Aksident në autostradën Milot-Thumanë/ Një automjet del nga rruga, plagosen 4 persona, humb jetën rrugës për në spital një prej tyre
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
Aksidenti në autostradën Milot-Thumanë, një prej të plagosurve ndërron jetë rrugës për në spit...
VIDEO/ Aeroplani me mbi 200 pasagjerë në bord rrëzohet në Indi 12 Qershor, 11:09 Kaos në Indi/ Avioni...
Rinumërimi/ Berisha: Qëllimi i parë i PD është ky, ne nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve ...
DETAJE nga vrasja në Klos/ Dy kushërinjtë u konfliktuan fizikisht dhe më pas 32-vjeçari e goditi me thikë! ...
TIRANË- Komisioneri Publik ka dalë sot kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për prokurorin Ludovik Dodaj. Në një njoftim për mediat, KP shkruan se vendimi i KPK është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë. Në njoftim po ashtu theksohet që shkaqet e këtij animimi të merren në shqyrtim nga KPA-ja dhe në fund të procesit të shkarkohet Dodaj.
NJOFTIMI I PLOTË
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës. Komisioneri Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe, për rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 255, datë 8.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ludovik Dodaj. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka pushuar çështjen për vjedhjen e pasaportave në ambasadën shqiptare në Greqi. Në vendim thuhet se është ...
ITALI– Dy vite pas vrasjes së një shqiptari në Itali, Gjykata e Tranit në Itali ka dhënë vendimin për autorët e vrasjes së 24-vjeçarit Viktorjan P...
TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur shtyrjen për në nëntor të gjykimit ...
TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçare me iniciale D.S., e cila ishte shpallur në kërkim. E reja kërkohej për disa vepra penale si “...
TIRANË– Ditën e djeshme në një nga maternitetet e Tiranës, një fëmijë ka lindur i mbështjellë me me qese amniotike, ku ndryshe në gjuhën popullore quhet “i...
TIRANË- Akademia e Shkencave ka ndërhyrë në debatin publik që po mban gjallë diskutimet në rrjetet sociale por edhe mes studiuesve në lidhje me dy figurat ...
TIRANË– Gjykata ka caktuar një masë të re sigurie për Vladimir Gjutën, për dy vepra të reja penale, “Kanosja” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Gjuta për...
TIRANË- Rëndohet situata e të infektuarve me COVID-19. Dosja.al mëson se sot janë nisur drejt spitalit Infektiv 2 pacientë që ndodhen në gjendje të rëndë. ...
GREQI– Një shtetas shqiptar, drejtues i grupit famëkeq të gjobave ndaj biznesit në Koridhalo të Greqisë është vënë nën pranga pas një operacioni të madh ...