LIVE UPDATES
Aktualitet

22 mln euro për çdo kilometër të ri, zbulohen të fshehtat e koncensionit Milot-Fier, gjysma e rrugës vetëm do riparohet,

9 Korrik 2020, 17:08 Nga DOSJA
22 mln euro për çdo kilometër të ri, zbulohen të

TIRANË– Dokumentet e tenderit të shumëpërfolur për një kontratë koncesionare për ndërtimin e disa segmenteve që mungojnë në autostradën Veri-Jug në Shqipërinë qendrore, në veçanti në aksin Thumanë-Tiranë dhe Tiranë-Kavajë, u publikuan të enjten nga Open Prokurement ndërsa qeveria dhe opozita shkëmbyen akuza për vjedhje dhe shpifje për atë që mund të bëhet koncesioni më i madh në historinë e re të Shqipërisë ose blofi më i madh.

Tenderi për atë që qeveria e ka prezantuar si Autostrada Milot – Fier, pritet të hapet brenda pak ditësh ndërsa palët e interesuara kanë afat deri në 29 shtator të këtij viti për të përgatitur dokumentet dhe ofertën për investimin që qeveria e vlerëson në 1.19 miliardë euro. Dokumentet e tenderit sugjerojnë se investitori do të jetë në gjendje të arkëtojë 4 miliardë euro përgjatë 35 viteve të kontratës koncesionare duke arkëtuar një tarifë bazë prej 7.5 eurosh për 100 kilometra, bazuar kjo në supozimin se në këtë rrugë do të qarkullojnë mesatarisht 30 mijë makina në ditë. Vlerësimi i dhënë nga qeveria në faqen 80 të dokumentit të tenderit tregon se në vitin e parë supozohet që të ardhurat të jenë 60 milionë euro ndërsa në vitin e fundit të koncesionit, në vitin 2055, të ardhurat supozohet se do të arrijnë në 187 milionë euro. Në total, vlerësimi i qeverisë është që të ardhurat e pritshme të koncesionarit nga viti 2024 deri në vitin 2055 do të jenë afro 4.1 miliardë euro shifër kjo nga e cila, koncesionari mund t’i ofrojë një pjesë të tyre shtetit. Në dokument shkruhet:

“Në rast se Ofertuesi konsideron se te ardhurat e parashikuara te projektit jane te kënaqshëm, ai mund të përcaktojë shpërblimin (përqindjen) e nivelit fillestar, mbi të cilin, ai do t’i kthejë një pjesë të përfitimit të tij shtesë shtetit.”

Thumanë-Kashar-Luz i Vogël

Autostrada që qeveria ka në plan të japë me koncesion është 112 kilometra e gjatë nga të cilat, 56 kilometra janë ekzistuese ndërsa të 1.2 miliardë eurot supozohet se do të duhet të përdoren për të ndërtuar 53 kilometra autostradë në segmentet Thumanë-Kashar-Kavajë. Dokumentet përcaktojnë autostradën e re si me dy korsi në secilin drejtim dhe me korsi emergjence, por në dokumente nuk saktësohet nëse këto autostrada do të kenë apo jo rrugë dytësore.

Pavarësisht emrit të madh, koncesioni i shpallur nga qeveria ka të bëjë me ndërtimin e dy segmenteve bazë, Thumanë-Kashar dhe Kashar-Luz i Vogël, të cilat do të ndërtohen në tokë të hapur pa lidhje me rrugët ekzistuese ndërsa në segmente të rëndësishme si Kavajë-Fier, koncesioni do të marrë përsipër të realizojë vetëm disa përmirësime. Në këtë kuadër, kostoja e parashikuar e investimit prej 1.19 miliardë eurosh sugjeron se çdo kilometër autostradë e re do të kushtojë afro 22 milionë euro për kilometër, deri më sot rruga më e kushtueshme në historinë e Shqipërisë.

Qeveria aktuale ka bërë përpjekje të tilla për të dhënë me koncesion këto rrugë edhe më parë. Dy vjet më parë qeveria “Rama” dha me koncesion të pakërkuar 21 kilometra autostradë nga Thumana  në Kashar për kompaninë Gener 2 për një kosto të përgjithshme prej 435 milionë eurosh. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi tërheqjen e shtetit nga kjo kontratë në janar 2020 pa shpjeguar arsye konkrete të mosrealizimit të saj.

Sipas dokumentit të tenderit, punimet për ndërtimin e autostradës do të vijojnë deri në vitin 2025 ndërsa kontrata do të nënshkruhet para fundit të këtij viti. Koncesionari pritet të fillojë të arkëtojë të ardhura duke filluar që nga viti 2024. Dokumenti parashikon që qeveria merr përsipër të garantojë 121 milionë euro të ardhura për koncesionarin deri në vitin 2020 në rast se trafiku në rrugë nuk mjafton për të justifikuar investimin por pjesa tjetër e investimit do të duhet të bëhet nga sipërmarrësi privat.

Opozita politike në Shqipëri akuzoi menjëherë kryeministrin Edi Rama se ka një plan tjetër vjedhjeje pas këtij koncesioni dhe se fituesi është i paracaktuar. Kryeministri hodhi poshtë një sugjerim të tillë. Në çdo rast, kompanitë e interesuara do të kenë afërsisht 90 ditë kohë për të planifikuar një investim me vlerë mbi 1 miliardë euro dhe për të hyrë në një kontratë koncesionare 35 vjeçare në një kohë kur bota po përjeton krizën e koronavirusit të ri.

Marrë nga Reporter.net

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet celet gara per aksin milot-fier edi rama milot-fier celet gara per aksin milot-fier edi rama milot-fier

Sondazh

Poll
Aktualitet 9 Korrik 2020, 15:35

TIRANË– Rreth 50 metra larg banesës së familjes Josifi në Kombinat, po në këtë zonë, një ambient familjar ishte lëshuar me qira, ku sipas banorëve jetonin ...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më