LIVE UPDATES
Aktualitet

“Antikorrupsioni” forum me shoqërinë civile dhe pushtetin vendor në Berat, diskutojnë gjetjet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Ata u njohën me analizën e realizuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë (GENL), metodologjinë e përdorur prej tyre për skanimin e situatës në drejtim të mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit, masat dhe mekanizmat e sugjeruara prej ekspertëve për t’u bërë pjesë e Planit kombëtar të veprimit, i cili do të finalizohet pas dëgjesave që po zhvillohen në disa qytete të vendit.

4 Shkurt 2025, 20:11 Nga N.F
“Antikorrupsioni” forum me shoqërinë civile dhe pushtetin
Pamje nga Forumi

BERAT- Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit ditën e sotme ka zhvilluar forumin e shtatë të dialogut me përfaqësues të shoqërisë civile dhe pushtetit vendor në Berat. Në forum morën pjesë rreth 50 pjesëmarrës, aktorë të shoqërisë civile, të rinj, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të pushtetit vendor.

Ata u njohën me analizën e realizuar nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë (GENL), metodologjinë e përdorur prej tyre për skanimin e situatës në drejtim të mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe sundimit të ligjit, masat dhe mekanizmat e sugjeruara prej ekspertëve për t’u bërë pjesë e Planit kombëtar të veprimit, i cili do të finalizohet pas dëgjesave që po zhvillohen në disa qytete të vendit.

Fokusi i këtyre takimeve është jo vetëm informimi mbi punën e komisionit të posaçëm, por dhe marrja e mendimeve, sugjerimeve dhe komenteve nga aktorë dhe faktorë të ndryshëm të shoqërisë, të cilat do të shërbejnë për përmirësimin e Planit kombëtar të veprimit.

Anëtarja e Komisionit të Posaçëm, deputetja Etilda Gjonaj, bëri një përmbledhje të punës së deritanishme të Komisionit të Posaçëm, analizës së gjerë profesionale të bërë nga GENL, procesit të konsultimit me ekspertë ndërkombëtarë dhe shqiptarë që jetojnë në diasporë. Ajo theksoi nevojën për angazhimin e të gjithë aktorëve të shoqërisë dhe sidomos të rinjve në parandalimin dhe ndryshimin e qasjes ndaj fenomenit të korrupsionit.

Takimi u moderua nga Prof. Asoc. Dr Enkeleda Olldashi, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, e cila bëri një përmbledhje të komponentëve të analizës për fushën e Antikorrupsionit, si dhe gjetjeve të ekspertëve lidhur me komponentin që lidhet me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit politik. Ajo gjatë takimit u përqendrua tek integriteti i zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve, financimi i fushatave elektorale, korrupsioni transnacional, kontrolli paraprak i korrupsionit në projektaktet ligjore dhe rregullimi i lobimit dhe ndikimi në vendimmarrje.

Monika Canco, pedagoge pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, bëri një prezantim të sfidave, problematikave, si dhe rekomandimet kryesore të dhëna nga ekspertët lidhur me parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në administratën qëndrore dhe vendore, me fokus në sektorët me risk të lartë, dhe sektori privat, ku përfshihen dhe ndërmarrjet publike.

Ened Topi, përfaqësues nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri gjatë prezantimit u ndal në gjetjet dhe sugjerimet e bëra nga ekspertët pas analizimit të funksionimit dhe efektivitetit të institucioneve përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit; uljen e rasteve të korrupsionit në monitorimin e menaxhimit të financave publike në qeverisjen qëndrore, vendore dhe institucionet e pavarura; si dhe parandalimin e financimeve të paligjshme dhe pastrimit të parave.

Më pas, përmes një bashkëbisedimi me të pranishmit tre ekspertët dhe znj. Gjonaj iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra pjesëmarrësit lidhur me rolin e sinjalizuesve dhe nevojën e ndërgjegjësimit të shoqërisë për të parandaluar fenomenin e korrupsionit përmes denoncimit të çdo rasti korrupsioni apo favori të çdo forme; mekanizmat për forcimin e institucioneve të pavarura për të luftuar korrupsionin; nevojën për aplikimin e deklaratës së konfliktit të interesit nga punonjësit e administratës publike; mbështetja e grupeve të margjinalizuara për ofrimin e shërbimeve digjitale; gjetjen e mekanizmave për rritjen e ndikimit të shoqërisë civile në vendimmarrje; rritjen e besimit të qytetarëve nëpërmjet rritjes së llogaridhënies dhe transparencës së institucioneve; nevojën e përfshirjes në kurrikula shkollore të elementeve të parandalimit të korrupsionit, etj.

antikorrupsioni komisioni i posaçëm parlamentar

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!