LIVE UPDATES
Aktualitet

A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës? Përgjigjet Linda Rama: Pas eksperiencës në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit...

Ajo vlerësoi përpjekjet e shumë profesionistëve brenda administratës publike, duke theksuar se jo të gjithë kanë marrë mundësinë për t’u përfaqësuar politikisht, pavarësisht aftësive të larta.

26 Korrik 2025, 17:18 Nga r.ll
A e ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?
linda rama

TIRANË- Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i është përgjigjur sot pyetjes nëse ka menduar ndonjëherë të bëhej pjesë e politikës aktive.

Në intervistën në emisionin "Inside Albania" në Euronews Albania, Rama tha se pas eksperiencës në administratën shtetërore pas viteve ’90, si pjesë e Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, ajo zgjodhi të vazhdonte karrierën në fushën e kërkimit dhe këshillimit të pavarur, në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi përpjekjet e shumë profesionistëve brenda administratës publike, duke theksuar se jo të gjithë kanë marrë mundësinë për t’u përfaqësuar politikisht, pavarësisht aftësive të larta.

Në intervistën e dhënë, Linda Rama ndau dhe një sërë këshillash për gratë dhe vajzat që synojnë të angazhohen në politikë, akademi apo administratën publike.  Rama theksoi nevojën që gratë të përballen me konkurrencën, të dinë të fitojnë dhe të pranojnë humbjen si pjesë e demokracisë. Ajo kritikoi edhe tendencat e disa grave për të kërkuar mbështetje vetëm mbi baza gjinore, duke theksuar se solidariteti duhet të mbështetet vetëm mbi vlera.

Pjesë nga intervista:

Alice Taylor: Linda, çfarë do t’i thoshe një vajze të re shqiptare që aspiron të punojë në akademi, në kërkim shkencor, apo edhe në politikë, ose në sektorin e qeverisjes? Çfarë këshille do t’i jepje?

Linda Rama: Të japësh këshilla është… Unë jap ndonjë sugjerim herë pas here. U them: “do të donit një këshillë prej meje?” Sepse përvoja dhe gjithë puna që kam bërë ndoshta më kanë ndihmuar të kuptoj disa gjëra. Por për gratë, unë jam vërtet shumë e ndjeshme ndaj zhvillimeve, ndaj mënyrës si po zhvillohemi në të gjitha nivelet – edhe në ato që përmendni ju: akademia dhe fushat e tjera.

Mendoj se në çdo fushë ku ndodhemi si gra… kemi dëshmuar në Shqipëri që numrat nuk mjaftojnë. Është një e drejtë për një grua të punojë, është një e drejtë të përdorë talentet e saj, të jetë e dobishme për shoqërinë, të trajtohet në mënyrë të barabartë, të ketë një ekuilibër të mirë mes jetës dhe punës. Këto janë të gjitha të drejta. Problemi është se, për aq kohë sa këto të drejta nuk ekzistonin, mendoj se gjithë beteja jonë ishte që këto të drejta të vendoseshin. Tani, prej vitesh, kemi bërë përparim të mirë në përfaqësimin e grave, në nivele të ndryshme të politikës, qeverisë, administratës publike, gjyqësorit, në qeverisjen vendore dhe gjithashtu në sektorin privat.

Kam bërë një studim vite më parë, nuk e kam përsëritur atë studim, por është e qartë që gratë kanë role shumë të rëndësishme në menaxhimin e kompanive private gjithashtu.

Problemi është që ndoshta duhet të mendojmë pak më shumë për disa kapacitete të tjera– cila është gruaja e duhur, profili i duhur. Sepse të kesh thjesht numra të grave, nuk mendoj se ka rëndësi. Është shumë e rëndësishme, por nuk mjafton.… Gratë vetë duhet të pyesin: çfarë profili na duhet në parlament? Çfarë profili na duhet në qeveri? Dhe çfarë vajzash të reja na duhen në politikë? Dinjiteti, integriteti dhe aftësia për të mos u përdorur dhe për të mos u abuzuar janë thelbësore për një grua. Mendoj që për gratë… dhe kjo vlen për çdo sektor në thelb… mendoj që për gratë është shumë e rëndësishme të dinë si të përballen me konkurrencën dhe si të përdorin gjithë njohuritë dhe aftësitë për të qenë në atë konkurrencë – le të themi fituese – por përmes konkurrencës. Mendoj se gratë duhet të jenë shumë të kujdesshme kur janë në politikë, sepse duhet të pranojnë të fitojnë, por edhe të humbasin.

Alice Taylor: Po

Linda Rama: Dhe nuk mendoj që një grua ka të drejtë të sfidojë gjithçka që është në thelb të demokracisë – çfarëdo që të votojnë njerëzit. Gjithçka duhet të bazohet në meritë, në demokraci. Vota, çfarëdo që njerëzit të votojnë, duhet të respektohet seriozisht. Numërimi i çdo vote është shumë i rëndësishëm. Dhe ne kemi përparuar shumë në atë drejtim. Por çdo votë ka rëndësi për të përcaktuar se kush është fituesi. Dhe askush nuk ka të drejtë të kapërcejë vullnetin e njerëzve, nëse ti kërkon nga njerëzit që të të besojnë dhe të të votojnë, bazuar në rregullat që ne i kemi pranuar si rregulla të vendit tonë, pas dekadave katastrofike të votimeve dhe zgjedhjeve të rreme.

Alice Taylor: Totalitarizmi

Linda Rama: Mendoj që mënyra se si gratë përballen me kundërshtarët e tyre është gjithashtu shumë e rëndësishme. Dhe kam parë, në disa raste, gra që thërrasin  origjinën e tyre. Përmendin gjyshërit, përmendin ndonjëherë komunitetet e tyre. I thërrasin për të mbrojtur pozicione të caktuara. Ndërkohë që ankohen se po sulmohen, nga mëngjesi në darkë sulmojnë vetë. Ose thonë se po bullizohen, ndërkohë që bullizojnë vetë.

Nuk mendoj që gratë kanë ndonjë ekskluzivitet mbi gjërat që ne nuk i pëlqejmë në shtëpitë tona të ndodhin, apo që nuk duam që t’i shohin fëmijët tanë. Vetëm të jesh grua nuk e justifikon diçka. Përkundrazi, shoqëria pret nga gratë cilësi më të mira – dhe për këtë kemi luftuar shumë. Dhe mendoj që ky kontribut më i mirë është i rëndësishëm sidomos për gratë dhe vajzat e tjera.

Dhe e di çfarë, Alice?! Ndonjëherë, gratë solidarizohen me gra të tjera kur ato ndodhen në pozicione të gabuara vetëm sepse janë gra. Tani, kjo është edhe më keq. Kushdo grua që vendos të jetë në anën e një gruaje tjetër, edhe kur shoqëria ka mendime shumë të kundërta, vetëm sepse ajo është grua – mendoj se kjo është edhe më keq sesa vetë gruaja që është gabim. Prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshme në kohën që po jetojmë, sepse tashmë mbajmë mbi supe të gjitha stereotipet dhe të gjitha problemet që historia dhe shekujt i kanë sjellë profilit të gruas. Nëse një burrë vendos njëfarë energjie, ne duhet të vendosim qindfish më shumë për të na marrë seriozisht. Që të mos paragjykohemi, që të na jepen mundësi – dhe kjo është koha kur duhet të ndërtojmë një profil që, në fakt, e meritojmë të kemi. Sepse ky profil do të shërbejë shumë si model për vajzat e reja dhe gratë e reja, që mund të gjejnë frymëzim për të mos prekur karakterin dhe thelbin e tyre – ndërsa mendojnë se duhet ta ndryshojnë për të ecur përpara. Dhe kjo vlen për çdo sektor, kjo vlen për çdo nivel – dhe kjo vlen për gjithçka në jetë.

Alice Taylor: Po, jam dakord – nuk është vetëm sepse je grua, por sepse e meriton. E meriton të jesh aty sepse është gjëja e duhur për të bërë. Kjo do të jetë pyetja ime e fundit. Do të doja të kishim më shumë kohë, por kjo që thatë më bëri t’ju pyes këtë… A keni menduar ndonjëherë të futeni në politikë, apo e preferoni më shumë të qëndroni pas skenës? Sepse mënyra si flisni me kaq shumë bindje për këto tema dhe keni këtë pasion në mënyrën si e shprehni veten… A keni menduar ndonjëherë për këtë?

Linda Rama: E kam kuptuar shumë herët në jetën time që, për të hyrë në politikë, duhet të jesh fituese. Dhe, sigurisht, kur dola nga agjencia, në fakt, u gjenda përballë një dileme: çfarë të bëj më pas?  Dhe në atë moment, për shkak të gjithë përballjes që kisha pasur me politikën – sepse isha në një pizicion që, në fakt, përballesha shumë me të – vendosa që do të isha shumë më e dobishme si pjesë e shoqërisë civile, si pjesë e, le të themi, kërkimit dhe këshillimit të pavarur, së bashku me institucionet ndërkombëtare që janë të pranishme në Shqipëri.

E vlerësoj jashtëzakonisht shumë këdo që është në politikë. Kështu që nuk kam paragjykime. Por, në të njëjtën kohë, përgjegjshmëria e tyre ka shumë rëndësi për mua. Dhe mendoj që duhet bërë shumë nga politikanët dhe kushdo që është në politikë për të merituar respektin dhe për të përmbushur gjithçka që u është ngarkuar – sepse është një privilegj i madh të kesh këtë mundësi.

Dhe kur bëtë këtë pyetje, më erdhën ndër mend shumë miq të mi që, në fakt, mund të kishin qenë politikanë fantastikë, deputetë fantastikë dhe ministra fantastikë. Ata tashmë janë në administratën publike. Dhe mendoj që shumë prej tyre – dhe kjo është arsyeja pse procesi i “screening”-ut i surprizoi të gjithë në BE – disi i befasoi të gjithë për nivelin… Sepse në atë nivel ka ekspertë patriotë që në fakt kujdesen shumë për vendin dhe japin çdo ditë më të mirën e tyre. Kështu që, fakti që disave u është dhënë mundësia të jenë në politikë – ata kurrë nuk duhet ta harrojnë që ka shumë të tjerë që e meritojnë të jenë në politikë, por që nuk iu dha mundësia të jenë aty. Prandaj ne duhet të shohim prej tyre maksimumin e mundshëm, në mënyrë që të mos mbeten në borxh me gjithë ata të tjerë që, në fakt, kishin gjithë kapacitetin për t’u bërë dikush. Por që nuk do të mund ta shohin  këtë kapacitet të përfaqësuar në këto pozicione gjatë jetës së tyre.

linda rama

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit