LIVE UPDATES
Politike

A duhet “mini-Shengen Ballkanik”, kur ekziston Procesi i Berlinit apo CEFTA?

25 Nëntor 2019, 11:16 Nga DOSJA
A duhet “mini-Shengen Ballkanik”, kur ekziston Procesi i Berlinit

DURRËS– Më 21 dhjetor të këtij viti, në Durrës pritet të mbahet takimi i tretë i të ashtuquajturit “mini Shengeni Ballkanik”, ku marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Tre liderët ballkanikë, kryeministri shqiptar Edi Rama e ai maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u mblodhën më herët në Novi Sad dhe Ohër për të diskutuar për një marrëveshje, që sipas tyre do të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve në Ballkanin Perëndimor. Por lënia jashtë e Kosovës dhe përfitimet reale të Shqipërisë nga ky bashkëpunim, ku nuk bën gjithashtu pjesë Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi, kanë hapur polemika të forta në Shqipëri mes analistëve dhe ekspertëve të ekonomisë.

Termi “mini Shengen” është një eufemizëm i zgjedhur nga 3 shtetet pjesëmarrëse për një etiketë më joshëse për projektin e krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike” Ballkaniko-Perëndimore, thotë ish-diplomati, Shaban Murati. Normalisht liderët e tre shteteve nuk mblidhen çdo muaj në samit për të diskutuar kalimin kufitar midis tyre, sepse këtë u takon ta bëjnë nëpunësit e konsullores. Kjo ishte një nismë e presidentit serb, Vuçiç. Sapo u zgjodh president, në një intervistë me portalin amerikan “Politico” në 6 prill 2017 ai ka deklaruar se projekti i tij ‘është Jugosllavia e vjetër, plus Shqipërinë”, sqaron Shaban Murati për Deutsche Welle.

Iniciativë e pakonsultuar

Arben Çejku, drejtues i Qendrës Shqiptare për Qeverisje të Mirë, njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, nuk e sheh këtë si diçka të re. “Nuk është hera e parë që jepen ide e propozime të tilla, sa herë ka ngrica të proceseve integruese të rajonit tonë. Disa kohë më parë u promovua koncepti i një “Beneluksi ballkanik” apo “modeli i Vishegradit”. Kjo iniciativë duket e pakonsultuar ose minimalisht – e pakoordinuar me fqinjin tonë kryesor, me Kosovën, e cila bashkë me Bosnjën e Malin e Zi, e kanë bërë të dështojë që në fillim këtë iniciativë. Qeveria franceze, thuhet se ka dijeni për një paketë të plotë të kësaj iniciative, e cila në thelbin e vet zhvendos rajonin nga aksi i integrimit të shpejtë në Bashkimin Europian dhe e dyta, fut në labirinte të errëta pavarësinë e Kosovës”.

Për ish-diplomatin, Shaban Murati nisma mund të ketë efekte të tjera gjeopolitike.  “Realisht projekti serb është krijimi i një miniblloku të ri ekonomik dhe politik si alternativë apo sfidë ndaj Bashkimit Europian. Presidenti serb e shprehu hapur këtë pas refuzimit të BE-së për hapjen e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, kur tha se ‘refuzimi i BE-së tregon se sa të drejtë kemi ne që jemi lidhur me Rusinë dhe me Kinën’. Orientimin miniblloqeve ua jep shteti nismëtar ose shteti më i fuqishëm, që në rastin konkret është Serbia. Rusisë i interesojnë vatra të vogla ballkanike të shkëputura nga BE dhe prandaj Moska e përkrah projektin serb të zonës ekonomike ballkaniko-perëndimore”, argumenton Murati.

Për ekspertin për çështjet politike, Arben Çejku “për të patur një bashkëpunim rajonal të shkëlqyer dhe në frymën e integrimit në BE është i mjaftueshëm “Procesi i Berlinit”, i cili përfshin jo vetëm modelin “Schengen” dhe “Vishegrad” të bashkëpunimit, por merr në konsideratë specifikat e vendeve tona.” Prandaj qëndrimi i Çejkut është i qartë. “Ne, si shqiptarë, pavarësisht se ku jemi, e kemi të qartë agjendën tonë dhe si të tillë nuk ka nevojë të biem pre e propozimeve të vjetra, të cilat nuk kanë dobi dhe perspektivë për ne.”

Përfitime reale ekonomike apo thjesht politikë?

Zbatimi i Mini Shengenit Ballkanik është konsideruar i dobishëm nga kryeministri shqiptar Rama, pasi sipas tij nuk do të ketë më dogana për njerëzit dhe se bizneset e kapitalet do të përfitojnë financiarisht. Por eksperti i ekonomisë, Ilir Ciko nuk sheh ndonjë përfitim të dukshëm për qytetarët shqiptarë. Ai është kritik ndaj nismave alternative, sepse ekziston një model që duhet ndjekur, CEFTA.

“Liritë themelore brenda rajonit tonë trajtohen më së miri nga Marrëveshja CEFTA, në të cilën të tre vendet nismëtare të mini Shengenit bëjnë pjesë. Mendoj se rruga e duhur për arritjen e lirive nis së pari nga ndërtimi i tyre brenda vetë vendeve, e më pas brenda rajonit përmes zbatimit të CEFTA-s, për të cilën të gjitha vendet kanë rënë dakord. CEFTA është provuar si model i suksesshëm për integrimin rajonal dhe përgatitjen e vendeve për integrimin e vendeve në BE. Të gjitha vendet e ish-Europës Lindore e deri Bullgaria, Rumania e Kroacia kanë qenë pjesë e marrëveshjes deri në pranimin e tyre në Bashkimin Europian.”

Ilir Ciko druan, se përpjekjet për kanalizime alternative, selektive, në ndërtimin e lirive themelore në rajon, më shumë dëshmojnë pafuqinë e vendeve për të zbatuar një marrëveshje, e cila është promovuar nga ana e Bashkimit Europian si ndihmesë për përgatitjen e tyre për integrimin në BE.

Por a do ta ndryshonte kjo marrëveshje klimën e investimeve të huaja në rajon? Ilir Ciko ka një përgjigjje edhe për këtë argument. “Sërish jam tepër skeptik se kjo mund të ndodhë. Problemi i klimës së investimeve dhe tërheqja e investimeve të huaja në rajon nuk ndreqet duke shtuar edhe një marrëveshje të re, sado e mirë qoftë ajo. Investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri jo se mungon një marrëveshje bashkëpunimi me fqinjët –ajo ekziston, por ka mbetur në letër. Investitorët e huaj i shmangen Shqipërisë – dhe këtë e thonë anketimet e tyre dhe të organizatave ndërkombëtare – për shkak të korrupsionit të lartë, të problemeve me të drejtat e pronës, mosfunksionimit të gjyqësorit, ineficiencës së burokracisë, kostos së lartë të operimit, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar etj.  dhe nuk besoj se ndonjë prej këtyre problemeve zgjidhet me krijimin e një ‘mini Shengeni’ në Ballkan”.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vucic edi rama mini shengen ballkanik zoran zaev aleksander vucic edi rama mini shengen ballkanik zoran zaev

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet