij të mos marrë hak të paktën deri sa të vendosë drejtësia.

Sipas Brojës, vizita e parë te familja Maloku është bërë sipas 'zakonit të pajtimeve', ku Genci Maloku i ka thënë se afati i gjakut është tre muaj. Po ashtu, Broja tregon se Rraja më pas ka kërkuar shtyrje edhe për tre muaj të tjerë, me arsyetimin se nuk kishte mundur të kontaktonte me të birin pas ngjarjes.

Në automjetin që u qëllua me breshëri armësh ndodheshin edhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe shoferi Andi Maloku, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Për këtë ngjarje të rëndë janë në gjykim Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, ndërsa Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm për të njëjtën çështje.

Beqir Boja (pajtuesi i gjaqeve): Në 2019 kam jetuar në Kamëz, kam qenë Kryetari i Këshillit të Komunës Zallherr. Unë jam angazhuar me komisionin e pajtimit të gjaqeve. Asllan Rraja, me ka kërkuar që të negocioj më familjen e Genc Malokut. Ai më kërkoi qe të negocioj për te birin Redian Rraja. I kam kërkuar familjes Rraja nëse kanë lidhje me këtë ngjarje ata kanë bërë be në kuran që ne nuk kemi asnjëlloj dijeni për vrasjen e Andi Malokut.  Kemi pritur Gencin Malokun se ai nuk gjendjes në shtëpi i thashë që na ka dërguar familja  e Asllan Rrajës, Genc Maloku na tha sipas rregullit shqiptar keni afat tre muaj që të shohim si do shkoj e gjithë gjeja. Më pas ka pasur edhe një takim të dytë, Genci theksonte se djali i është vrarë i pafajshëm në rrugë. Ne i kërkuam që të presi sa të shohim çdo të thotë drejtësia, pasi Asllani nuk ka mundur të lidhet me djalin që të marrë informacion. Do vazhdoj të kërkoj të drejtën tjetër. Ne i kërkuam sërish afat 3 muaj nuk e pranoi këtë kohë dhe caktuam më pas. Ky ka qenë takimi i fundit, më pas nuk jeni taku më. Nuk i njoh të pandehurit në sallë. Genci Maloku na dha garanci që për tre muaj nuk do merrte hak.

NGJARJA

Atentanti ndaj Prokurorit Arjan Ndoja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019. Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë dy ditë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë./ Dosja.al

beqir broja arjan ndoja redjan rraja andi maloku genci maloku

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara