8 Shkurt 2024, 22:31
Nga N.F
Foto ilustruese
SARANDË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Mësohet se rreth orës 21:40 në aksin rrugor Sarandë-Ksamil një makinë tip “Benz” ka përplasur 2 persona.
Sipas njoftimit të policisë një makinë tip “Lancia” kishte pësuar defekt në rrugë dhe tre persona po shtynin mjetin në momentin kur shoferi 20-vjeçar i ka aksidentuar. Nga përplasja është plagosur rëndë një 15-vjeçar i cili ndodhet në spital. Një njoftim bëhet me dije se autori i aksidentit është shoqëruar në polici.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin E. A., 20 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi D. Ç., 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.
Si pasojë e aksidentit, njëri prej 3 shtetasve, që po ndihmonin drejtuesin e automjetit “Lancia”, konkretisht shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin D. Ç, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, ku gjëndja shëndetësore e 15-vjeçarit paraqitet e rëndë.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi E. A, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
sarande aksident plagosje
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 21:37
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Pas akuzës për "prostitucion" dhe dënimit me 1 vit burg nga GJKKO, Alma Kaçi ka folur publikisht me an&...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 21:44
r.ll
foto ilustruese
SARANDË- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Ksamil...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 21:33
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR-Në 16 dhjetor 2023 gjykata e shkallës së parë Shkodër shpalli fajtor Bardhok Pulajn, ish-drejtor i D...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 21:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Rekursin e çështjes së ish-Kryeministrit Sali Berisha e cila do të gjykohet në datën 5 Mars d...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 20:47
h.k
Foto ilustruese
FIER-Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në varrezat e fshatit Grecali në Fier.
Në redaksin...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 20:21
r.ll
edmond sulaj
SHKODËR- Lidhur me të shtënat e ndodhura mbrëmjen e sotme në Shkodër, ka reaguar edhe drejtori i policisë v...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 20:10
N.F
Porti i Durrësit
DURRËS- Drejtoria e Përgjithshme Detare në Durrës për mes një njoftimi ka bërë të ditur ...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 18:31
r.ll
foto nga vendngjarja
SHKODËR- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ndërkohë kanë...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 18:23
r.ll
makina
SHKODËR- Mbrëmjen e sotme është qëlluar me armë zjarri drejt një makine në lagjen “Xhabiej” n&e...
Aktualitet
8 Shkurt 2024, 18:08
N.F
Butrint
TIRANË- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për trashëgiminë botërore, UNESCO- thotë në një raport pë...