
VORË- Një person është vrarë me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:10, ku dyshohet se është qëlluar për vdekje E. (A.) S., i moshës 50-vjeçare.
Në vendngjarje ndodhet një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave, administrimin e provave dhe identifikimin e autorit ose autorëve të dyshuar. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po ushtron kontrolle në zonë për kapjen e tyre.
Njoftimi i Policisë:
Vorë/Informacion paraprak Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve./Dosja.al