LIVE UPDATES
Aktualitet

ZYRTARE/ “Burracak u ngope me lekët e shtetit”, Tufa padit Brahon dhe Tarifën për shpifje, dëmshpërblimi që kërkon

5 Dhjetor 2019, 18:49 Nga DOSJA
ZYRTARE/ “Burracak u ngope me lekët e shtetit”, Tufa padit

TIRANË– Ish-drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa ka paditur nga Zvicra ku ka kërkuar azil politik, deputetin socialist Spartak Braho dhe ish-ambasadorin Fatos Tarifa.

Burime nga prokuroria bëjnë me dije për Dosja.al se Tufa e ka depozituar padinë në Prokurori ditën e sotme, teksa akuzon Brahon dhe Tarifën për shpifje. Tufa kërkon si shpërblim shumën e parave prej 250 mijë lekësh.

“I dëmtuari shtetasi Agron Tufa me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kërkesës për gjykim drejtuar dhomës penale Tiranë, ka si shkak veprimet e të akuzuarit Fatos Tarifa që me anë të ‘Fyerjeve’ dhe ‘Shpifjeve’ kryera këto botërisht me anë të Gazetës ‘Dita’ kanë konsumuar kundërvajtjen penale parashikuar nga nenet 119 dhe 120 i kodit penal pas deklaratave të tyre të bëra në një gazetë shqiptare.

Tufa, si Drejtor Ekzekutiv i Institutit për studimin e Krimeve të Komunizmit ka studiuar pasojat e lëna nga krimi komunist në Shqipëri, me objekt, grumbullimin, ruajtjen dhe administrimin e materialeve që dëshmojnë krimet e komunizmit në Shqipëri, përfshi këtu të gjithë autorët, si funksionarë të shtetit komunist nga periudha 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990. Ai pretendon se për shkak të veprimtarisë së institucionit kanë nisur sulmet mediatike nga persona me edhe pa pushtet.

Sulmet nisën të intensifikohen pas publikimit me prova e fakte të krimeve të kryera nga komunistët duke filluar nga njësitet guerile prej vitit 1941 gjatë luftës civile 1943-1944 dhe më pas instalimin e regjimit barbar komunist dhe përgjegjësit e tyre i ka materializuar në një libër voluminoz. Dhe sipas arsyetimit, Tufa e ka bërë çdo veprim në përmbushje të funksionit të tij publik të përcaktuar në ligj.

Ndaj tij kanë nisur sulme publike me fyerje e shpifje nga më të ulëtat që bien ndjesh jo vetëm me etikën humane por edhe me kodin penal. Tufa deklaron se ka pasur sulme e kërcënime nga persona anonimë, ku me anë të mesazheve kanë kërcënuar atë dhe familjen e tij për jetën.

Përmbajtja e këtyre kërcënimeve ka qenë dukshëm për shkak të detyrës, sepse i kanë kërkuar se nuk duhet t’i zbardhë krimet e komunizmit…dhe se përmend emrat e të ashtuquajturëve luftëtarë partizanë apo ish-funksionarë të regjimit të diktaturës dhe në këtë mënyrë e kanë kërcënuar në vazhdimësi, për të cilat i dëmtuari akuzues ka paraqitur organit të Prokurorisë së Rrethit Tiranë edhe kallëzim penal.

Për këto kërcënime Tufa ka vënë në dijeni edhe ambasadat e huaja në vend, atë të SHBA, BE, OSBE, etj.

Përveç zotit Tufa, kërcënime të drejtpërdrejta, verbalisht dhe me mesazhe kanë marrë edhe bashkëshortja me fëmijët e tij.

Në kushtet e sulmeve ndaj tij dhe familjes, më 3 dhjetor Tufa ka vendosur të largohet nga Shqipëria duke kërkuar azil politik në një vend të BE-së dhe prej aty ka paraqitur dorëheqjen.

Pa kaluar as 24 orë nga lajmi bërë publik nga mediat, për largimin e tij nga Shqipëria dhe kërkesës për azil politik, ndaj Z. Agron Tufa filluan përsëri sulmet, por këtë radhë ishin të identifikuara dhe erdhën nga i akuzuari shtetasi Fatos Tarifa, i cili me anë të një artikulli në gazetën ‘Dita’ me titull ‘Iku Tufa, një mashtrues e një plagjiator më pak’, të datës 4.12.2019 ka ‘fyer’ dhe ‘shpifur’ në forma të ndryshme si: ‘Qytetar i padenjë i Republikës..karrierën e tij akademike dhe profesionale e kish ngritur mbi një mashtrim të madh’, ‘plagjiator që vodhi studimet e të tjerëve dhe me to fitoi një gradë shkencore të pamerituar’, dhe ‘falsifikator i paskrupullt dhe i rrezikshëm’ e ‘drejtues i padenjë i institucioni’, ‘intelektual burracak e sherrxhi’ dhe ‘poet i përkëdhelur i të gjitha qeverive’. Të tjera fyerje dhe shpifje pasojnë; ‘S’kishte të hante, s’kishte veshmbathje, ishte i mbyllur për vite në burg’ dhe ‘jetonte në kushtet e një mungese të plotë lirie e dinjiteti njerëzor’, ‘në një proces gjyqësor pa asnjë meritë..që.. (Tufa) vetë e provokoi dhe si një burracak e braktisi’”, thuhet ndër të tjera në padi.

Gjithashtu në padi ngrihen edhe akuza ndaj Brahos.

“…nga i akuzuari shtetasi Spartak Braho, i cili me anë të një artikulli në gazetën ‘Dita’ me titull ‘Pasi vodhi iku si të parët e tij ballistë’ të datës 4 dhjetor 2019 ka ‘fyer’ dhe ‘shpifur’ në forma të ndryshme si: ‘Hajdut e mashtrues i neveritshëm’, ‘njeri ordiner’ dhe ‘bëmat e ndyra të këtij njeriu’ si ‘vjedhjet e institucionit që drejtonte’, ‘abuzimet me paratë e taksapaguesve shqiptarë’ e ‘plagjiaturë në universitet’. Të tjera fyerje dhe shpifje pasojnë; ‘Ai (Tufa) iku i ngopur me lekët e shtetit dhe të kuvendit, tek të parët e tij që ikën si minj’ dhe ‘pavarësisht se zullumet e tij nuk kanë të sosur…për hajdutllëqet e tij’, ‘hajdut me vese tejet të rrezikshme shoqërore’, ‘milionat e qeverisë nuk i munguan dhe me siguri ka marrë me vete andej nga ka shkuar’.

I akuzuari me anë të këtyre fjalëve ka shpifur duke fyer, viktimës akuzuese, shtetasin Agron Tufa. I akuzuari Spartak Braho, e di që shtetasi Agron Tufa nuk ka qenë asnjëherë anëtar i organizatës së Ballit Kombëtar dhe të parët e tij nuk kanë qenë ballistë por duke shpifur ka për qëllim të dezinformojë opinionin publik për fakte që nuk ekzistojnë”.

I akuzuari Spartak Braho është i vetëdijshëm që viktima nuk ka qenë asnjëherë ndjekur penalisht apo i proceduar administrativisht për hajdut dhe mashtrues, madje edhe i cilësuar si njeri ordiner, por me këto fraza të përdorura gjatë intervistës ka shpifur dhe fyer me qëllimin e vetëm për t’i ofruar opinionit publik se Agron Tufa nuk është ai që ju njihni për njeri të ndershëm por si njeri me vese dhe probleme me moralin,”– thuhet në akuzat e ngritura ndaj Brahos.

Një ditë më parë shkrimtari Agron Tufa ka reaguar pas një shkrimi të publikuar nga deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, teksa ky i fundit shkruante se edhe atje ku ka ikur (referuar azilit që ka marrë shkrimtar) të gjejë vrimë të futet pasi nuk u shpëton dot denoncimeve.

Agron Tufa ka qenë në qendër të sulmeve nga maxhoranca, të cilët e akuzonin se po shtrembëronte historinë dhe e kërcënuan me shkarkim nga pozicioni që mban. Debatin më të ashpër publik Tufa e ka pasur me deputetin e PS, Spartak Braho.

Herë pas herë, vetë shkrimtari ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet kërcënuese që ka marrë, edhe nëpërmjet avokatit të tij Kujtim Cakranit. Tufa publikoi edhe mesazhet në rreshtat e të cilëve shkruhej edhe se e priste gropa.

Si nisi përplasja?

Më 1 prill 2019, Braho ka akuzuar Tufën, se po nxin historinë. Braho tha se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj.

Tufa i është deklaratave të deputetit të PS-së, duke i bërë thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendinë.

Në kohën që replikat vazhduan, ish-ambasadori Fatos Tarifa u bë pjesë e debatit duke e quajtur Tufën “fshatar”, ndërkohë që edhe Sabit Brokaj u bë pjesë e debatit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa agron tufa dhe spartak braho fatos tarifa spartak braho tufa padit brahon dhe tarifen agron tufa agron tufa dhe spartak braho fatos tarifa spartak braho tufa padit brahon dhe tarifen

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Dhjetor 2019, 16:34

TIRANË- Specialistët në Shqipëri mendojnë se pasojat e rënda pas tërmetit të 26 Nëntorit në një pjesë të konsiderueshme të territorit, kanë si shkak përve&...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj