LIVE UPDATES
Ekonomi

2030, Viti ZERO i pensioneve në Shqipëri, sistemi do të hasë vështirësi në përballimin e situatës

25 Gusht 2021, 10:37 Nga DOSJA
2030, Viti ZERO i pensioneve në Shqipëri, sistemi do të hasë

Nga Prof. As. Klodian Muço

Në 2030, sistemi i pensioneve në Shqipëri mund të shkojë në paaftësi paguese. Është një skenar realist, nëse marrim në konsideratë projeksionet demografike dhe rritjen e vazhdueshme të deficitit të skemës së pensioneve.

2030 nuk është një vit çfarëdo është viti në të cilin dalin në pension fëmijët e ‘baby boom’ të periudhës së ish komunizmit, pra ata që kanë lindur në periudhën 1963-1965, kur Shqipëria ishte në kulmin e realizimit të planit të tretë pesëvjeçar. Ata fëmijë do të mbushin 65-67 vjeç e do trokasin në dyert e ISSH-së për të përfituar një pension pleqërie edhe pse shumë prej tyre, një pjesë të viteve të punës i kanë kryer në emigracion.

Në 2030, nëse nuk do merren masa paraprake, sistemi do ta ketë të vështirë për të mos të thënë të pamundur të qëndrojë në “këmbë”.

Për ta bërë më të kuptueshme situatën, mjafton të mendohet që në 1979-n, në Shqipëri ka pasur vetëm 76 mijë persona mbi moshën 65 vjeç (vetëm 2.3% e popullsisë shqiptare ishte mbi 65 vjeç). Në 2011 ky numër u katërfishua duke arritur në 318 mijë. Aktualisht numri i personave mbi moshën 65 vjeç është 437 mijë persona të cilët përbëjnë 15.3% të totalit të popullsisë.

Mbas 10 vjetësh sipas projeksioneve aktuale do të kemi mbi 588 mijë persona mbi 65 vjeç apo mbi 21% të totalit të popullsisë. Në këto projeksione nuk është marrë në konsideratë ikja e të rinjve apo emigracioni në masë.

Nëse do të analizonim emigracionin shqiptar ndër vite, sipas moshave, do të vërenim se mbi 2/3 e personave që lënë përfundimisht Shqipërinë sipas Unicef janë nën moshën 30 vjeç. Kjo ndoshta është edhe një ndër arsyet kryesore pse mosha mesatare në Shqipëri ka pasur rritje shumë të shpejtë përgjatë tranzicionit, duke kaluar nga 21.4 vjeç që ish në 1990 në 33.6 vjeç në 2017.

Ndërsa numri i pensionistëve siç u lartpërmend është në një rritje të shpejtë, numri i personave në moshë pune duket se do të jetë në një rënie të vazhdueshme sipas INSTAT, duke kaluar nga 1.76 milionë që është aktualisht në 1.56 milionë në 2031. Pa harruar këtu që raporti ndërmjet popullsisë aktive (20-65 vjeç) dhe pensionisteve ka tendencë të dyfishohet brenda një gjenerate, duke kaluar nga 36.6% që është aktualisht në rreth 52% në 2031, kjo nënkupton një rritje të barrës së sigurimeve shoqërore me mbi 42%. Pra, duke mos ndryshuar kushtet e tjera, praktikisht nevojitet një rritje e produktiviteti me 42%.

Nga ana tjetër, nëse në 1990 popullsia e Shqipërisë ishte 3.2 milionë banorë nga të cilët paguanin sigurime shoqërore më shumë se 1.4 milionë persona dhe përfitonin pension pleqërie më pak se 350 mijë veta (pra kishim 4 kontribuues për 1 përfitues pensioni) aktualisht popullsia ka rënë në 2.85 milionë banorë, nga të cilët paguajnë sigurime shoqërore 778 mijë persona e përfitojnë pension mbi 640 mijë persona apo 1.2 kontribuues për 1 përfitues.

Përgjatë tranzicionit, ndërkohë që numri i personave që paguanin sigurime shoqërore ka rënë me rreth 47% përfituesit e pensionit të pleqërisë janë rritur me mbi 82%.

Pra jemi në një situatë shumë të vështirë ku mund të thuhet me bindje se reforma e pensioneve që hyri në fuqi në vitin 2015 e cila rriti moshën e pensioneve ka dështuar me sukses pasi ajo thjesht shtyu problemin në kohë, por nuk e zgjidhi atë.

Kjo duket më së miri në faktin që në 6-mujorin e parë të 2021 që kishim një rritje të kontributeve në krahasim me 2020 (kryesisht si pasojë e rritjes së kontributeve nga rritja e pagës minimale e mbi 200 mijë personave) deficiti i skemës u rrit me 2.3 miliardë lekë apo 23% vetëm pse plotësuan kriteret për pension 11000 mijë persona të rinj. Imagjinoni se çfarë do ndodhi nga 2023 e në vijim kur numri i pensionistëve të rritet në mënyrë të ndjeshme.

Pa harruar këtu faktin që niveli i pensioneve mesatare në Shqipëri është më i ulët sesa minimumi jetik, pasi nëse do pensionet e pleqërisë do të ishin të indeksuara edhe në varësi të minimumit jetik atëherë më shumë gjasa skema e sigurimeve do të gjendej në një situatë shumë të vështirë ekonomike.

Në të tilla kushte mund të thuhet se cilat janë disa nga zgjidhjet e mundshme?! Një ndër to është një rishikim i thellë i sistemit të pensioneve me kuotë 100 apo 103, ku të merren në konsideratë mosha plus vitet e kontributeve, një reformë e ngjashme është zbatuar në Itali dhe me gjithë vështirësitë e veta duket se po jep deri diku frytet e para. Një mënyrë tjetër është ajo e pensioneve private ku mund të ishte ndoshta edhe më e thjeshtë për të çuar në një rritje graduale të pensioneve në të ardhmen./Monitor/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi klodian muco sistemi i pensioneve ne shqiperi klodian muco sistemi i pensioneve ne shqiperi

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin