LIVE UPDATES
Editorial

Arsyeja përse bota s’ka asgjë për të festuar

2 Janar 2020, 14:30 Nga DOSJA
Arsyeja përse bota s’ka asgjë për të festuar

GJERMANI- Filloi gjithçka në mënyrë tipike ruse: e vërteta ishte paketuar si shaka. Më 20 dhjetor të vitit 1999, në festën e Shërbimeve Sekrete, kryeministri i asaj kohe i Rusisë dhe ish-shefi i Shërbimit Sekret FSB, bëri shaka përpara agjentëve: spiunët e caktuar në qeveri e kanë bërë mirë punën e tyre.

12 ditë më vonë nuk ishte më shaka: Shërbimet Sekrete e kishin përfunduar punën e tyre dhe e kishin marrë pushtetin. Natën e 1 janarit 2000, Vladimir Putin, ish-bosi i FSB, i cili bënte shaka, u bë president i Federatës Ruse.

Boris Jelcin, një pijanec i moshuar, duhej t’ia dorëzonte pushtetin në prag të Vitit të Ri. Putin kishte mbledhur mjaftueshëm informacion për klanin e korruptuar të Jelcin- si shkëmbim ai mori dënimin.

Putin, ky i ri i hollë dhe i pasigurt, ishte fillimisht një burim shprese për rusët, por edhe për Perëndimin. Në një fjalim historik në Bundestag në vitin 2001, ai ofroi partneritet sy për sy. Gjashtë vjet më vonë, ai tronditi Perëndimin me një fjalim të dytë historik kur kërcënoi në Konferencën e Sigurisë në Mynih  se do prodhonte armë të reja. Që atëherë ai ka fshehur raketat bërthamore në Kaliningrad: të drejtuara nga Europa Lindore dhe Berlini.

20 vite Putin dhe bota sheh një udhëheqës të Kremlinit në rrugën e luftës, i cili e përdor Kushtetutën si të dojë për të qëndruar në pushtet. Ai i jep popullit sinkronizimin me median shtetërore, kultin e udhëheqësit dhe folklorin kombëtar- një rikthim i Bashkimit Sovjetik.

Por mbi të gjitha, Putin ka humbur mundësinë për të reformuar vendin: ai vazhdon të jetë i varur nga shitja e gazit dhe naftës, duke neglizhuar prodhimin.

Pasojat e putinizmit:

-Rubla është rrëzuar: në 20 vite, kjo monedhë ka humbur 60 përqind të vlerës në krahasim me dollarin.

-Varfëria: tendenca e rritjes së pagave nuk ecën me nivelin e inflacionit. Premtimi për të ngritur klasën e mesme mbetet i paplotësuar, madje sipas shifrave zyrtare, 14.3 përqind e rusëve po jetojnë përsëri në varfëri.

-Arratia e kapitalit: milionerët e Rusisë e lënë vetëm një të tretën e pasurisë së tyre në vend- pjesa tjetër punon në Perëndimin e sigurt.

Reagimi i Putin ndaj krizave? Ai mobilizohet për të luftuar armiqtë e jashtëm. Pra, luftë!

Për të marrë pushtetin, ai e udhëhoqi vendin në Luftën e Dytë dhjetëvjeçare me Çeçeninë (80 mijë të vdekur). Në vitin 2014 ai aneksoi Krimenë dhe pushtoi Donbasin. Deri më sot kanë vdekur 15 mijë ukrainas. Në vitin 2015, Rusia dërgoi forcat ajrore në Siri, mbuloi sulmet me gaz helmues të diktatorit Asad dhe ndërhyri vetë në luftën e bombave. Rezultati: mijëra të vdekur. Shpërblimi: puset e naftës.

Por edhe në luftën asimetrike, Kremlini është shumë aktiv, duke ndërhyrë në fushatën zgjedhore të SHBA, në votimin e Brexit dhe zgjedhjet në Europën Lindore përmes ushtrisë së trollsave, të cilët kanë thyer edhe rrjetet e Bundestagut.

Jeta private e tij është si vendi që drejton: e rrënuar. Gruaja e tij, Ludmilla, u divorcua me të në vitin 2014.

Trupi gjysmë i zhveshur është një sinjal

Fotografi i njohur, Daniel Biskup, tregon takimet me Putin. Së bashku janë takuar tetë herë

Herën e parë që takova Putin, ishte në një intervistë në verën e vitit 2000. Ai na përshëndeti me një gjermanishte të përsosur, por foli shumë butë dhe dukej i ndrojtur. Pyetja e parë ishte se çfarë po bënte Helmut Kol. Ne e përgëzuam për zgjedhjen si president. Na falenderoi dhe tha se e priste një detyrë e vështirë.

Nuk ishte përulësi e rreme. Putin ishte në atë kohë 47 vjeç dhe kishte qenë gjithmonë një njeri i rreshtit të dytë. Për ish-agjentin e KGB, ishte akoma e pazakontë të ishte në qendër të vëmendjes. Ai pozoi me dëshirë për fotot e mia në tavolinën e shkrimit, por dukej pak i humbur.

Në vitet e pasuan, e pashë që ndryshoi. U bë gjithmonë e më i sigurt dhe në modë. Sot vesh mansheta dhe këpucë që përshtaten me kostumin.

Në intervistën e fundit në vitin 2016 takova një Putin krejt tjetër. Kishte një gjuhë tjetër trupi, zotëronte të gjithë skenën. Pjesa më e madhe e asaj që duket e çuditshme në Perëndim, është pritur mirë në Rusi. Paraqitjet me gjoksin e zhveshur, për shembull. Në një vend ku shumë meshkuj kanë probleme me alkoolin dhe vdesin herët, Putin dërgon një sinjal te popullata femërore: “Unë jam 67 vjeç, por gjithsesi jam plotësisht i aftë. Unë kujdesem për veten dhe Rusinë”.

(Marrë nga BILD)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial festimet per vitin e ri peter tiede viti 2020 festimet per vitin e ri peter tiede viti 2020

Sondazh

Poll
Editorial 29 Dhjetor 2019, 11:20

Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucione...

Editorial 28 Dhjetor 2019, 15:36

A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në ...

Editorial 27 Dhjetor 2019, 13:03

Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi pë...

Editorial 26 Dhjetor 2019, 12:32

Një avantazh i ri gjeopolitik i Rusisë në Ballkan

Projekti serb i krijimit të një blloku të ri ekonomik të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor krijon një situatë të re gjeopolitike si një avantazh i g...

Editorial 26 Dhjetor 2019, 11:17

Tek e fundit, le të shkojmë në zgjedhje

LDK në njërën anë thotë që nëse nuk arrihet marrëveshja atëherë fajin për këtë e ka LVV si fituese e zgjedhjeve, kurse në anën tjetër e kërkon gjysmën e pushtet...

Editorial 24 Dhjetor 2019, 05:42

ZZ Post Test

TesttttTirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:View Results...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet