LIVE UPDATES
Aktualitet

“Me oksigjen dhe deksametazon”, drejtori i “Shefqet Ndroqit” tregon eksperiecën me COVID-19: Mjekova veten siç mjekoj

20 Mars 2021, 17:48 Nga DOSJA
“Me oksigjen dhe deksametazon”, drejtori i “Shefqet

TIRANË– Drejtori i Spitalit “Shefqet Ndroqi” Perlat Kapisyzi nuk i ka shpëtuar COVID-19. Eksperiencën me virusin e rrezikshëm ai e tregoi në News24 në emisionin “Kjo Javë”, ku tha se është trajtuar me oksigjen dhe deksametazon dhe është mjekuar siç mjekon pacientët.

“Unë nuk pata panik fare dhe pjesëtarë të familjes thanë nuk të paskemi njohur se të jesh kaq i qetë në këtë gjendje kaq të rëndë. U kurova në shtëpi, pata rënie saturimesh. Ra telefoni dhe pyetën bashkëshorten kush po e mjekon. Unë qesha me vete dhe thashë që nëse nuk mjekoj veten time… Më thanë jo po ne kemi dëgjuar që COVID-19 prek dhe sistemin nervor dhe kishte të drejtë, 80% prek sistemin nervor. Ajo ankesa që s’i kemi dhënë ushqim, ka pasur raste që është ushqyer dhe pas 30 minutash ka marrë familjarin dhe i ka thënë që nuk po më japin për të ngrënë. Për oksigjen dhe deksametazon, pa antiviralë. Mjekova veten siç mjekoj pacientët. Patjetër do i drejtohesha spitalit, por ndenja nën hije sepse nuk desha të bëhej një farë paniku”, deklaroi ai.

Sa i përket efekteve anësore të deksametazonit, Kapisyzi tha se bëhet një balancë mes efekteve pozitive dhe atyre negative.

Po marr një gjë të thjeshtë, aspirina, që disa e përdorin si fara kungulli. Dhe aspirina ka efekte anësore të sensibilitetit. Çdo ilaç që merret, duhet dhe bëhet një balancë mes efekteve pozitive apo negative, kush mbizotëron.
Përdorimi i kortikosteroidit tek diabetikët, profesori im më thoshte mjekoje pacientin sikur nuk është diabetik, jepi dozat e kortikosteroidit dhe përdor insulinën. Po të mos e përdorësh rrisim mortalitetin”, tha ai.

Po kështu profesori konfirmoi një lidhje mes COVID-19 dhe grupeve të gjakut, duke thënë se grupi A është më i rriskuar.

“Shtohet numri i studimeve që tregon se SARS-COV 2 ka afinitet më të madh ndaj grupit A dhe grupi zero është grupi më i favorizuar dhe sa i përket frekuencës dhe sa i përket formës. Gjithmonë preken me formë të lehtë”, u shpreh ai.

Kapisyzi tha se vaksinën duhet ta bëjnë të gjithë.

“Duhet ta bëjë vaksinën dhe dikush që e ka kaluar COVID-in. Kohët e fundit kanë dalë studime që një individ që e ka kaluar COVID-in të marrë dozën e vetme, jo dy doza, pas 3-4 muajsh. Shkalla e mbrojtjes me antitrupa tek pacientët që kanë marrë një dozë natyrale vaksine dhe marrin një dozë vaksine është e barabartë me ata që se kanë kaluar dhe marrin dy doza. Vaksinat, mesazhi im është më mirë të bëhet një vaksinë e cila e ka marrë autorizimin e EMA-s se sa të rrish pa vaksinë. Je 100% i sigurt se do prekësh, 5-10% se do jesh formë e rëndë dhe 2% se do shkosh në reanimacion dhe një përqindje e tillë dhe probabiliteti për të vdekur, dhe duke marrë një vaksinë të tillë jo vetëm nuk sëmuresh rëndë por jep dhe kontributin për shkëputjen e zinxhirit dhe rritjen e imunitetit të tufës”, u shpreh ai.

Kapisyzi tha se jemi larg imunitetit të tufës dhe se me sa kupton, vaksina nuk do jetë i vetmi mjet, arma e fundit për t’i dhënë fund kësaj pandemie.

Ashtu si për virusin e gripit, ku u shpikën medikamente si tamiflu po bëhen përpjekjet që nga fundi i këtij viti të dalin medikamente të cilët kurojnë koronavirusin dhe me këto përballohet plotësisht pandemia dhe ndoshta në 2022 do kthehemi në normalitetin e dikurshëm por asnjëherë si kemi qenë”, tha ai.

Sa i përket vendimeve të komitetit të ekspertëve për grumbullimet pas 25 marsit. Kapisyzi theksoi se gjithmonë vendimet merren duke u mbështetur në bazë të indikatorëve.

Nëna e gabimeve është marrja me mend e gjërave. Të shohim çfarë do ndodhë dhe në bazë të numrave ekspertët do vendosin më pas”, tha ai.

Lidhur me riinfektimet, ai pohoi se ka raste por jo në forma të rënda.

“Riinfektime në forma të rënda nuk kemi pasur, por riinfekimit është. Riinfektimet në forma të rënda janë kryesisht në mosha mbi 60 vjeç dhe riinfektime në forma të lehta në mosha nën 60 vjeç”, tha Kapisyzi.

Marrë nga BallkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet perlat kapisyzi perlat kapisyzi

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve