Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aliu po udhëtonte me një makinë tip “Benz” rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil kur përplasi 2 persona.
VLORË- 20-vjeçari, Elidon Aliu është vënë në pranga ditën e sotme pasi mbrëmë përplasi për vdekje një 15-vjeçar në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”. Aliu po udhëtonte me një makinë tip “Benz” rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil kur përplasi 2 persona.
Ngjarja u regjistrua pasi makinë tip “Lancia” kishte pësuar defekt në rrugë dhe tre persona po shtynin mjetin në momentin kur shoferi 20-vjeçar i ka aksidentuar. Nga përplasja u plagos rëndë një 15-vjeçar i cili më pas humbi jetën. Në njoftimin e policisë mësohet se janë arrestuar2 persona dhe janë proceduar dy persona të tjerë në Vlorë për ngjarje të ndryshme.
DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E. Ç., 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Po nga këta specialistë u arrestua në flagrancë shtetasi A. A., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Konispol-Sarandë”, nuk iu është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore, për të ndaluar automjetin, të cilin pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Xh., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 17-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum refeuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 65 vjeç, pasi është konstatuar duke transportuar me një automjet tip kamion, një sasi inertesh, që dyshohet se do ta hidhte në një vend në Orikum.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
Foto ilustruese DURRËS- Nënkomisari, Kastriot Gjongecaj është vënë në pranga ditën e sotme nga Agjencia e...
Foto ilustruese TIRANË- Ndryshimet klimatike po japin efekte nga më të ndryshmet dhe një prej tyre duket se lidhet me rezervat ujore....
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike m...
Foto ilustruese SARANDË- Ka humbur jetën 15-vjeçari i cili u aksidentua mbrëmjen e sotmenë Sarandë. I riu u përplas ng...
Foto ilustruese SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se r...
Foto ilustruese TIRANË- Pas akuzës për "prostitucion" dhe dënimit me 1 vit burg nga GJKKO, Alma Kaçi ka folur publikisht me an&...
foto ilustruese SARANDË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil...
Foto ilustruese SHKODËR-Në 16 dhjetor 2023 gjykata e shkallës së parë Shkodër shpalli fajtor Bardhok Pulajn, ish-drejtor i D...
Foto ilustruese TIRANË- Rekursin e çështjes së ish-Kryeministrit Sali Berisha e cila do të gjykohet në datën 5 Mars d...
Foto ilustruese FIER-Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier. Në redaksin...