LIVE UPDATES
Ekonomi

Më pak hua “të buta” nga jashtë, tani dominon borxhi me kushte tregu

25 Gusht 2021, 06:41 Nga DOSJA
Më pak hua “të buta” nga jashtë, tani dominon borxhi

TIRANË– Huamarrja me kushte të buta po zë një peshë gjithnjë e më të ulët në borxhin e jashtëm të qeverisë shqiptare.

Statistikat e Ministrisë së Financave tregojnë se në mesin e këtij viti, borxhi me terma preferenciale apo koncesional përbënte më pak se 40% të stokut të borxhit të jashtëm, ndërsa pesë vjet më parë ky borxh zinte më shumë se 50% të totalit.

Borxhi koncesional në mesin e këtij viti kishte vlerën e 1.9 miliardë eurove. Krahasuar me pesë vjet më parë, korxhi koncesional është rritur me vetëm 2%, ndërsa borxhi i jashtëm i siguruar me kushte të zakonshme tregtare është rritur me 55%.

Ndryshimi në strukturën e borxhit ka ardhur sidomos pasi qeveria shqiptare nisi të aplikonte dalje periodike në tregjet ndërkombëtare për të siguruar hua nëpërmjet emetimit të eurobondeve. Kjo huamarrje zëvendësoi borxhin që në pjesën më të madhe nga vendet partnere, institucionet ndërkombëtare apo bankat e zhvillimit, me kushte preferenciale. Që prej vitit 2018, borxhi me terma tregtarë po dominon në mënyrë të qëndrueshme strukturën e borxhit të jashtëm të qeverisë shqiptare.

Mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, në mesin e këtij viti Shqipëria kishte një stok të borxhi të jashtëm në vlerën e rreth 4.8 miliardë eurove. Në pesë vitet e fundit, stoku i borxhi të jashtëm është rritur me rreth 30% dhe ndikimin kryesor e kanë dhënë emetimet e eurobondeve. Kjo ka sjellë ndryshme edhe në strukturën të analizuar sipas llojit të huadhënësve. Në mesin e këtij viti huadhënësit privatë (në pjesën më të madhe nënshkruesit e eurobondit) mbanin pothuajse 30% të borxhit të jashtëm, nga 23% që zotëronin një vit më parë.

Huadhënësit publikë dhe institucionalë vazhdojnë të mbajnë ende rreth 70% të borxhit të jashtëm. Borxhi shumëpalësh dominon me një shumë totale prej afro 2.7 miliardë eurosh ose 56% të totalit. Huadhënësit kryesorë në këtë grup janë Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Islamike për Zhvillim dhe BERZH. Pjesa e mbetur është borxh përmes marrëveshjeve dypalëshe, kryesisht nga qeveritë e vendeve të huaja. Kreditorët kryesorë janë Italia dhe Gjermania, me 65% të borxhit total dypalësh prej 722 milionë eurosh.

Për 6-mujorin 2021 qeveria shqiptare pagoi 6.5 miliardë lekë interesa për borxhin e jashtëm, në rritje me 55% krahasuar me një vit më parë. Për periudhën 2016-2020, janë paguar mesatarisht 11.6 miliardë lekë interesa borxhi në vit, në rritje, në rritje me 40% krahasuar me periudhën 2011-2015. Në terma realë, pagesat për interesa borxhi në pesëvjeçarin e fundit kanë arritur në rreth 0.75% të PBB-së në vit, nga 0.6% që kishin qenë në pesëvjeçarin paraardhës. Rritja e stokut të borxhit, por edhe zhvendosja më e madhe e tij drejt termave të tregut kanë ndikuar në një rritje të shpenzimeve për interesa borxhi, sidomos pas vitit 2018./ E.Shehu/Monitor/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi borxhi ekonomik ne shqiperi kredimarrje borxhi ekonomik ne shqiperi kredimarrje


Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari