AktualitetSociale

466 mln lekë…për të shkatërruar?! Shembet pjesë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, godina mbyllet për rikonstruksion, fadromat hedhin poshtë muret e monumentit të kulturës (E GJITHA NË HESHTJE)

VIDEO
Projekti që është marrë përsipër nga Instituti i Ndërtimit, pretendohet që të kryhet për 36 muaj, por nuk përcaktohet se kur kanë nisur dhe kur duhet të përfundojnë. Ndërsa buxheti i caktuar për projektin është shuma e 466 milion lekësh. 
Featured image of article: 466 mln lekë…për të shkatërruar?! Shembet pjesë nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, godina mbyllet për rikonstruksion, fadromat hedhin poshtë muret e monumentit të kulturës (E GJITHA NË HESHTJE) Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që materniteti “Mbretëresha Geraldinë” t’i nënshtrohet rikonstruksionit! Megjithatë duket se e vërteta ëshët krejt ndryshe pasi pamje që qarkullojnë në rrjet, të filmuara nga përfaqësues të Shoqërisë Civile, tregojnë qartë pjesë të godinës që janë hedhur në tokë.

Godina është shpallur monument kulturë e kategorisë së dytë, vendim që është marrë që më 5 mars të vitit 2007.  Projekti që është marrë përsipër nga Instituti i Ndërtimit, pretendohet që të kryhet për 36 muaj, por nuk përcaktohet se kur kanë nisur dhe kur duhet të përfundojnë. Ndërsa buxheti i caktuar për projektin është shuma e 466 milion lekësh. 

Deri më tani nuk ka asnjë reagim as nga Ministria e Shëndetësisë dhe as nga ajo e Kulturës, për të shpjeguar se përse një pjesë e godinës “monument kulture” është shembur.

PËR MË TEPËR NDIQNI PAMJET: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reparti i parë i maternitetit është inaguruar më 7 Maj 1937 pranë spitalit civil “Zogu I” për t’u kthyer në maternitetin e Tiranës që prej vitit 1942. Por mesa duket historiku nuk ka asnjë rëndësi për qeverinë, e cila ka vendosur që të shkatërrojë pjesë të godinës historike.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment