LIVE UPDATES
Editorial

“Nexhmijet” nuk pendohen

13 Janar 2020, 15:10 Nga DOSJA
“Nexhmijet” nuk pendohen

TIRANË- Kur vdiq Enveri, ata qanin, unë jo, isha e ngurtësuar dhe s’doja ta jepja veten, kurse tani ata nuk qanin, ndërsa unë shpërtheva, pa e përmbajtur  veten as në lot e as në fjalë, deri edhe duke bërtitur: “Jo, jo! Kjo nuk duhej të ndodhte! Kjo nuk duhej lejuar!” Se ç’kam thënë të tjera, as nuk i mbaj mend dhe as nuk dua t’i shënoj. Veçse duhet të them që, atë ditë, me rrëzimin e monumentit dhe me egërsinë me të cilën po silleshin turmat e ndezura nga forcat e errëta, të brendshme e të jashtme, realizova se edhe në vendin tonë u ça diga e sistemit socialist, duke humbur edhe çdo iluzion e shpresë se do të ruheshin fitoret e arritura me aq gjak e djersë nga populli, nën udhëheqjen e Partisë sonë të Punës…”.

Ky fragment nuk është shkëputur nga kujtimet e të vesë së diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijes, as në vitin 1991, as 1992, as 1995 e as pak më vonë. Ky fragment është shkëputur nga kujtimet e sapobotuara të vejushës dhe ish-bashkëpunëtores së tij më të ngushtë në zhdukjen e shokëve të partisë dhe mijëra shqiptarëve, gati 30 vjet pasi shoqëria shqiptare jo vetëm që është vënë në dijeni të krimeve makabre të tij, por kur edhe dhjetëra e dhjetëra familje nuk kanë gjetur ende eshtrat e të afërmeve që pushkatoheshin apo burgoseshin si pa të keq, edhe pse ndaj tyre kishte vetëm akuza imagjinare, pa fakte, pa dëshmi. Ndoshta Zoti i mban gjallë disa njerëz që t’i turpërojë; dhe vejusha e ish-diktatorit është ndoshta gjallë pikërisht për t’u turpëruar me shkallën e budallallëkut që përshkon meditimet e saj politike dhe meditimet mbi “fitoret”, që varrosën të ardhmen e shqiptarëve edhe sot e kësaj dite.

E megjithatë, libri i saj është njëkohësisht edhe një dështim i thellë i gjithë shoqërisë shqiptare, që në këto 30 vite nuk mundi të ishte e qartë në ndëshkimin e krimeve të periudhës së komunizmit. Jo për të bërë Nexhmijen të pendohet, pasi ajo dhe shumë të tjerë si ajo që kanë shkruar kujtime në këto vite, kanë treguar se ato krime i kanë krenari dhe jo thjesht një proces burokratik të kohës. Këto krime duhej të ishin zbardhur dhe dënuar herët, në mënyrë që libra apo kujtime të ngjashme të ish-drejtuesve të diktaturës të ishin nën moton “Si nuk duhet të jemi”, ku shoqëria t’u kërkonte dëshmuesve vetëm të na zbardhnin krimet, të cilat i kishin kryer apo që kishin dijeni. Fatkeqësisht, shumë gazetarë e historianë në këto vite kanë vijuar të jenë një transfuzion për këto kujtime, që nga njëra anë thellojnë cinizmin e persekutorëve ndaj viktimave dhe nga ana tjetër mbajnë gjallë nostalgjikët e asaj kohe.

Politologët e ndryshëm janë shprehur se vendet ish-komuniste janë të rrezikuara nga nostalgjia e së shkuarës, për shkak të sfidave që ka sistemi demokratik. Kjo vjen për faktin se diktaturat prodhojnë një gjoja shoqëri, ku kushdo nuk e ka në dorë të ardhmen e tij, por atë ia vendos dikush tjetër, në bazë të përkushtimit ideologjik dhe jo aftësive profesionale. Pikërisht, pafuqia për t’u përballur me sfidat në një shoqëri demokratike bën që shumë njerëz të jenë sërish skllevër të përkushtimeve përmes bindjes politike, pa u thelluar në gjetjen e rrugëzgjidhjeve për një jetë me dinjitet, për një jetë ku të shohësh shanset duke u bazuar në aftësitë që gjithkujt ia fal Zoti dhe që me përkushtim mund t’i përmirësojë.

Ndërkohë, botime të tilla si ato të Nexhmijes, që Shqipëria i ka pasur pa asnjë filtër në gjithë këto vite, kanë bërë që njerëz si Edmodn Caja, ish-komandant i burgut famëkeq të Qafë-Barit, të kenë guximin të akuzojnë në publik ish-të burgosurit, a thua se kanë qenë njësoj e jo ai persekutori dhe ata viktimat. Por si Caja ka dhjetëra hetues e prokurorë, ish-komandantë burgu e ish-pjesëtarë të Sigurimit, të cilët deri më sot jo vetëm që nuk kanë shfaqur asnjë pendesë, nuk kanë kërkuar ndjesë për atë që kanë bërë, por e shohin vetveten si pjesa e duhur për të qenë drejtuesit apo ndëshkuesit e sotëm në emër të ligjit dhe vlerave të demokracisë.

Natyrisht, ne duhej t’ia kishim marrë dëshmitë të gjitha “nexhmijeve” për të zbardhur sadopak atë mekanizëm djallëzor, që e futi Shqipërinë në një qorrsokak vlerash, saqë as pas 30 vitesh nuk kemi mundur ta zhbëjmë. Duhet t’ia kishim marrë dëshmitë kujtdo që kishte dijeni për krimet e komunizmit, që të paktën ata që u dhunuan nga shteti i tyre, të kenë një varr ku të afërmit të mund t’i qajnë dhe nderojnë. Këto dëshmi janë të rëndësishme nëse do të mund të kemi në të ardhmen një gjyq ndaj atij sistemi, që të nxjerrim në pah se sa kriminal mund të kthehet një pushtet si ai i Enver Hoxhës, që në emër të utopizmit persekutoi dhe dhunoi mijëra të pafajshëm, vetëm e vetëm se udhëheqjes së asaj kohe i duhej të ruante pushtetin gjakatar. Të paktën fëmijët tanë nuk meritojnë të mos kenë dijeni, të mos kenë një analizë se si devijon një pushtet i gënjeshtërt në emër të një ideologjie, që prodhoi vetëm krime dhe viktima.

Ne kemi nevojë të kuptojmë këtë mekanizëm pasi nuk ishim vetëm ne, si shqiptarë, viktima, por edhe popuj me një histori dhe filozofi të konsoliduar. Siç thotë edhe shkrimtari i famshëm çek, Milan Kundera, që e ka kaluar vetë një pjesë të jetës së tij në një shtet komunist: “Kushdo që mendon se regjimet komuniste të Europës Qendrore ishin vepër ekskluzivisht e kriminelëve, nuk kupton një të vërtetë thelbësore: regjimet kriminale nuk u krijuan nga kriminelë, por nga entuziastë, të bindur se kishin zbuluar të vetmen rrugë për në parajsë. Ata e mbrojtën me aq vendosmëri atë rrugë, sa u detyruan të vrisnin shumë njerëz. Më pas u bë e qartë se nuk ekzistonte asnjë parajsë dhe se entuziastët ishin vrasës”

Pra, ne kemi nevojë ta njohim dhe ta gjykojmë drejt këtë transformim kriminal të ish-drejtuesve komunistë dhe pasuesve të tyre, për ta lënë më pas në harresë të venë e diktatorit, që Zoti e la në jetë kaq gjatë që të vetëturpërohet, meqenëse nuk gjeti as më të voglën kurajë që të pendohet për krimet që i mendonte dhe që i panë sytë e dëgjuan veshët. Paralel me këtë proces gjykimi vlen të rishihen në këto 30 vite edhe dhjetëra vendime nostalgjikësh, që kanë prodhuar emra rrugësh apo nderime emrash për të cilët ka mjaft dokumente për të shkuarën e tyre kriminale në dëm të bashkatdhetarëve. Një proces që vlen për t’u përshëndetur dhe ndjekur është ai që ndoqën trashëgimtarët e Jonuz Kacelit, i pushkatuar më 27 shkurt 1951, që përmes një vendimi gjyqi arritën këto ditë që të fitonin të drejtën që të hiqet emri i Mehmet Shehut nga një rrugë në Ballsh, që e kish miratuar këshilli socialist në atë bashki, në vitin 2002.

*(Shkrimi është botuar sot në gazetën Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial agim baci enver hoxha libri i nexhmije hoxhes nexhmije hoxha agim baci enver hoxha libri i nexhmije hoxhes nexhmije hoxha

Sondazh

Poll
Editorial 7 Janar 2020, 20:50

A ishte e justifikuar vràsja e Suleimanit?

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara vrànë Qassem Suleimani, një komandant të lartë ushtàrak iranian, ndërsa ai po linte Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit me një m...

Editorial 5 Janar 2020, 11:52

Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

LIBI- Qeveria libiane e kryeministrit Fajis al-Sarradsh do të mbështetet ushtarakisht nga Turqia. Por parlamenti libian votoi të shtunën kundër marrëveshjeve të...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet