LIVE UPDATES
Aktualitet

Rreziku nga objektet e vjetra në Kosovë, kush është përgjegjës për parandalimin e incidenteve?

Sipas Komunës së Gjakovës, ky objekt i braktisur ishte ndërtuar para vitit 1999 dhe ishte djegur rreth atij viti, duke lënë pas një strukturë të dobët, e cila u shemb në rrethana të panjohura duke zënë brenda fëmijët, dy 15 dhe një 13-vjeçar.

4 Shkurt 2025, 18:10 Nga N.F
Rreziku nga objektet e vjetra në Kosovë, kush është
Foto ilustruese

KOSOVË- Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkurt, ku humbën jetëntre të mitur, është duke u hetuar nga Prokuroria, e cila rastin e ka iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Por, kjo Prokurori ende nuk ka bërë të ditur se kush saktësisht po hetohet apo dyshohet të jetë shkaktar apo fajtor në lidhje me incidentin.

Sipas Komunës së Gjakovës, ky objekt i braktisur ishte ndërtuar para vitit 1999 dhe ishte djegur rreth atij viti, duke lënë pas një strukturë të dobët, e cila u shemb në rrethana të panjohura duke zënë brenda fëmijët, dy 15 dhe një 13-vjeçar.

“Duke qenë në pronësi private, komuna nuk ka kompetenca të ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me objektin”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Komunës, Artan Haraqija.

Ai shtoi se lidhur me këtë objekt nuk kanë pasur ndonjë ankesë apo kërkesë për rrënimin apo sigurimin e tij, qoftë nga pronari apo banorët afër. Haraqija shtoi po ashtu se “në raste të caktuara kur vetë inspektorët [komunalë] mund të vërejnë ndonjë objekt që paraqet rrezik, atëherë kontaktohet pronari dhe i shpjegohen mundësitë dhe procedurat për rrënimin e objektit”.

Megjithatë, sipas tij, deri më tani nuk kanë pasur “ndonjë rast ekstrem kur paraprakisht është vlerësuar shkallë e lartë e rrezikshmërisë”. Komuna, po ashtu, nuk ka bërë të ditur nëse ka përpiluar ose do të përpilojë ndonjë dokument që identifikon objektet private apo publike me rrezikshmëri për shembje në këtë zonë.

“Në total nuk mund të flasim për numër të madh të objekteve të tilla, veçanërisht në zonë urbane dhe në zona të banuara nëpër fshatra”, tha Haraqija.

Komuna apo organet komunale konsiderohen ndër organet e para përgjegjëse për reagim dhe parandalim në disa raste të fatkeqësive natyrore, ku përfshihen edhe rreziqet nga shembja. Kjo çështje është e rregulluar me Ligjin për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe në veçanti në Planin e Reagimit Kombëtar të miratuar në fund të vitit 2023.

Ky plan i përpiluar nga Qeveria thotë se me incidentet, në përgjithësi, duhet të përballen niveli më i ulët i mundshëm administrativ sikurse policia, zjarrfikësit… dhe personeli tjetër në nivelin lokal. Sipas këtij plani, kur një incident aktual ose i mundshëm ka përmasa dhe kompleksitet të tillë sa që konsiderohet si “incident me karakter kombëtar”, përgjegjësia bie edhe mbi nivelin qendror, përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, e cila vepron në koordinim me ministritë dhe agjencitë e tjera qeveritare.

Në veçanti, plani parasheh që kryetari i komunës është përgjegjës për koordinimin e resurseve komunale në funksion të “adresimit të të gjithë spektrit të veprimeve për parandalim, gatishmëri, reagim dhe rimëkëmbje nga incidentet, përfshirë fatkeqësitë natyrore dhe ato të tjera”.

Rreth 90 kilometra larg Gjakovës, edhe kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, po ashtu përballet me rreziqe nga objektet e vjetra. Lulzim Fushtica, drejtor i Emergjencave në këtë komunë, i tha Radios Evropa e Lirë se rreth një muaj më parë kishin bërë identifikimin e rreth 61 shtëpive, disa mureve si dhe një lokali, që rrezikojnë të shemben.

Ai tha se komuna i bën këto vlerësime çdo gjashtë muaj dhe kryen inspektime dhe intervenime sipas nevojës nëpër objekte të ndryshme. Fushtica tha se këto veprime i kryejnë duke u bazuar në Ligjin për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore, ndonëse nuk ekziston ndonjë direktivë tjetër e veçantë që udhëzon komunat se si të veprojnë në këtë drejtim.

Duke folur për REL-in, Fushtica shpjegoi se zakonisht kanë të bëjnë me tri kategori objektesh në rrezik që përfshijnë objekte private, ato të cilat kanë nisur të ndërtohen dhe kanë mbetur në gjysmë, si dhe objekte të vjetra që konsiderohen trashëgimi kulturore dhe janë nën mbrojtje nga qeveria qendrore. Sipas tij, tek objektet në pronësi private, Komuna e ka të vështirë të intervenojë.

“Në një pjesë të madhe të tyre pronarët nuk janë fare në Kosovë dhe i kanë lënë objektet pa përkujdesje dhe ne, në bazë të ligjit, nuk mund të intervenojmë në pronë private sepse rrezikojmë të paditemi”, theksoi ai.

Ai shtoi se zakonisht mundohen që të kontaktojnë me pronarët për t’u koordinuar për sigurimin e objektit apo edhe rrënimin e tyre, nëse ka nevojë për intervenim nga Komuna. Për kategoritë e tjera, Komuna tha se intervenon apo koordinohet me institucionet përkatëse për intervenim sipas nevojës.

Ai theksoi se rasti i Jabllanicës ka bërë që qytetarët t’i shtojnë thirrjet në drejtim të Komunës për t’i paraqitur objektet që përbëjnë rrezik. Përveç Prishtinës, identifikimin e objekteve me rrezikshmëri e ka bërë edhe Komuna e Deçanit.

Në një plan të përpiluar në gusht të vitit 2024, Deçani kishte identifikuar 12 objekte të vjetra që rrezikojnë të shemben, duke përfshirë disa kulla (shtëpi tradicionale të vjetra banimi, kryesisht të ndërtuara me gurë).

Në këtë plan komuna ka listuar disa masa preventive që duhen ndërmarrë karshi këtyre objekteve, që përfshijnë shenjëzimin e deri te rrënimi. Deri më tani, kjo komunë nuk u është përgjigjur pyetjeve se çfarë veprimesh janë ndërmarrë karshi këtyre objekteve.

Përveç objekteve private, në Kosovë ka pasur raste kur janë shembur edhe objekte nën mbrojtje shtetërore që kanë qenë vdekjeprurëse. Një vajzë 3-vjeçare nga Prizreni humbi jetën në vitin 2016 si pasojë e shembjes së një shtëpie që gjendej në zonën e mbrojtur historike të këtij qyteti.

Në lidhje me këtë rast ishte ngritur aktakuzë ndaj drejtorit komunal për emergjenca dhe siguri, por gjykata e Prizrenit e liroi nga akuza në vitin 2019. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it në lidhje me atë se a ekziston ndonjë plan në nivel kombëtar që adreson rreziqet nga shembja e objekteve.

Ndërkaq, në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, rrethanat e sakta të shembjes së objektit nuk dihen. Familjarët e viktimave, por edhe banorët e tjerë të fshatit, nëpër deklarime publike kanë thënë se nuk kanë pasur indikacione se objekti përbënte rrezik aq të madh për shembje sa që të ngrinin alarm tek institucionet.

“Askush në fshat nuk ka folur për të. Ka qenë i rrethuar me tela. Ka qenë në rrugë anësore, por nuk ka pasur shumë lëvizje përreth tij”, i tha Radios Evropa e Lirë, Bajrush Brahimaj, banor i Jabllanicës, më 3 shkurt 2025, ditën kur në fshat u mbajt ceremonia e varrimit për të miturit që humbën jetën nga shembja e objektit të vjetër./ REL

objekte te vjetra ne kosove

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale