LIVE UPDATES
Ekonomi

Rënia e kredive me probleme ul fondin e provigjioneve në nivelet e para pandemisë

25 Gusht 2021, 06:40 Nga DOSJA
Rënia e kredive me probleme ul fondin e provigjioneve në nivelet e

TIRANË– Përmirësimet në raportin e kredive me probleme kanë bërë që vlera e fondit rezervë të sektorit bankar për humbjet e mundshme të zbresë në nivelet e para pandemisë.

Të dhënat e bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera totale e fondit të provigjioneve në mesin e këtij viti ishte 30.5 miliardë lekë, në rënie me 9% që nga fillimi i vitit dhe me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e provigjioneve është më e ulëta e regjistruar që prej tremujorit të fundit të vitit 2019, ndërsa përfaqëson vlerën e dytë më të ulët që prej vitit 2010 deri më sot.

Gjendja e provigjioneve është një indikator direkt i cilësisë së aktiveve dhe kryesisht të portofolit të kredisë së bankave. Sa më e madhe vlera e provigjioneve aktive, aq më e madhe është vlera e kredive të këqija dhe humbjeve të pritshme.

Pas viti 2009, vlera e provigjioneve u rrit me ritme të shpejta, duke reflektuar rritjen e raportit të kredive me probleme. Vlera e tyre arriti kulmin në vitin 2014, kur sektori bankar kishte pothuajse 94 miliardë lekë ose rreth 670 milionë euro provigjione në bilancin e vet. Gjatë viteve në vijim, kjo shumë filloi një rënie graduale, e lidhur me uljen e vlerës së kredive të këqija në balance. Kjo ulje erdhi sidomos falë fshirjes ose nxjerrjes së tyre jashtë bilanceve. Në fund të vitit 2019, vlera e provigjioneve preku vlerën e 28.7 miliardë lekëve, niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2010. Me shpërthimin e pandemisë, provigjionet iu rikthyen sërish një rritjeje të përkohshme, të lidhur me rreziqet e shtuara që ajo solli për huamarrësit e sektorit bankar. Megjithëse masat e përkohshme të Bankës së Shqipërisë nuk kërkonin riklasifikimin dhe provigjionimin e kredive të risturkturara, sërish bankat ndoqën një qasje të kujdesshme dhe i rritën provigjionet, deri sipër vlerës së 33 miliardë lekëve në fund të tremujroit të parë 2021. Në tremujorin e dytë, provigjionet pësuan një rënie të ndjeshme duke zbritur poshtë vlerave të marsit 2020, kohë kur ekonomia u prek nga pandemia.

Rënia e provigjioneve mund të interpretohet si një sinjal pozitiv, i shoqëruar edhe me uljen e raportit të kredive me probleme në 7.1%, niveli më i ulët që nga fillimi i vitit 2009. Kjo do të thotë se pritjet për humbje nga kreditë tashmë janë më të ulëta. Me sa duket, përmirësimi i situatës epidemiologjike dhe i gjendjes së ekonomisë reale në tremujorin e dytë ka ndikuar pozitivisht aftësinë paguese të huamarrësve, duke ulur pritshmëritë për humbje në sektorin bankar.

Ulja e provigjioneve po jep efekte pozitive edhe në performancën financiare të bankave. Për gjysmën e parë të këtij viti, fitimi neto i sektorit arriti në 10.5 miliardë lekë, në rritje me 46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./E.Shehu/Monitor/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë kredi te lira banka e shqipërisë kredi te lira


Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete