Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Sot Top Talk e ka rikthyer vëmendjen tek debati për krimet e kryera gjatë Luftës antifashiste Nacional Çlirimtare dhe më pas gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Disa ditë më parë në Top Talk ka qenë i ftuar drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, që tha se ka dokumente dhe fakte për krimet e kryera nga partizanët dhe gjatë regjimit diktatorial të Enver Hoxhës. Ai pretendon se gjatë ushtrimit të detyrës së tij është intimiduar dhe kërcënuar nga persona publikë. Njëri prej tyre është edhe zoti Arben Duka.
Zoti Tufa ka bërë një padi penale ndaj këtij të fundit dhe disa personave të tjerë, përfshi këtu edhe zotin Braho. Pyetjes së gazetarit se si është përfshirë në padi, zoti Duka tha se nuk e di se përse është paditur dhe në ç’moment. Poeti Duka e akuzon kreun e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa si fundamentalist islamik dhe se falet 7 herë në zyrën e shtetit.
“Ai ka hyr në sherr me historinë e Shqipërisë, me nipërit dhe mbesat e heronjve, që ai i ka shpallur kriminelë. Unë kam mbrojtur luftën e LANÇ-it, ai i bën kriminelë. Nuk kam ardhur të mbroj komunistët por heronjtë e LANÇ-it, që dhanë jetën në lule të jetës për kombin.
Këta që ky i shpall kriminelë, janë nderi i kombit dhe elita e luftës. Ai ka hyrë në gjak me historinë e Shqipërisë, i është kundërvënë asaj dhe thotë që po kërcënohet. Po i hyn në hak historisë dhe do ecë gjithë jetën me kokën nga mbrapa. Në gjithë botën nuk është hedhur një humorist në gjyq deri më sot dhe vetëm këtu ka bërë vaki kjo punë. Ai është një fundamentalist islamik që lutet 7 herë në zyrën e shteti. Kam prova për këtë, më kanë thënë njerëz të afërt. Le ta mohojë po të dojë ai, por është e sigurt që lutet 7 herë në ditë. Nuk mund të krahasohet pastërtia e karakterit tim me atë”, tha zoti Duka.
Më tej ai u shpreh se nuk ka dijeni për padinë që i është bërë nga zoti Tufa, duke thënë se ka bërë vetëm disa vjersha satirike në drejtim të tij.
“Unë nuk e di se pse më ka hedhur në gjyq. Unë për atë kam bërë vjersha humoristike dhe satirike. Nuk kam bërë gjë. Ai është i tëri shkretëtirë, nuk meriton as të urrehet. Nuk kam asgjë personale me atë. Atë nuk ka gjyq që e mbron nga zemërimi popullor. Ai mohon gjithçka që është shqiptare, jo vetëm luftën”, përfundoi ai.
Marrë nga Top Channel
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqiptarët vazhdojnë të vendosin loto sportive, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj që prej 1 janarit. Andi ka qenë frekuentues i rregullt i lojëra...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar një ditë pas vrasjes së dy kushërinjve Mikel dhe Jani Jushi.Në një status në rrjetet sociale, Berisha ka s...
LAÇ–Tre personat që ekzekutuan dy të rinjtë një natë më parë në qendër të qytetit të Laçit janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. B...
TIRANË- Pas publikimit të skandalit me përdorimin e pesticideve dhe hormoneve në produktet ushqimore, në fruta dhe perime, AKU ka vijuar me kontrollet ditë...
LEZHË– Persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të fusin celular në burgun e Lezhës. Dosja.al mëson se aparati i telefonit ishte futur në një qese dhe l...
Tiranë- Në prangat e policisë Tiranës kanë rënë 4 persona pasi shpërndanin drogë afër zonave të shkollës dhe lokaleve të kryeqytetit.Nga policia janë arrestuar,...
Aleatët e PD-së në një konferencë për shtyp janë shprehur se nuk do të lejojnë që vendi të hyjë në zgjedhjet e qershorit. Në kërkesat e tyre theksohet se presi...
LAÇ– Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi një natë më parë në qendër tqë qytetit të Laçit. Në një mesazh dërguar...
Vinçesk Bushi, një prej të dyshuarve të vrasjes së dy kushërinjve ka qënë gjithashtu i arrestuar nga Policia.Më prill të vitit 2017, ai u arrestohet në f...
TIRANË- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku deklaron se ka dorëzuar zyrtarisht dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të...