LIVE UPDATES
Aktualitet

Urgjencat tek “Shefqet Ndroqi“, drejtori Perlat Kapisyzi: Pacientët vijnë shumë vonë, që në hyrje e kuptojmë që…

20 Mars 2021, 17:17 Nga DOSJA
Urgjencat tek “Shefqet Ndroqi“, drejtori Perlat Kapisyzi:

TIRANË- Drejtori i spitalit ‘”Shefqet Ndroqi’’, Perlat Kapisyzi i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka folur për situatën e pacientëve, shifrat dhe medikamentet për COVID-19.

Kapisyzi thotë se pacientët tek ‘’Shefqet Ndroqi’’ vijnë shumë vonë, pasi ata refuzojnë fillimisht të vijnë në spital dhe nuk e kuptojnë që gjendja e tyre po rëndohet.

Ai thekson se që në hyrje duket një pacient që është në gjendje shumë të rëndë, dhe vetë stafi nuk di si t’ia thotë familjarëve. Sa i përket medikamenteve e trajtimeve, Kapisyzi referuar studimeve ndërkombëtare thotë se plazma nuk ka bërë mirë në luftën ndaj COVID-19, ndërsa në Shqipëri vetëm Infektivi ofron medikamentin Remdesivir.

PERLAT KAPISYZI: Kemi pasur raste shtatzënash, kemi pasur që nuk ia kanë dalë, por bebi ka shpëtuar. Kemi dhe rastin që të dy kanë shpëtuar. Ka shumë rëndësi në çfarë stadi vjen.

PYETJA: Terapia me plazëm, si funksionon, e përdorni?

PERLAT KAPISYZI: E kam thënë dhe herë të tejra që po shkruhet libri i COVID. Duke u shtuar, disa faqe grisen. Hiqen ca paragrafë. Kuptohet që edhe për plazmë, dhe shumë të tjerë ka pasur një optimizëm para ca muajsh për bërjen e saj, por kohët e fundit në studime të mëdha, database medicie, nstudime të forta për nga numri i tyre, studiuesit nuk e dinë, dhe kanë dalë në përfundimin se plazma nuk ka ndonjë efekt. Ka nga ata që thonë se meqenëse në plazëm ka elementë, mund të bësh dëm duke rritur efektin koagulues të COVID. Nuk ka bërë mirë në këndvështrimin për të luftuar COVID. Një nga mekanizmat kryesorë është mekanizmi autoimunë. Konflikt autoantitrupash ndaj indit të organizmit. Ne nganjëherë mund të bëjmë akoma më shumë.

PYETJA: 3 251 teste në 24 orët e fundit, 11 humbje jete dhe 519 raste, si duken shifrat sot?

PERLAT KAPISYZI: Situata është e rëndë. Përqindja është e lartë. Numri i fataliteteve ka rënë. Është përgjysmuar pothuajse. Do thoshim që situata do ishte e mirë me pak fatalitete. Një indikator, por kryesori është numri i të shtruarve dhe fataliteteve. 11 nuk janë pak. Fatkeqësisht dmth, por të them të drejtën vijnë shumë shumë vonë. Ne që në hyrje e kuptojmë.

PYETJA: Kush ka vigjilencë më të madhe?

PERLAT KAPISYZI: Ardhja e një të sëmuri rëndë është shumë komplekse. Ka të bëjë edhe me statusin social, kulturor të komunitetit. Kemi pacientë të cilët nuk pranojnë, duan të rrinë në shtëpi. Nuk, refuzojnë distancimin në spitale nga familjarët. Nuk e kuptojnë që vjen një moment që në të gjithë botën thuhet virus inteligjent. Ky virus lidhet me receptorcët ACE 2. Të sëmurët nuk e kuptojnë që janë duke u rënduar, prandaj në botë thoshin në mars këmbësorët e vdekur, sepse ecnin dhe binin. Pra, duhet një sensibilizim më i madh. Rënia e oksigjenit është alarm.

PYETJA: Deri në sa është e pranueshme?

PERLAT KAPISYZI: Nën 90 është urgjent. Po filloi të të bjerë, 95 e lart janë kufijtë për normalitetin. Por edhe për moshat mbi 70, 94. Tregon që diçka nuk po shkon mirë.

PYETJA: Holluesit e gjakut dhe kortizoni, që i marrin nga mjeku i familjes, edhe nëse nuk duhet të aplikohen. Dua t’ju pyes për Remdesivir, ilaçi aq i shtrenjtë që ka pësuar rënie të çmimit. Sa efektiv është, a e keni përdorur?

PERLAT KAPISYZI: Kemi pasur eksperienca. Kemi përdorur protokollin, pasi nuk kemi marrë pjesë në studime eksperimentale. Ka qenë eksperimental. Derisa u konfirmua nga Instituti i Shëndetit në SHBA. OBSH thotë se Remdesivir nuk ka ndonjë efekt në mortalitetin brenda 28 ditëve. Prandaj thashë libri i COVID po shkruhet, por që herë pas here ka. Përqasja është Remdesivir plus Dexametazon. Ka pasur familjarë që e kanë kërkuar. Ne Remdesivir nuk e ofrojmë. Por e ofron Infektivi që është në studim.

PYETJA: Në çfarë dite aplikohet?

PERLAT KAPISYZI: Thuhet që përdoret në, dy përqasje, kur je rëndë bashkë me Dexametazon, ose në gjendje të mesme.

Marrë nga BalkanWeb

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi perlat kapisyzi koronavirusi ne shqiperi perlat kapisyzi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale