LIVE UPDATES
Aktualitet

Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë

Është paralajmëruar edhe në Kosovë bashkëngjitja në fushatën që filloi në Kroaci për t’i bojkotuar marketet që abuzojnë me çmimet.

4 Shkurt 2025, 15:10 Nga N.F
Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë
Foto ilustruese

KOSOVË- Iniciativa për bojkotin e marketeve, e cila ka nisur fillimisht në Kroaci me të vazhduar edhe në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovine dhe Serbi paralajmërohet se do të ndodhë edhe në Kosovë. Ajo ndërlidhet me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Është paralajmëruar edhe në Kosovë bashkëngjitja në fushatën që filloi në Kroaci për t’i bojkotuar marketet që abuzojnë me çmimet. Drejtuesi i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka thënë se veprimet do të ndërmerren menjëherë pas zgjedhjeve nacionale, nëse deri atëherë nuk reflektojnë bizneset.

“Deri me datën 9, odat ekonomike, bizneset qofshin ato prodhuese, shërbyese ose tregtare, shoqatat e në veçanti shoqata e shitje me shumicë dhe pakicë, të gjitha të reflektojnë deri me datën 10 shkurt dhe e kanë afatin që të prononcohen, që të deklarohen ose të paktën të ofrohen për bisedë. Nëse nuk do të ketë lëvizje deri me 10 shkurt, atëherë pas 10 shkurtit shihemi tek sheshi “Nëna Terezë”, te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kaçaniku deklaroi se nuk ka asnjë prononcim nga Qeveria, MINT-i apo partitë politike për çmimet, duke shtuar se po sillem sikur jetojmë në një tjetër planet.

“Kosova ka buxhet konsumues, dëshmohet se qytetari si taksapagues është gjenerues kryesor i buxhetit të shtetit. Qeveria varet nga çmimet. Ne nuk kemi asnjë prononcim nga Qeveria as nga MINT, as nga një parti politike për çmimet. Këta po sillën sikur me jetu në hënë”.

Po ashtu edhe “ #Bojkoto marketet” është nisma që është marrë nga një grup anonim për qëllim mobilizimin e komsumatorëve për bojkotimin e marketeve në Kosovë si përgjigje ndaj çmimeve të pajustifikueshme.

Në këtë grup që është zhvilluar në rrjetin Facebook tregohet se bojkotimi do të bëhet me datën 10 shkurt.

“Do të BOJKOTOJMË të gjitha supermarketet në Kosovë më 10 SHKURT, për 24 orë, për të protestuar kundër çmimeve të larta. Ne jemi qytetarë apolitik të brengosur për rritjen e çmimeve, dhe kërkojmë çmime të arsyeshme. Nëse keni nevojë për blerje të produkteve bazike, rekomnadojmë të blini në tregje të gjelbra, prej fermerëve lokal. Më 10 shkurt, nuk do të bëjmë asnjë blerje në supermarketet, dhe nëse nuk dëgjohet zëri ynë, do të vazhdojmë me aktivitete të tjera. Shpërndaje dhe fto të tjerët për bojkot!”.

Ekonomisti Arton Muhaxheri ka kritikuar mungesën e mekanizmave efikas për mbrojtjen e konsumatorëve në Kosovë, duke e quajtur abuzimin me çmimet rezultat të pasivitetit të qeverisë. Muhaxheri thotë se pushteti i ka lënë qytetarët në mëshirë të tregut.

“Abuzimi me çmimet në Kosovë është rezultat i drejtpërdrejtë i mungesës së mekanizmave efikase të kontrollit dhe mbrojtjes së konsumatorit. Në vend që të ketë politika të qarta për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe çmime të përballueshme, Qeveria po qëndron pasive, duke i lënë qytetarët në mëshirë të tregut”.

Ai tha se qytetarët po detyrohen të ndërmarrin hapa ekstreme, si bojkotimi i marketeve, për të ushtruar presion mbi bizneset që po abuzojnë me çmimet.

“Paralajmërimi për bojkotin e marketeve të mëdha edhe në Kosovë është një sinjal i qartë i pakënaqësisë dhe dëshmon se qytetarët janë të detyruar të ndërmarrin iniciativa të tilla për të ushtruar presion mbi bizneset”.

Kurse, aktivisti i shoqërisë civile, Bekim Krasniqi, mendon se në Kosovë ka mungesë të aktivizmit qytetar.

“Nëse bisedon individualisht me qytetarë ata shprehin pakënaqësi ndaj çdo ngritje, për shembull çmimeve e sidomos që vitin e kaluar ka pasur ngritje të çmimeve enorme, pastaj kemi ngritjen e energjisë elektrike, qytetari i shpreh këto pakënaqësi po në mënyrë individuale”.

Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më 2023 tani është e kaluar, por konsumatorët vazhdimisht janë ankuar për çmimet e larta e pagat e pamjaftueshme.

Gjatë ditës së djeshme Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 5 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2024 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas ASK indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

“Në TM4 2024, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 1,5 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 5 për qind dhe Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 2,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023”.

Protesta kundër rritjes së çmimeve fillimisht nisi në Kroaci, ku qytetarët vendosën të bojkotojnë supermarketet. Lëvizja “Përshëndetje Inspektor” organizoi një bojkot njëjavor, që uli shitjet me 50% dhe detyroi rrjetin më të madh të marketeve, Konzum, të ulte çmimet e 250 produkteve. Gjithashtu, qeveria kroate caktoi ulje për 70 produkte të tjera.

Shembulli kroat u ndoq edhe nga qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës dhe Sllovenisë. Ata po i bëjnë thirrje konsumatorëve të mos blejnë produkte specifike dhe, në raste të caktuara, të mos blejnë fare për një ditë të tërë.

Edhe në Kosovë, çmimet janë rritur ndjeshëm, sidomos për produktet bazë si buka, drithërat, kafja dhe pemët. Indeksi i çmimeve të konsumit ishte 1.6% më i lartë në vitin 2024 krahasuar me 2023-in./ Monitor

bojkotimi i marketeve edhe në kosovë

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet