LIVE UPDATES
Bota

Aktakuzat për Thaçin dhe Veselin, Limaj: Të bashkohemi të gjithë, të japim një mesazh të qartë

26 Qershor 2020, 21:12 Nga DOSJA
Aktakuzat për Thaçin dhe Veselin, Limaj: Të bashkohemi të

TIRANË- Kryetari i Partisë Nisma, Fatmir Limaj, ka reaguar sot pas aktakuzës për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Në një deklaratë, Limaj u ka bërë thirrje palëve politike që të bashkohen dhe t’i lënë emocionet.

Ai thotë se klasa politike në Kosovë duhet të bashkërendojë punën në këto momente shumë të rëndësishme, pasi do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës.

DEKLARATA E PLOTË

Deklarata e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 qershor 2020, nëpërmjet së cilës njoftohej opinioni publik se kjo Prokurori kishte dorëzuar një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare, emrat e të cilëve nuk përmenden, ka shkaktuar shqetësime të mëdha të qytetarët e Kosovës. Këto shqetësime kanë marrë përmasa edhe më të mëdha për shkak të kontekstit nëpër të cilin është duke kaluar procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, prandaj e shoh të domosdoshme të dal me këtë deklaratë publike;

Që nga përfundimi i luftës, disa herë është kërkuar që udhëheqës dhe ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë ndërkombëtare dhe ato në Kosovë që drejtoheshin nga prokurorë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë dhe asnjëherë nuk ka ndodhur që dikush të përpiqet t’i shmanget drejtësisë. Përkundër vuajtjeve individuale dhe familjare që kanë ngërthyer në vetvete këto procese, të gjithë të akuzuarit janë prezantuar në mënyrë dinjitoze dhe në fund kanë dalë faqebardhë dhe të pafajshëm. Di

Disa herë dhe për vite me radhë edhe unë kam qenë objekt i proceseve gjyqësore të kësaj natyre dhe siç dihet botërisht, në të gjitha proceset gjyqësore kundër meje kam dalë i pafajshëm.

Përvoja e keqe e të qenit i privuar nga liria, i privuar nga prania në gjirin familjarë dhe i privuar nga e drejta për të vepruar me bashkëveprimtarët në ndërtimin e vendit është një ndjenjë që nuk mund të përshkruhet me fjalë, që përjetohet. Prandaj, i kuptoj të gjithë ata të cilëve u është përmendur emri në deklaratën e lartpërmendur, familjarët e tyre dhe të gjithë ata që janë futur në kategorinë “të tjerët”, në të cilën mund të përfshihet çdonjëri prej atyre që ka luftuar për çlirimin e vendit nga shteti që ka kryer gjenocid kundër kombit shqiptar në Kosovë.

Sado të rënda të jenë padrejtësitë kundër fateve individuale dhe kolektive që janë bërë dhe po bëhen ndaj luftëtarëve të lirisë, ne duhet të tregojmë lidership të vërtetë në këto rrethana të vështira për shtetin tonë. Si asnjëherë më parë, është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërore të Kosovës që t’i lëmë anash emocionet tona njerëzore, sado të natyrshme që të duken, dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit.

Është moment i fundit që të lëmë inatet dhe veprimet emocionale dhe t’i bashkërenditim veprimet tona që të dëshmojmë se vërtet interesat e shtetit tonë i vëmë mbi interesat individuale. Është moment i fundit që pozita dhe opozita t’i lënë mënjanë divergjencat që kanë dhe së bashku të harmonizojmë një strategji veprimi me një përfshirje sa më gjithëpërfshirëse. Bashkërenditja e politikave tona në këto momente shumë të rëndësishme do të dërgonte një mesazh të qartë dhe shtendosësh të qytetarët dhe të miqtë tanë ndërkombëtarë që ia duan të mirën shtetit të Kosovës.

Në këtë mënyrë, ne do të kontribuonim për uljen e tensioneve dhe përforcimin e paqes në këtë pjesë të Evropës Juglindore që janë jetike në rrugëtimin tonë strategjik për integrimin e shtetit të Kosovës në BE dhe NATO. Vetëm të bashkuar dhe duke vënë në rend të parë interesat e shtetit të Kosovës, ne do t’i përballojmë me dinjitet të gjitha sfidat me të cilat jemi të ballafaquar.

Disa ditë më parë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u përballën me akuzat se kanë kryer “rreth 100” krime gjatë luftës së Kosovës. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Nga ana tjetër publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni fatmir limaj hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage fatmir limaj hashim thaçi nën akuze kadri veseli thirret ne hage

Sondazh

Poll
Bota 26 Qershor 2020, 19:59

SHBA- Ish-pronari miliarder i Formula 1, Bernie Eçlestone ka shokuar sot me një intervistë që ka dhënë për mediat e hujaj në lidhje me racizmin.89 vje&cc...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!