LIVE UPDATES
Aktualitet

Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Artan Hoxha: Email që vuri në lëvizje drejtësinë, flitej për 637 mijë Euro

Sipas gazetarit, kallëzimi për këtë dosje është bërë në vitin 2020 nga Taulant Balla, ku ndër të tjerë ishin të përfshirë edhe ministra të asaj kohe, por që për shkak të veprës penale të shpërdorimit të detyrës ekziston parashkrimi, janë ngritur akuza për këta 3 persona të tjerë.

24 Tetor 2023, 22:46 Nga I.A
Akuzat e SPAK ndaj Berishës/ Artan Hoxha: Email që vuri në
Sali Berisha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha duhej të përballej në gjykatë për masën e sigurisë të kërkuar ndaj tij lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. I ftuar në emisionin “Opinion në Tv Klan, Hoxha u shpreh se kjo çështje ka shumë material në tërësinë e saj.

“Kjo është një nga ato çështje tipike që ka aq shumë material aty brenda që sa më shumë hedhin aq më shumë të ngatërrojnë. Edhe mënyra se si është ngritur akuza është e tillë që ka një volum të madh materialesh. Në këtë moment kemi 2 palë, kemi persona të marrë nën hetim. I vetmi arbitër është gjykata. S’ka rrugë tjetër përveç se me vendim gjyqësor që të rivendosësh shkelje e ligjit nëse kemi të bëjmë me një shkelje ligji. Shmangia e procesit nuk zgjidhim dot gjë. E vetmja gjë është që të ballafaqohemi”.

Sipas gazetarit, kallëzimi për këtë dosje është bërë në vitin 2020 nga Taulant Balla, ku ndër të tjerë ishin të përfshirë edhe ministra të asaj kohe, por që për shkak të veprës penale të shpërdorimit të detyrës ekziston parashkrimi, janë ngritur akuza për këta 3 persona të tjerë.

“Kemi të bëjmë me një fabulë që nis nga një kallëzim që është bërë nga Taulant Balla në 17 Nëntor 2020. Në kallëzimin që është bërë, është kallëzuar Sali Berisha si Kryeministër, Arben Imaimi si ish-ministër i Mbrojtjes, anëtar të tjerë të Këshillit të Ministrave, drejtuesi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Jamarbër Malltezi është vetëm i pesti në listën e të kallëzuarve”, tha Hoxha.

Hoxha zbulon se hetimet e SPAK u riaktivizuan për këtë dosje pas gjetjes së një emaili në një kompjuter noterie, ku ndërtuesi Fatmir Bektashi njoftonte se kishte tërhequr nga llogaria 637 mijë Euro, të cilat ja kishte dhënë Jamarbër Malltezit.

“Kjo histori ka qenë në SPAK nga 2020 si histori. Kush e vuri në lëvizje? E vuri një sekuestrim i një kompjuteri në një zyrë noterie. Është sekuestruar një kompjuter. Në atë kompjuter SPAK ka gjetur një email i 1 Qershor 2022. Fatmir Bektashi njofton zyrën noteriale dhe i thoshte kam tërhequr nga llogaria 637 mijë Euro nga të cilat 547 mijë cash ja ka çuar Jamarbër Malltezit dhe 90 mijë të tjera ja ka dhënë për konsulencë. Dhe këtu nis SPAK-u dhe fillon veprimet. SPAK më shumë më duket se më tepër ka dashur të kryejë hetim pasuror. Prandaj që në momentin e parë shkuan të sekuestronin prona”,tha ai.

Artan Hoxha thotë se në momentin e arrestimit, Jamarbër Malltezit i është marrë telefoni nga punonjësit e policisë.

“Kërkesa që ka dërguar prokuroia është në datë 15. Vendimi i gjykatës është marrë ditë të premte datë 20. Ekzekutmi ka filluar mënjëherë, të nesërmem ditën e shtunë. Atij (Jamarbër Malltezit) i është rrëmbyer celulari. Fabula e asaj që shoh unë është që Berisha ka krijuar infrastrukturë që Malltezi të dalë si garant i 64 bashkëpronarëve dhe të përfitojë truallin, ta ndryshojë nga një truall publik shtetëror ta kthejë në truall ndërtimi. Kjo është një histori që sapo ka filluar. Kjo çështje mund të zgjasë. Nga ky moment do shikojmë procedurë tjetër që do ndiqet. Unë prisja sot që z.Berisha të përballej me sistemin dhe të gjitha ato që ka thënë në konferenca shtypi t’ja thoshte në gjykatë”, tha ai.

artan hoxha sali berisha

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari