13 Korrik 2026, 07:17
Nga D.S

TIRANË- Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të fortë mes vendeve europiane.
Sipas të dhënave të Eurostat, më 1 janar 2026 Shqipëria numëronte rreth 2.34 milionë banorë, nga 3.06 milionë në vitin 2000 (Eurostat raporton shifrat e publikuara nga INSTAT).
Në 25 vjet, popullsia e vendit është pakësuar me rreth 721 mijë persona, ose 23.6%. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria ka humbur pothuajse një në çdo katër banorë që kishte në fillim të mijëvjeçarit.
Kjo rënie, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, është më e larta në Europë. Shteti i dytë me tkurrjen më të lartë është Bullgaria, që pa një reduktim prej 21.6% në të njëjtën periudhë.
Në vend të tretë është Kosova, për të cilën tkurrja është llogaritur nga viti 2003, kur raportohet e dhëna më e hershme. Nga ajo periudhë, popullsia e Kosovës është tkurrur me 19.3%.
Rënie të fortë ka shënuar edhe Lituania, me 17.8%, e ndjekur nga Rumania me 15.2%, Kroacia me 13.8%, Serbia me 13.2% dhe Gjeorgjia me 11.1%.
Në Maqedoninë e Veriut, popullsia është pakësuar me 10%, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë me 9.5%. Hungaria ka humbur 7.2% të popullsisë, Polonia 5%, Armenia 4%, Greqia 3.8% dhe Estonia 2.9%.
Të dhënat tregojnë se pothuajse i gjithë Ballkani Perëndimor ka humbur popullsi, por Shqipëria mbetet në krye të renditjes për nga ritmi i tkurrjes.
Serbia ka humbur rreth një të tetën e banorëve në krahasim me vitin 2000, Kroacia afërsisht 14%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut rreth një të dhjetën.
Përjashtimi i vetëm në rajon është Mali i Zi, ku popullsia rezulton 3.3% më e lartë se në vitin 2000.
Rënia e popullsisë, nga emigracioni i lartë dhe plakja graduale e popullsisë
Shqipëria po përballet njëkohësisht me tri goditje demografike: emigracion të lartë, rënie e lindjeve dhe plakje e shpejtë.
Emigracioni është faktori kryesor që po ndikon këtë tendencë. Largimi i vazhdueshëm i të rinjve ka zvogëluar jo vetëm numrin e banorëve, por edhe bazën e popullsisë në moshë riprodhuese. Si rrjedhojë, numri i lindjeve ka rënë me shpejtësi, ndërsa raporti mes të rinjve dhe të moshuarve po përkeqësohet.
Që nga fillimi i viteve 1990, vendi po përjeton cikle të njëpasnjëshme emigracioni, që nuk duket se po ndalen, pavarësisht rritjes ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për migracionin neto më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin gjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026.
Shqipëria, që për dekada konsiderohej si një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, ka arritur tashmë moshën mediane të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane arriti në 45 vjeç më 1 janar 2026, nga 34.2 vjeç në vitin 2014. Në vetëm 12 vjet, treguesi u rrit me 10.8 vjet, rreth 4.5 herë më shpejt se në BE.
Kjo do të thotë se gjysma e popullsisë shqiptare është tashmë mbi moshën 45 vjeç. Rënia e lindshmërisë dhe emigrimi i moshave të reja po e zhvendosin me shpejtësi strukturën demografike drejt grupmoshave më të mëdha.
Në vitin 2025, lindjet arritën nivelin më të ulët historik të pas tranzicionit, në 22.5 mijë, nga 82 mijë në vitin 1990, teksa shtesa natyrore po shkon drejt zeros. (shik grafikun e shtesës natyrore)
Pasojat nuk kufizohen vetëm te numri i banorëve. Tkurrja e popullsisë ul bazën e konsumit, ngushton ofertën e fuqisë punëtore dhe shton presionin mbi sistemin e pensioneve dhe shërbimet shëndetësore.
Me më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës dhe më shumë të moshuar që dalin në pension, raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve përkeqësohet. Në të njëjtën kohë, prej disa vitesh bizneset po përballen gjithnjë e më shumë me mungesë punonjësish, sidomos në sektorët që kërkojnë fuqi punëtore të kualifikuar dhe po tentojnë ti zëvendojnë ato me punonjës të huaj.
Tregu i punës “pushtohet” nga filipinasit dhe indianët, lejet e punës për të huajt rriten 43%
Europa rritet, pavarësisht se ka më shumë vdekje se lindje
Ndërsa Shqipëria dhe shumica e vendeve të Europës Lindore po humbin popullsi, Bashkimi Europian vijon ta rrisë numrin e banorëve.
Më 1 janar 2026, popullsia e BE-së arriti në 452 milionë banorë, rreth 706 mijë më shumë se një vit më parë. Ky ishte viti i pestë radhazi me rritje, pas rënies së regjistruar gjatë pandemisë në vitin 2021, raportoi Eurostat.
Në krahasim me vitin 2016, Bashkimi Europian kishte 8 milionë banorë më shumë, ndërsa ndaj vitit 2006 rritja ishte 16 milionë.
Por shtesa e popullsisë nuk po vjen nga lindjet. Që prej vitit 2012, BE-ja ka regjistruar më shumë vdekje se lindje. Bilanci negativ natyror është kompensuar nga emigracioni neto pozitiv.
Kjo do të thotë se pa hyrjen e emigrantëve, popullsia e Bashkimit Europian do të ishte në rënie.
Gjatë vitit 2025, popullsia u rrit në 16 vende të BE-së. Normat më të larta të shtimit u regjistruan në Maltë, me 24.1 persona për 1,000 banorë, Qipro me 13.7 dhe Luksemburg me 13.1. Rëniet më të forta u shënuan në Letoni, Estoni dhe Hungari.
Malta dhe Irlanda, rritja më e fortë që nga viti 2000
Në krahasimin afatgjatë, Malta e ka rritur popullsinë me 51.3% nga viti 2000, norma më e lartë në Europë.
Pas saj renditen Irlanda me 45.9%, Qipro me 44.3% dhe Islanda me 41.3%. Andorra ka shënuar rritje prej 35%, Azerbajxhani 28%, Zvicra 27.4%, Lihtenshtajni 27.1% dhe Norvegjia 25.7%.
Spanja e ka rritur popullsinë me 22.5%, Suedia me 19.7% dhe Mbretëria e Bashkuar me 19.3%. Rritje të konsiderueshme kanë regjistruar edhe Belgjika me 16.8%, Austria me 15.2%, Holanda me 14.3% dhe Franca me 14.2%.
Këto vende përballen gjithashtu me lindshmëri të ulët dhe plakje, por kanë arritur ta zbusin humbjen natyrore duke tërhequr emigrantë.
Ekonomitë më të zhvilluara ofrojnë paga më të larta, vende pune, shërbime publike dhe stabilitet institucional. Kjo i ka kthyer ato në destinacione për fuqinë punëtore nga Ballkani, Europa Lindore dhe vende të tjera.
Emigracioni po krijon dy realitete të ndryshme demografike në Europë. Vendet pritëse po rrisin popullsinë dhe po plotësojnë nevojat e tregut të punës, ndërsa vendet e origjinës po humbin të rinj, profesionistë dhe familje në moshë aktive./Monitor.al
eurostat instat
Aktualitet
13 Korrik 2026, 07:15
D.S
Foto ilustruese
TIRANË- Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet ...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 21:46
E.d
Edmond Sula
TIRANA- Personi që po shihni në foto është Edmond Sula, 50-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarr...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 21:27
E.d
Pamje
TIRANA- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. T&...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 21:19
E.d
Foto ilustruse
SARANDA- Policia ka arrestuar këtë mbrëmje një43-vjeçar në Sarandë, pasi ka goditur me sende ...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 21:13
E.d
Pedagogu
TIRANA- Një pedagog ka deklaruar këtë mbrëmje se ka punuar më parë te RENEA, por ka dhënë dor&e...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 20:55
E.d
I riu nga Kukësi
TIRANA- Një i ri i cili kishe ardhur nga Kukësi tha se etërit e tyre vranë në litar poetin Havzi Nela. ...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 20:49
E.d
Banorja e Durrësit
TIRANA- Një qytetare e cila kishte ardhur nga Durrësi enkas për protestën tha se Berisha gjatë pushetit t&...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 20:43
E.d
Profesor Lush Susaj
TIRANA- Në kryeqytet po zhvillohet protesta e 43-të rradhazi, ndërsa njëri nga folësit ka qenë edhe profe...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 20:37
E.d
Andi Tepelena
TIRANA- Policia nisi pak ditë më parë një hetim policor për personat të cilat kanë lënë rev...
Aktualitet
12 Korrik 2026, 20:25
E.d
Mësuesi
TIRANA- Një mësues ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fjalës së...