Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Efektivët që janë pezulluar nga detyra akuzohen se transportonin emigrantë të kapur nga vendet e treta kundrejt pagesës.
GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar 9 efektivë policie në Gjirokastër për shpërdorim detyre. Efektivët që janë pezulluar nga detyra akuzohen se transportonin emigrantë të kapur nga vendet e treta kundrejt pagesës.
Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së emigrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar. Efektivët e pezulluar janë Kryekomisar Florian Mustafaj, Komisar Rami Ruçi, N/Komisar Ediat Kanina, N/Komisar Benard Kermaj, drejtues Behar Tafa, inspektor Ramiz Balliu, inspektor Dritan Sako, inspektor Emiliano Kazma dhe inspektor Drini Çaçi.
Njoftimi i AMP-së:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë-Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila ka vendosur në datë 21 tetor, caktimin e masave të sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 9 punonjës policie pranë DVKM Gjirokastër. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, e konkretisht:
Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër.
- Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
- N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
- N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
- Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex.
- Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
-Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
- Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
-Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi. Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar. Hetimet për rastin vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të dokumentuar aktivitetin e paligjshëm të punonjësve apo bashkëpunëtorëve të tyre.
Igli Hasani SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka folur ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit ...
Foto ilustruese VLORË- Vajza që u drogua dhe më pas u përdhunua nga tre djem në Vlorë, është tërhequr nga kall...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka reaguar pas deklarat&eu...
droga e sekuestruar ITALI- Policia italiane ka arrestuar tre shtetats për posedim të 30 kg marijuanë. Në pranga ka rënë ...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur shtyrjen e sea...
Genc Gjokutaj TIRANË- Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se sot kanë bërë kallëzim në ...
Policia KORÇË- Një 45-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për kultivim dhe traf...
Fotot e djemve BRITANI E MADHE-Marsid Senia dhe Mentor Selmani janë dënuar me 33 vjet burg për një sherr fatal në rrugë, ku ...
Genc Gjokutaj TIRANË- Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka refuzuar të paraqitet në GJKKO për t’u marrë...
Foto e Igor Kokunov SHKODËR-Shtyhet seanca në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër për rusin Igor Kokunov i...