Ekzekutimi i 50-vjeçarit në Vorë/ Zbardhet dinamika e vrasjes së Edmond Sulës, autori përdori armë me dylbi...
Aktualitet
Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu flet në GJKKO: Nuk kam përfituar asgjë, zbatova vetëm urdhrat
Mbrojtja ka theksuar se Kondakçiu nuk ka përfituar nga këto veprime, por ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe ka ndihmuar në sqarimin e rrethanave të çështjes, pavarësisht kostove personale të përballuara.
13 Korrik 2026, 11:17Nga I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Bashkëpunëtorja e drejtësisë Adela Kondakçiu në dosjen Veliaj-Xoxa ka paraqitur mbrojtjen e saj në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përmes avokatit, ajo ka deklaruar se nuk ka synuar përfitim personal dhe se përfshirja e saj në veprimtarinë e kundërligjshme ka ardhur si pasojë e ndikimit dhe udhëzimeve të Ajola Xoxës. Mbrojtja ka theksuar se Kondakçiu nuk ka përfituar nga këto veprime, por ka bashkëpunuar me organet e drejtësisë dhe ka ndihmuar në sqarimin e rrethanave të çështjes, pavarësisht kostove personale të përballuara.
Në përfundim të seancës, avokatët kërkuan kohë shtesë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare. GJKKO e pranoi kërkesën dhe e shtyu seancën për në 23 korrik, ndonëse prokuroria kishte shprehur kundërshtimin e saj. Ndërkohë, Ajola Xoxa dhe disa të pandehur të tjerë po gjykohen në një proces të veçuar, pasi për ta është pranuar gjykimi i shkurtuar./Dosja.al