LIVE UPDATES
Editorial

Politika e SHBA-së në Ballkan vështirë të kuptohet pa BE-në

7 Janar 2020, 13:51 Nga DOSJA
Politika e SHBA-së në Ballkan vështirë të kuptohet pa

SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, Richard Grenell, po përpiqet të zbusë gjërat midis Serbisë dhe Kosovës, duke u takuar me liderë të biznesit dhe politikës, në një përpjekje për të inkurajuar të dy palët të zgjidhin mosmarrëveshjen e gjatë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Anëtarët e administratës amerikane, përfshirë vetë presidentin Donald Trump, e shohin Ballkanin si diçka tepër të arritshëm nga pikëpamja e sukseseve diplomatike dhe si një mundësi për të hapur një pjesë të re të botës për bizneset amerikane.

Por në një kohë kur SHBA ka shansin të luajë një rol kryesor në Ballkanin Perëndimor, disa ekspertë argumentojnë se politikave të administratës Trump në rajon u mungon kohezioni.

Administrata ka emëruar diplomatin e respektuar Matthew Palmer si Përfaqësues Special të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, përveç emërimit të ambasadorit Grenell si një të dërguar special për Serbinë dhe Kosovën posaçërisht.

Por disa vëzhgues thonë se emërimi i dyshes është një rast i llojit “shumë njerëz prishin punë”. Dhe ka edhe pyetje më të mëdha në lidhje me besueshmërinë e Uashingtonit në rajon.

“Ka diplomatë profesionistë të shkëlqyer që punojnë në Ballkanin Perëndimor, si Matthew Palmer dhe Phil Reeker”, tha Michael Carpenter, drejtor menaxhues i Qendrës Penn Biden për Diplomaci dhe Angazhim Global dhe një ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes për Ballkanin.

“Problemi tani është se aparati i sigurisë kombëtare i administratës Trump është në gjendje të keqe.”

“Administrata e Trump është shumë e korruptuar diplomatët tanë nuk mund të ngrenë më shqetësime për korrupsion ose abuzim të pushtetit pa u dukur hipokrite”, tha Carpenter.

“Pra, pavarësisht synimeve më të mira, ndikimi i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor është në një nivel të ulët.”

Paqartësi politikash

Palmer dhe Grenell nuk pranuan të komentojnë për këtë artikull.

Diplomatë të brendshëm thonë se të dy këta njerëz po bashkëpunojnë ngushtë, por shkencëtari politik Jasmin Mujanoviç tha se ishte e vështirë të kuptohej se si po manifestohej kjo gjë.

Mujanoviç, hulumtimi i të cilit përqendrohet kryesisht te Ballkani, e përshkroi emërimin e Palmer si një ndihmë të madhe për rajonin që mund të paguante dividentë të mëdhenj, por vuri në dukje se politika e jashtme e administratës ka shumë pjesë lëvizëse.

“Nuk është e qartë se cili është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, si tërësi, dhe ndonjëherë është e vështirë të përcaktohet se cila është politika e Shtëpisë së Bardhë dhe cila është politika e Departamentit të Shtetit, dhe nëse këto të dyja janë vërtet të koordinuara”, tha Mujanoviç.

Njerëzit me njohuri për këtë çështje thonë se administrata nuk ka një qëndrim se si do të dukej një marrëveshje përfundimtare midis Serbisë dhe Kosovës, përkundër faktit se çështja konsiderohet e rëndësishme për administratën.

Kjo paqartësi ka lindur në një kohë kur shumë argumentojnë se SHBA-ja duhet të luajë një rol më të madh në Ballkanin Perëndimor.

Për më shumë se një dekadë, e ardhmja europiane e rajonit rrallë vihej në pikëpyetje. Në samitin e BE-Ballkani Perëndimor 2003 në Greqi, zyrtarët europianë deklaruan se e ardhmja e rajonit qëndronte brenda Europës.

Dhjetë vjet më vonë, Kroacia iu bashkua BE-së dhe një Marrëveshje Stabilizim Asociimi hyri në fuqi midis BE-së dhe Serbisë. Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë të gjithë kandidatë zyrtarë për t’iu bashkuar bllokut dhe Mali i Zi hapi negociatat e pranimit në vitin 2012. Çështja e pranimit në BE tashmë ishte thjesht një çështje se kur dp të ndodhte kjo gjë dhe jo më nëse do të ndodhte.

Por pesë vitet e kaluara kanë parë entuziazëm midis shteteve anëtare për çështjen e zgjerimit dhe në tetor presidenti francez Emmanuel Macron bllokoi fillimin e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Partneri më i besuar”

Mbështetësit e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në Ballkan kanë argumentuar prej kohësh se mos vazhdimi përpara me negociatat, do t’i hapte dyert Rusisë, Kinës dhe Turqisë, të cilat kanë kërkuar të rrisin ndikimin e tyre politik dhe financiar në rajon.

Gjatë një seance të kongresit në fund të tetorit, Palmer tha se SHBA-ja ishte “shumë e zhgënjyer” nga dështimi i BE-së për të hapur negociatat e pranimit për Tiranën dhe Shkupin.

“Mosveprimi i Këshillit Europian javën e kaluar rrezikon të dëmtojë besueshmërinë e BE-së jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në të gjithë Europën dhe në nivel global”, tha Palmer.

Integrimi me Perëndimin është parë prej kohësh si një çështje kyçe për të penguar rrëshqitjen përsëri në autoritarizëm të vendeve ish-komuniste të Europës Lindore.

Kongresmeni Elliot Engel, kryetar i komitetit të punëve të jashtme, ka argumentuar se dështimi i BE-së për të hapur bisedime të pranimit do të thotë se SHBA-ja duhet të luajë një rol më të madh në Ballkanin Perëndimor.

“Unë e kam ndjekur për shumë vite Ballkanin dhe një gjë është e sigurt: Sa herë që Perëndimi e largon vëmendjen e tij nga rajoni, problemet dhe presioni rriten”, tha Engels për Ballkan Insight.

“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo do të thotë se BE-ja duhet të kishte filluar proceset e pranimit të tyre. Dhe, për Kosovën, liberalizimi i vonuar i vizave duhet të jepet menjëherë”, tha Engel. “Po kështu, Shtetet e Bashkuara luajnë një rol tepër të rëndësishëm në Ballkan dhe pas dështimit të BE-së për të hapur bisedimet e pranimit me tre vende që e meritojnë këtë gjë, Shtetet e Bashkuara janë partneri më i besueshëm i rajonit.”

Por disa diplomatë europianë në Uashington, duke folur në kushte anonimiteti, shprehën dyshime nëse administrata Trump mund të luajë me sukses një rol aktiv në Ballkan.

Dhe Radoslaë Sikorski, një anëtar polak i Parlamentit Europian përgjegjës për marrëdhëniet me SHBA-në, e krahasoi përfshirjen e Uashingtonit në Ballkan me Europën që përfshihej në çështjet e Kosta Rikës.

Shtetet e Bashkuara akoma të domosdoshme

Megjithatë, disa individë në Uashington po udhëheqin diskutime thelbësore për çështjet e politikave në rajon.

Më 3 dhjetor, rreth 30 anëtarë të ekipit të kongresit, praktikantë, dhe të tjerë u mblodhën në Kapitol Hill për të dëgjuar katër ekspertë të flisnin për ndikimin e korrupsionit në Ballkanin Perëndimor. Një nga pyetjet kryesore të bëra ishte në lidhje me efikasitetin e rolit të SHBA-së në rajon.

Igor Novakoviç, drejtori i Qendrës Ndërkombëtare dhe Çështjeve të Sigurisë në Serbi, theksoi rolin e SHBA-së në vetingun e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Dhe Igor Stojanoviç, një ekspert në Qendrën për Nisma Qytetare në Bosnje dhe Hercegovinë, vuri në dukje se USAID u ka dhënë miliona dollarë grupeve të shoqërisë civile që po luftojnë korrupsionin.

Kongresi, ndërkohë, vazhdon të mbështesë organizatat joqeveritare amerikane që punojnë për forcimin e demokracisë në rajon, si Instituti Kombëtar Demokratik, NDI, i cili ka zyra në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Përfaqësuesit e organizatës thonë se ata kanë vazhduar punën e tyre përkundër politikës së BE-së në rajon dhe pavarësisht të ndonjë politike specifike të promovuar nga administrata Trump.

“Nuk ka pasur ndonjë ndryshim në operacionet e NDI-së që kur administrata Trump mori detyrën”, tha Nadezhda Mouzykina, drejtoreshë e programit të NDI-së për Europën Qendrore dhe Lindore. “NDI dhe partnerët e saj kanë vazhduar të gëzojnë mbështetje për demokraci dhe punë qeverisëse.”

Dhe jo të gjithë kanë hequr dorë nga aftësia e Uashingtonit për të luajtur një rol konstruktiv në rajon. Vende si Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk do të jenë në gjendje të hyjnë në BE pa mbështetjen e Uashingtonit, tha Sasha Toperich, një ish-diplomate nga Bosnja dhe zv/presidente e Rrjetit të Lidershipit Translantik me seli në Uashington.

Të dy vendet duhet të zgjidhin disa nga problemet e tyre më të gjata, si çështja e statusit të Kosovës ose zbatimi i vendimeve të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për të drejtat e minoriteteve, në mënyrë që të përfundojë procesin e pranimit, vuri në dukje Toperich.

“Zgjidhja e këtyre problemeve nuk është në interes të elitave politike aktuale”, tha Toperich.

“Përfshirja e SHBA-së është e nevojshme, nëse do të bëhet ndonjë progres.”

Bob Hand, një këshilltar politike në Komisionin Amerikan të Helsinkit në Uashington, argumentoi se SHBA-ja duhet të koordinohet më ngushtë me Europën, nëse do që politikat e saj të merren seriozisht.

“Prandaj do të argumentoja që Europa të bashkohet me ne në sanksionimin e individëve nga rajoni, përfshirë zyrtarë, si përgjigje ndaj praktikave korruptive, shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe dëmtimin e institucioneve demokratike ose të sundimit të ligjit”, tha Hand.

“Pasi të bëhet kjo, atëherë mund të shohim nisma specifike për të inkurajuar një ndryshimi pozitiv.”

Marrë nga Reporter.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ballkan be donald trump politika e shba ballkan be donald trump politika e shba


Sondazh

Poll
Editorial 5 Janar 2020, 11:52

Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

LIBI- Qeveria libiane e kryeministrit Fajis al-Sarradsh do të mbështetet ushtarakisht nga Turqia. Por parlamenti libian votoi të shtunën kundër marrëveshjeve të...

Editorial 29 Dhjetor 2019, 11:20

Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucione...

Editorial 28 Dhjetor 2019, 15:36

A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në ...

Editorial 27 Dhjetor 2019, 13:03

Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi pë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet