All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Editorial

15 mijë € për të çuar infermierë në Gjermani, DW: Biznes për ndërmjetësit, thuajse tregti me njerëzit

12 Janar 2020, 10:38 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

Ishte një punë e paguar mirë, por disi e pazakontë ajo që bënte para dy vjetësh Nevena Pejiq (emri i ndryshuar), në hotelin “Slavija” në qendër të Beogradit. Hoteli kishte më shumë njerëz se zakonisht, disa dhoma ishin shndërruar nxitimthi në klasa mësimi. Më shumë se njëqind njerëz rrinin pas perdeve të rënda dhe mësonin në mëngjes dhe pasdite gjermanisht. Nevena i mësonte ata.

Njerëzve iu premtohej një vend pune në Gjermani, sapo ta zotëronin në mënyrë të mjaftueshme gjuhën. “Akomodimi në ‘Slavija” ishte i paguar, ashtu si edhe ushqimi, madje ata merrnin edhe ca para”, kujton Pejiq.

Agjencia e ndërmjetësimit Artigum Management bënte reklamë duke deklaruar se i përkiste një “punëdhënësi gjerman”. Për këtë arsye shumë njerëz kishin ardhur në Serbi edhe nga vendet fqinje të Ballkanit, për shembull nga Maqedonia e Veriut apo nga Bosnja. Synimi: të arrinin brenda katër muajve nivelin gjuhësor B2, që nevojitet normalisht për të marrë një vend pune në Gjermani. Një mision pothuajse i pamundur, thotë mësuesja.

“Shumë e kanë ndërprenë, sepse synimi ishte shumë i vështirë për t’u arritur”, thotë ajo. “Disa janë ankuar duke thënë se ishin mashtruar nga agjencia, se kishin lënë familjet në shtëpi dhe i kishin investuar të gjitha shpresat te kjo këtu”.

Ky është vetëm një nga shembujt e panumërt nga “industria e emigracionit”: Një industri që lindi në njërën anë nga mjerimi në Ballkan dhe në anën tjetër nga nevoja e madhe gjermane për punonjës të profesioneve mjekësore. Prej vitesh agjencitë e ndërmjetësimit dhe ndërmjetësit e tyre rendin në kërkim të punonjësve nga Ballkani Perëndimor dhe favoreve nga klinikat dhe azilet gjermane, të cilat ofrojnë shpërblime të majme për ndërmjetësimin.

Kërkohen dëshpërimisht infermierë

Agjencia gjermane e punësimit kohët e fundit numëronte në sektorin e mjekësisë gjithsej 50.000 qytetarë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (Serbia, Bosnje-Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi). Rreth 6.500 më shumë sesa një vit më parë.

Për të lehtësuar të paktën nevojën në këtë vend – sipas parashikimeve brenda pesë vitesh në Gjermani do të mungojnë rreth 200.000 infermierë dhe sanitarë. “Nuk ka më kuptim të nxjerrësh njoftime me kërkesa për këto vende pune në Gjermani. Askush nuk përgjigjet”, thotë shefi i kuadrit të një zinxhiri të madh të azileve të pleqve, që ofron hapësirë banimi për më shumë se 7.000 të moshuar. Ata janë tani gati t’u paguajnë ndërmjetësuesve rreth 10.000 euro për gjetjen e një infermieri. Kjo firmë e anulloi intervistën, që kishte planifikuar të bënte me DW, pak para se të zhvillohej. Ata nuk janë të vetmit, që s‘duan ta diskutojnë këtë temë në publik.

Shumë ndërmjetës thonë se marrin deri në 15.000 euro për një infermiere, që e sjellin nga Ballkani në Gjermani. Kjo shumë ndahet me shkollat e gjuhës dhe rekrutuesit në vend. Vlerësohet se kjo industri nxjerr disa qindra milion euro në vit dhe në shumicën e rasteve vështirë se ndjehet e lidhur me ndonjë rregull.

“Për mua kjo është tregti me njerëz”

Në një zyrë të vogël në periferi të Këlnit, Kay Simon buzëqesh i lodhur, kur dëgjon histori të tilla. Ai është drejtuesi i agjencisë së ndërmjetësimit IPP Health, një nga më të mëdhatë, që rekrutojnë në Ballkan. “Fillimi në Gjermani është mjaft i vështirë. Aq më i vështirë bëhet, kur një agjenci u premton diçka jorealiste njerëzve.”

Premtimet e zakonshme, thotë Simon, janë ato për paga të majme – këtu pagat bruto dhe neto ngatërrohen qëllimisht. Ose përhapen përralla se punonjësi mund të marrë me vete menjëherë tërë familjen. “Pastaj vijnë në Gjermani … është ftohtë, bie shi, familja është larg, paratë nuk janë sa duhet. Atëherë njerëzit janë shumë të trishtuar”, thotë Simon. “Nuk bën t`i largosh njerëzit nga vendi i tyre me premtime të rreme për t’i çuar në Gjermani. Për mua, ky është trafik me njerëz.”

Një tjetër ndërmjetës, i cili nuk dëshiron ta lexojë emrin e vet në shtyp, pranon se rekruton personelin brenda klinikave në Ballkan. Për ta bërë këtë, ai bashkëpunon me disa infermiere. “Ato më telefonojnë dhe thonë se kanë, për shembull, tri kolege që duan të shkojnë në Gjermani. Nëse funksionon, ata marrin nga unë 300 euro për person.”

Kontrata të vështira

Ndërmjetësit e dinë shumë mirë se çfarë mund t’ua prishë punën: kur një aplikant, të cilit tashmë ia kanë paguar shkollën e gjuhës dhe përgatitjet e tjera, për ndonjë arsye nuk lidh kontratë me punëdhënësin në Gjermani.
Kjo është arsyeja pse Pro Sert, një agjenci nga qyteti serb Kragujevac, u jep aplikantëve për të nënshkruar një kontratë, që parashikon një gjobë prej 3.000 eurosh, nëse ata largohen. Kjo është mesatarisht paga e një gjysëm viti në Serbi. Disa kontrata, që disponon DW, tregojnë se aplikanti paguan gjobën, nëse ai largohet nga kontrata, shkon përmes një agjencie tjetër në Gjermani, ose refuzon dy ofertat e para të punës që i bën Pro Sert.

Kjo agjenci bashkëpunon me Akademinë Dekra – një kompani e njohur trajnuese private me 150 lokacione në Gjermani. Dekra ofron trajnime edhe jashtë vendit. Shefe e përfaqësisë së Dekra në Serbi është Aleksandra Taliq, e cila deri në prill 2019 drejtonte agjencinë e diskutueshme Pro Sert. Kështu mbyllet rrethi: Dekra trajnon aplikantët në pesë lokacione në Serbi, Pro Sert i sjell në Gjermani dhe mbledh paratë.

“Aplikantët duhet të mësojnë gjermanisht dhe të kalojnë provimet”, thotë Taliq. Ndërsa për gjobat, që duhet të paguajnë, nëse largohen, ajo thotë: “Nëse nuk ka arsye të mjaftueshme, që një aplikant të kundërshtojë, ne duhet të tregojmë se ku është kufiri dhe ta detyrojmë aplikantin …ose më mirë ta ndihmojmë atë që të marrë vendimin për të qëndruar”.

Nuk mungojnë as mashtruesit klasikë

Me kontrata të tilla merret shpesh Mario Reljanoviq. Avokati beogradas thotë se dënimet drastike me gjoba në kontrata janë të pabazuara. Por ka edhe më keq: “Ka edhe kontrata që janë fare qartë mashtruese. Ato përmbajnë shpenzime të fshehura për aplikantët, ose kushte shumë të pafavorshme pune, deri në 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë”, thotë Reljanoviq. “Kjo bie ndesh si me ligjin serb të punës ashtu edhe me atë gjerman.”

Por kërkesa rritet. Çdo vit rreth 200.000 njerëz largohen nga gjashtë vendet e Ballkanit – kjo është një përqind e popullsisë. Industria e emigracionit ecën për mrekulli, edhe nëse disa ndërmjetës humbasin në tregun konkurrues.

Ndërkohë në hotelin “Slavija” është kthyer disi qetësia. Klientët e pazakontë, aplikantët, nuk janë më atje – as agjensia Artigum Management nuk ekziston më. Shefja e dikurshme i ka fikur të gjithë numrat e telefonit. A dështoi modeli i biznesit? Mësuesja gjermanishtes Nevena Pejiq ka dëgjuar vetëm se agjencia vazhdon punën me një tjetër emër. Ajo dhe mësuesit e tjerë humbën punën dhe rrogat e muajve të fundit nuk i morën kurrë. Tani Nevena jep mësim individual, paratë i merr në dorë.

Ky hulumtim u bë i mundur nga programi i bursave “Reportes in the Field”, një projekt i fondacionit Robert Bosch dhe i OJQ-së n-ost.

Marrë nga: DW

(a.s/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial ballkani emigrimi infermier per gjermanine kujdestaria migrimi mjekesia punesimi ballkani emigrimi infermier per gjermanine kujdestaria migrimi mjekesia punesimi


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Editorial 7 Janar 2020, 20:50

A ishte e justifikuar vràsja e Suleimanit?

Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara vrànë Qassem Suleimani, një komandant të lartë ushtàrak iranian, ndërsa ai po linte Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit me një m...

Editorial 5 Janar 2020, 11:52

Me ndihmën e Libisë, në thesarin e gazit

LIBI- Qeveria libiane e kryeministrit Fajis al-Sarradsh do të mbështetet ushtarakisht nga Turqia. Por parlamenti libian votoi të shtunën kundër marrëveshjeve të...

Editorial 29 Dhjetor 2019, 11:20

Mini-Shengeni, ambalazh i ri i projekteve të vjetra

Është plotësisht e vërtetë se në përputhje me nivelin e takimeve, në të gjitha këto samite shteti i Kosovës është përfaqësuar me udhëheqësit e institucione...

Editorial 28 Dhjetor 2019, 15:36

A do të lindë Europa kontinentale në vitin 2020?

Më 2020 BE do të zvogëlohet dhe politika e saj do të bëhet edhe më e ashpër. Britanikët do të largohen përfundimisht. E kjo ka pasoja për raportin e forcave në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet