LIVE UPDATES
Editorial

A ishte e justifikuar vràsja e Suleimanit?

7 Janar 2020, 20:50 Nga DOSJA
A ishte e justifikuar vràsja e Suleimanit?

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara vrànë Qassem Suleimani, një komandant të lartë ushtàrak iranian, ndërsa ai po linte Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit me një makinë me Abu Mahdi al-Muhandis, një udhëheqës irakian i Kata’ib Hezbollah, një milici e mbështetur nga Irani. Të gjithë ata që ishin në makinë u vranë. Të nesërmen, në një konferencë speciale për shtyp, një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit tha se Suleimani kishte qenë, për 20 vjet, “arkitekti kryesor” i sulmeve terroriste të Iranit dhe kishte “vrarë 608 amerikanë vetëm në Irak.” Ai shtoi se Suleimani dhe Muhandis ishin cilësuar si terroristë nga Kombet e Bashkuara dhe se “të dy këta njerëz janë vërtet të këqij”. Në vitin 2003, inteligjenca amerikane në lidhje me posedimin e armëve të shkatërrimit në masë nga ana e Irakut ishte plotësisht e gabuar. Këto gabime çuan në pushtimin e Irakut, gjë e cila i hapi rrugën përfshirjes së Iranit dhe Suleimanit në vend. Por le të supozojmë se këtë herë faktet janë siç thotë administrata amerikane. A ishte e justifikueshme vrasja e dyfishtë?

Mund të fillojmë me supozimin se është e gabuar të marrësh jetën e njeriut. Presidenti Donald Trump nuk do ta mohojë këtë. Një vit më parë, për shembull, ai tha: “Unë do të mbroj gjithmonë të drejtën e parë në Deklaratën tonë të Pavarësisë, të drejtën e jetës.” Trump po i referohej komenteve të tij drejtuar aktivistëve të fushatës kundër abortit, por një e drejtë jete që vlen për për fetuset duhet të vlejë edhe për njerëzit e moshuar. Megjithatë, a ka ndonjë përjashtim për “njerëzit e këqij”? Përsëri, për ta mbajtur argumentin sa më të drejtpërdrejtë që është e mundur, le të supozojmë se e drejta për jetën mbron vetëm njerëzit e pafajshëm. Kush e gjykon pafajësinë? Nëse përkrahim, siç thonë shpesh amerikanët, “një qeveri të ligjeve, jo të burrave”, duhet të ketë një proces ligjor për të përcaktuar fajin. Që nga viti 2002, Gjykata Penale Ndërkombëtare, ICC, është përpjekur ta zbatojë këtë proces në të gjithë globin. ICC ka pasur disa suksese të dukshme në ndjekjen penale të autorëve të krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit, por qëllimi i gjykatës është i kufizuar dhe shtrirja e saj nuk është ndihmuar nga refuzimi i SHBA-së për t’u bashkuar me 122 vendet e tjera që kanë pranuar juridiksionin e saj.

Në vazhdën e vrasjes së Suleimanit, Agnès Callamard, një Raportuese Speciale për ekzekutimet jashtëgjyqësore, në Zyrën e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, vuri në dukje se nuk ka mbikëqyrje të vrasjeve të kryera përtej kufijve të një vendi. Ekzekutivi thjesht vendos, pa ndonjë proces të rregullt ligjor apo miratim nga ndonjë degë tjetër e qeverisë, se kush do të vritet. Pranimi i një veprimi të tillë e bën të vështirë gjetjen e ndonjë kundërshtim parimor ndaj vrasjeve të ngjashme, të planifikuara ose të kryera nga vendet e tjera. Kjo përfshin “Cafe Milano Plot” të vitit 2011, të supozuar se është projektuar nga vetë Suleimani, në të cilën agjentët iranianë planifikuan të vrisnin ambasadorin saudit në SHBA ndërsa ai drekonte në një restorant të famshëm në Uashington.

E vetmja gjë që Shtetet e Bashkuara mund të thonë në mbrojtje të vrasjeve të kryera nga ana e tyre është se ata shënjestrojnë vërtet njerëz të këqij dhe ambasadori saudit nuk ishte një njeri i keq. Kjo e vendos sundimin e njeriut mbi sundimin e ligjit. Arsyetimi tjetër që Pentagoni ofroi për vrasjen i referohej “pengimit të planeve të ardhshme të sulmeve iraniane”. Siç theksoi Callamard, kjo nuk është njësoj me sulmin “e menjëhershëm” të kërkuar për të justifikuar këtë veprim në kontekstin e vetëmbrojtjes sipas ligjit ndërkombëtar. Ajo gjithashtu vuri në dukje se në sulm u vranë edhe të tjerë, raportohet se gjithsej shtatë persona vdiqën, dhe sugjeroi se këto vdekje të tjera ishin shumë qartë vrasje të paligjshme. Një lexim i kujdesshëm i transkriptit të konferencës për shtyp të 3 janarit, të mbajtur nga tre zyrtarë të lartë të panjohur të Departamentit të Shtetit, zbulon mendimin e vërtetë të administratës Trump. Në përgjigje të pyetjeve të përsëritura në lidhje me arsyetimin e vrasjes, një zyrtar e krahasoi atë me rrëzimin e një aeroplani të vitit 1943 që transportonte admiralin japonez Isoroku Yamamoto, i cili po vizitonte trupat japoneze në Paqësor – një incident që ndodhi në mes të luftës, më shumë se një vit pasi japonezët sulmuan Përl Harborin. Një zyrtar tjetër tha: “Kur dëgjoj këto pyetje, më duket sikur po përshkruani Belgjikën këto 40 vitet e fundit. Bëhet fjalë për regjimin iranian. Kemi 40 vjet akte lufte që ky regjim i ka kryer kundër vendeve të ndryshme në pesë kontinente.” Në një moment, zyrtari që e kishte krahasuar vrasjen me vrasjen e Yamamotos shpërtheu: “O Krisht! A duhet vërtet të shpjegojmë se përse i bëjmë këto gjëra?”

Nëse zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit besojnë se SHBA-ja është e angazhuar në një luftë të drejtë me Iranin, siç ishte me Japoninë në vitin 1943, vrasja e Suleimanit ka kuptim. Sipas teorisë standarde të luftës së drejtë, mund t’i vrasësh armiqtë e tu sa herë që ke mundësinë ta bësh këtë gjë, për sa kohë që rëndësia e objektivit tejkalon të ashtuquajturin dëm kolateral ose lëndim të të pafajshmëve. Por SHBA-ja nuk është në luftë me Iranin. Kushtetuta e SHBA-së i jep Kongresit autoritet të shpallë luftë dhe ai nuk i ka shpallur kurrë luftë Iranit. Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi sugjeroi se liderët e kongresit duhej të ishin konsultuar në lidhje me planin për të vrarë Suleimanin. Nëse ai do të ishte një akt lufte, ajo ka të drejtë. Nëse, nga ana tjetër, vrasja nuk ishte një akt lufte, atëherë, si një vrasje jashtëgjyqësore që nuk ishte e nevojshme për të parandaluar një sulm të afërt, kjo vrasje ishte e paligjshme dhe jo etike. Ajo rrezikon të shkaktojë pasoja negative, jo vetëm përsa i takon përshkallëzimit të një hakmarrjeje në Lindjen e Mesme, por duke kontribuar gjithashtu në një rënie të mëtejshme të sundimit të ligjit ndërkombëtar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial kasem sulejamni peter singer vrásja e kasem sulejmanit kasem sulejamni peter singer vrásja e kasem sulejmanit

Sondazh

Poll
Editorial 5 Janar 2020, 11:52

Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

LIBI- Qeveria libiane e kryeministrit Fajis al-Sarradsh do të mbështetet ushtarakisht nga Turqia. Por parlamenti libian votoi të shtunën kundër marrëveshjeve të...

Editorial 29 Dhjetor 2019, 11:20

Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucione...

Editorial 28 Dhjetor 2019, 15:36

A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në ...

Editorial 27 Dhjetor 2019, 13:03

Opereta shqiptare dhe një konflikt i papërfunduar

Kosova, ajo që është identifikuar me votën e 6 tetorit, nuk ka mundur të marrë pjesë në iniciativën mini-Shengen. Dhe rrjedhimisht, çfarëdo përshkrimi pë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet