Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA- Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të shfuqizojë “Aktin për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm”, njohur ndryshe si “Obamacare”. Ky hap që u ndërmorr nga administrata të enjten vonë, vjen ndërsa rastet me koronavirus në vend po rriten duke shënuar nivele të larta. Në dallim nga shumica e vendeve perëndimore, mbulimi shëndetësor në SHBA është i lidhur me punësimin. Prej vendosjes së masave kufizuese me fillimin e pandemisë miliona vetë kanë humbur punën dhe sigurimin shëndetësor. Për më tepër, jo të gjitha vendet e punës të garantojnë sigurim shëndetësor, gjë që i detyron amerikanët ta blejnë vetë.
Synimi i “Obamacare” është që të ndihmojë në blerjen e sigurimin shëndetësor me çmime të arsyeshme. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha në një deklaratë se “fushata e Presidentit Trump dhe republikanëve për të shkatërruar mbrojtjet dhe përfitimet që ofron Akti për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, në mes të krizës së koronavirusit është një akt i një mizorie i pashoqe”, siç tha ajo. Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet e parë mbi këtë çështje në muajin tetor.
SHBA vazhdon të kryesojë për nga numri i infeksioneve në rang botëror me 2.4 milionë raste që nga fillimi i pandemisë. Të enjten Shtetet e Bashkuara raportuan mbi 39 mijë raste të reja të sipas “The Washington Post”, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i shpërthimit të virusit.Universiteti Johns Hopkins njoftoi mbi 34 mijë raste të mërkurën, një shifër pak më ulët sesa rekordi ditor i raportuar më 24 prill, prej mbi 36 mijë të infektuarish.
Drejtori i Institutit të Harvardit për Shëndetësinë Globale Ashish Jha tha në një intervistë për rrjetin televiziv NBC se rritja e numrit të infeksioneve së fundmi është pasojë e rihapjes së parakohshme të ekonomisë pa masa të përshtatshme sigurie. Ndërkohë zyrtarët e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë të enjten se numri i infeksioneve me koronavirusit mund të jetë 10 herë më i madh se sa është raportuar. Sipas universitetit Johns Hopkins bëhet fjalë për më shumë se 2.4 milionë të prekur prekur prej fillimit të pandemisë. Por numri i vërtetë i rasteve mund të jetë rreth 20 milionë thanë zyrtarët amerikanë. Sipas tyre shumë raste nuk u kapën sepse në fillim testimet ishin të kufizuara ose kryeshin vetëm për ata njerëz që shfaqnin simptoma. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se 6 për qind e popullsisë amerikane është prekur nga COVID-19.
Zyrtarët raportojnë se numri i vdekjeve të shënuara brenda një dite ra javën e kaluar, por numri i të infektuarve duket se po vazhdon të rritet. Disa shtete kanë shënuar nivele të reja ditore rekord këtë javë, kryesisht në jug e perëndim, ku përfshihen Arizona, Kalifornia, Nevada, Oklahoma dhe Teksasi. Edhe shtete të tjera po raportojnë rritje të numrit të të prekurve nga koronavirusi.
Marrë nga:VOA
(A.K.Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton mbrojti kritikat e tij të ashpra ndaj Presidentit Donald Trump si një udhëheqës “i...
KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, dëshiron të vazhdoj punën në Kosovë. Megjithatë, që nga 14 qershori këtij misionit i ka ...
MEKSIKË- Anëtarë të kartelit meksikan të El Chapo së fundmi mesa duket kanë marrë kontrollin e një zone malore në Meksikë.Kjo është bërë e ditës nëpërmjet...
ITALI – Autoritetet shendetësore në Itali së fundmi kanë bërë të ditur se gjatë 24 orëve janë regjistruar 30 vdekje duke e çuar numrin total të viktimav...
BRITANI- Britania ditën e sotme ka regjistruar 186 dhe numri në total i viktimave që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 43.414 persona.Të dhëna...
GJERMANI– Dy deputetë të Bundestagut Gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, kanë reaguar sot për aktakuzën, kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli. N...
DANIMARKË– Për shkak të pandemisë së koronavirusit janë shtyrë janë shtyrë shumë martesa, ku kjo nuk ka përjashtuar as lidërët botërorë.Së fundmi, kr...
GREQI- Ditën e sotme qeveria greke ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku Greqia do rihap fluturimet ajrore për turistët nga vendet jashtë Bashkimit Europia...
SKOCI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në Glasgow ku një person ka sulmuar me thikë disa persona në shkallët e një hoteli, ku fatëkeqësisht ka...
SUEDI– Eksperti më i mirë i virusit në Suedi së fundmi ka thënë “bota u çmend” me karantinat e vendosura për koronavirusin.Anders Tegnell, i cili këshill...