LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshilli i Sigurimit, Hasani: Shqipëria mbështet projekt-rezolutën e SHBA-ve, jemi në krah të Izraelit

Në mbledhjen e sotme të Këshillit u zhvillua një debat i nivelit të lartë për situatën në Lindje e Mesme.

24 Tetor 2023, 19:03 Nga I.A
Këshilli i Sigurimit, Hasani: Shqipëria mbështet
Igli Hasani

SHBA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka folur ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit për luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Në mbledhjen e sotme të Këshillit u zhvillua një debat i nivelit të lartë për situatën në Lindje e Mesme.

Hasani në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste që ndodhen në Izrael. Po ashtu Hasani ka thënë se situata humanitare në Gaza është dramatike dhe se Shqipëria dënon sulmin në spitalin Al-Ahli si dhe bën thirrje për hetim të plotë për përgjegjësit.

Deklarata e Hasanit:

Shqipëria mbështet Izraelin, si çdo komb tjetër të sulmuar, në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Në momente të tilla kaq të vështira dhe përcaktuese, Izraeli dhe populli i tij kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit të kombeve të lira, për t'iu përgjigjur terroristëve që kanë kryer krime të tmerrshme dhe vazhdojnë të vënë në pikëpyetje të drejtën e këtij shteti për të ekzistuar. Ne besojmë plotësisht se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Jetët e pafajshme janë njësoj të rëndësishme, qofshin ato izraelite apo palestineze. Është kjo arsyeja pse duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar ata që nuk e meritojnë, ata të cilëve jeta u është vënë në rrezik nga Hamasi dhe terroristët apo ekstremistët e tjerë. Hamasi dhe udhëheqësit e tij të cilët jetojnë një jetë komode jashtë Gazës dhe mbështetësit e tyre, e dinin shumë mirë se çfarë po bënin kur lëshuan ‘arsenalin’ e tyre për të vrarë, djegur, masakruar dhe rrëmbyer këdo që mundnin. Ata shpresuan se do të shkaktonin një përgjigje masive nga Izraeli, duke e ditur shumë mirë se civilët do të ishin viktima.

Shpresa dhe një fitore e tyre eventuale, fitorja e tyre do të ishte që bota të kthehej kundër Izraelit. Ne nuk duhet të mashtrohemi. Ka vetëm një palë që po gëzon me çka po ndodh. Është vendi i njohur si sponsorizues i terrorizmit, në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Jemen, në Liban, në Siri, kudo që të munden. Është vendi që njihet botërisht dhe vazhdon të destabilizojë të gjithë Lindjen e Mesme. Shqipëria dënon çdo legjitimim dhe glorifikim të sulmeve terroriste. Është e qartë si  kristali, se qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët. Veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata. Prandaj, ka ardhur koha që të gjithë palestinezët të kuptojnë se e drejta e tyre për vetëvendosje, ëndrra e tyre për shtetësi, aspiratat e tyre për një jetë më të mirë, në siguri dhe dinjitet, nuk do të realizohen kurrë me Hamasin dhe të ngjashmit e tij. Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit, të jenë kundër të papranueshmes dhe të pajustifikueshmes. Hamasi po ua mohon atyre të tashmen; po u vjedh të ardhmen e tyre.

Zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë pasur gjithmonë jehonë në mbarë botën. Ato çlirojnë emocione të forta. Ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite, të nxitura nga urrejtja, keqinformimi dhe keqinterpretimi në nivele shumë të rrezikshme, veçanërisht përmes mediave sociale. Antisemitizmi nuk është zhdukur kurrë, por ajo që shohim sot është thjesht e papranueshme. Ne nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë thirrjeve dhe sjelljeve që vijnë nga narrativa naziste. Ne nuk duhet të lejojmë që struktura e shoqërive tona të copëtohet nga keqinterpretimet, nga gjuha e urrejtjes, nga diskriminimi dhe nga ringjallja e sjelljeve çnjerëzore që kanë prodhuar një ndër momentet më të errëta të historisë njerëzore. Kemi thënë “kurrë më”, por duhet të ruajmë vigjilencën, të reagojmë, të luftojmë për të, kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit. Të  nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit, Siç kemi dëgjuar, situata humanitare në Gaza është dramatike.

Ne dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli, që ndodhi të martën e kaluar dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë të atyre që janë përgjegjës për një akt të tillë. Ne mirëpresim marrëveshjet e bëra deri më tani për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza, me ujë, ushqim dhe furnizime mjekësore. Megjithëse nevojiten shumë më tepër për të plotësuar nevojat, përpjekjet duhet të vazhdojnë dhe diplomacia duhet të mbizotërojë gjithmonë. Ne përgëzojmë Egjiptin, Shteteve të Bashkuara, Izraelin dhe Sekretarin e Përgjithshëm, për përpjekjet në këtë drejtim. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa për të gjithë ata që kanë nevojë, duhet të sigurohet karburanti dhe rivendosja e energjisë elektrike. Rrjedha normale dhe e papenguar e ndihmës humanitare duhet të garantohet nëpërmjet pauzave humanitare. Ne mirëpresim lirimin e pengjeve dhe çdo përpjekje në këtë drejtim meriton të vlerësohet. Në radhë të parë, civilët nuk duhet të ishin rrëmbyer asnjëherë dhe të gjithë duhet të lirohen pa kushte. E fundit, por aspak, më pak e rëndësishmja, duhet bërë gjithçka për të shmangur një përhapje të konfliktit që do të tensiononte të gjithë Lindjen e Mesme. Ne dënojmë sulmet e Hezbollahut mbi Izraelin dhe i bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e paprovokuara si dhe të respektojnë plotësisht Rezolutën 1706 të KS të OKB-së.

Retorika provokuese, kërcënuese dhe nxitëse, nuk ndihmon. Është koha për të vepruar me pjekuri, të përcjellim mesazhe kujdesi dhe përgjegjësie. Izraeli ka nevojë për siguri dhe meriton siguri; Palestinezët kanë nevojë dhe e meritojnë shtetin e tyre. Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar, që helmon diskursin ndërkombëtare dhe që shërben si një pretekst i rremë për ekstremistët dhe terroristët që e përdorin atë për qëllime dhe përfitime të tjera. Është urgjente rikthimi i një perspektivë për të ardhmen. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dy popujt, për të dy shtetet; për një Palestinë demokratike dhe të qëndrueshme dhe një Izrael të sigurt duke jetuar krah për krah në paqe dhe siguri dhe në njohje të plotë, të ndërsjellë, me popujt e tyre që gëzojnë njësoj të drejta dhe dinjitet. Në përfundim, dua të shpreh mbështetjen e Shqipërisë për projekt-rezolutën të SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse thelbësore, për të cilat shpresojmë që Këshilli i Sigurimit të përcjellë një qëndrim të unifikuar.

igli hasani okb lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet