LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Hajdeni’, zbardhet dinamika e vrasjes së dy kushërinjve në Laç, si u vranë pas sherrit me vëllain e vogël të Markel

29 Prill 2019, 06:40 Nga DOSJA

LAÇ–Tre personat që ekzekutuan dy të rinjtë një natë më parë në qendër të qytetit të Laçit janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia. Bëhet fjalë për dy vëllezërit Markel Bushi 25 dhe Manuel Bushi 23 vjeç (shkaku i sherrit) dhe personi tjetër i identifikuar si Vincenk Bushi 28 vjeç, me precedent penalë dhe kushëri i dy vëllezërve.

Dosja.al ka mësuar se si nisi sherri mes vëllat të Markel Bushit, Manuelit dhe dy viktimave Joni (Erjon) Jushi 35 vjeç dhe Mikel (Kelvin) Jushi 30 vjeç. Teksa ishin të ulur në një kafe që njihet se frekuentohet nga persona me precedentë penalë, mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit, dy kushërinjtë Jushi kanë debatuar me Manuel Bushin.

Ky i fundit pas grindjes ka marrë në telefon vëllanë e madh, Markelin dhe kushëririn e tij Vinceskun. Pasi këta dy të fundit kanë mbërritur në lokal, mes dy palëve ka nisur sherri, për motive të dobëta, por që janë ende të paqarta.

Më pas të pestë të rinjtë kanë dalë jashtë për t’u sqaruar, por konflikti ka agravuar dhe autorët kanë nxjerrë armët. Sapo kanë parë këtë gjë, viktimat kanë tentuar të largoheshin me vrap, por autorët i kanë ndjekur për rreth 100 metra Mikel dhe Erion Jushin duke i qëlluar me breshëri plumbash.

Njëri nga dy kushërinjtë është qëlluar në hyrjen e një pallati në tentativë për të ikur, ndërsa tjetri në rrugë. Më pas dy viktimat janë dërguar në gjendje të rëndë në një spital privat në Tiranë për ndihmë të specializuar por kanë ndërruar jetë pasi nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Sipas dëshmitarëve, policia ka shkuar 20 minua me vonesë në vendin e ngjarjes, edhe pse komisariati me lokalin ku nisi konflikti ndodhen shumë afër. Autoritetet kanë shoqëruar në komisariat 23 persona dhe pas indentifikimit nga kamerat e sigurisë janë shpallur në kërkim tre autorët Markel Bushit, Manuel Bushi dhe Vinçenc Pali (Bushi).

Dosja.al ka zbuluar të dhëna për të shkuarën kriminale të Markel Bushit, që njihet si i forti i Laçit. Në 17 tetor të vitit 2017, Markel Bushi iu përgjigj me breshëri plumbash efektivëve të policisë së Laçit dhe atyre të Kurbinit të cilët zhvilluan një operacion për t’a kapur. 

Ndërsa në datë 1 prill 2012 në qytetin e Laçit, sipër varrezave të qytetit, Markel Bushi së bashku me Daniel Shytin i kanë dalë përpara një makine, brenda të cilës ndodheshin disa vajza dhe kanë tentuar t’i grabisnin. Të armatosur dhe të maskuar, ata i kanë bërë shenjë shoferes të ndalonte mjetin. Rekorde me policinë ka edhe Vinçesk Bushi, i cili ishte dënuar me 6 vite burg për armëmbajtje pa leje, por ishte liruar për sjelle të mirë.

Është mësuar gjithashtu se njëri nga viktimat ka patur një miqësi me aktorin Bes Kallaku. Nga postimet në rrjetet sociale shihet se Mikeli dhe Besi shkëmbenin shumë komente me njëri-tjetrin. Jushi ka qenë gjithashtu i ftuar në dasmën e aktorit të humorit.

Ndërkohë familjarët kanë përlotur rrjetin më postime prekëse për dy të rinjtë që u vranë në mes të Laçit. Ata kanë shprehur dhimbjen e tyre me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Mikel Jushi ka qenë gjithashtu futbollist i Kategorisë Superiore. Në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit shihet se gjatë karrierës së tij, Jushi është aktivizuar me skuadrat e Laçit, Kastriotit dhe Mamurrasit gjatë periudhës së viteve 2009-2014.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion jushi joni jushi manuel bushi mikel bushi mikel jushi vinçens pali vinçesk bushi vrasja në laç vriten dy kushërinjtë erion jushi joni jushi manuel bushi mikel bushi mikel jushi vinçens pali vinçesk bushi vrasja në laç vriten dy kushërinjtë


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet