LIVE UPDATES
Ekonomi

Zv.presidenti i BERZH: Ekonomia shqiptare do rritet 4.5% këtë vit, më e ulët se norma mesatare për Ballkanin Perëndimor

20 Shtator 2021, 05:26 Nga DOSJA
Zv.presidenti i BERZH: Ekonomia shqiptare do rritet 4.5% këtë vit,

Një valë tjetër pandemike mund të ndikojë rëndë në kushtet e udhëtimit ndërkombëtar dhe kërkesën e jashtme për produktet shqiptare, pasi më shumë se 75% e eksporteve shqiptare janë të destinuara për tregjet e BE-së. Gjithashtu mund të ndërpresë rimëkëmbjen e flukseve të dërgesave të emigrantëve, të cilat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për familjet shqiptare

Intervistë me zëvendëspresidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jürgen Rigterink

Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria e kaluan krizën pandemike përgjithësisht më mirë nga sa parashikohej fillimisht, duke reflektuar një performancë më të fortë se sa pritej për eksportin, mbështetje të gjerë fiskale dhe zbutjen e hershme të masave të distancimit shoqëror në disa ekonomi.

Zëvendëspresidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Jürgen Rigterink, i cili së fundmi zhvilloi një vizitë në Tiranë, në një intervistë të posaçme për “Monitor”, tha se konsumi i familjeve po zgjerohet, rritja e kërkesës globale po nxit eksportet e mallrave dhe sektori i turizmit, gradualisht po rimëkëmbet nga nivelet më të ulëta të një viti më parë.

Megjithatë, shton ai, perspektiva mbetet e pasigurt, për shkak të kufizimeve të udhëtimit, që po zbatohen kohët e fundit, dhe nivelin e Investimeve të Huaja Direkte, që mbeten gjithashtu nën nivelet e tyre të para krizës.

BERZH pret që PBB-ja në Shqipëri të zgjerohet me rreth 4.5% këtë vit, pak më e ulët se norma mesatare për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në 5.1%.

Rigterink shton se kriza COVID-19 duhet të përdoret si një mundësi për rindërtimin e ekonomive më të gjelbra, më gjithëpërfshirëse dhe të dixhitalizuara, si diversifikimi i burimeve të energjisë së gjelbër, investimet në hekurudha, apo nxitja e aktivitetit të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme.

Si do ta vlerësoni ecurinë e ekonomisë në shtetet e Ballkanit gjatë pandemisë? A ishte në linjë me pritshmëritë tuaja? Nëse mund të jepni më shumë informacion rreth Shqipërisë?

Ballkani Perëndimor, në tërësi, e përballoi relativisht mirë ndikimin e pandemisë. Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u tkurr mesatarisht me 3.2% në 2020-n. Megjithatë, shtrirja e ndikimit dhe kanalet e transmetimit ndryshuan midis vendeve. Shqipëria dhe Mali i Zi, që kanë varësi të lartë nga turizmi, u prekën kryesisht nga kufizimet në udhëtimet e brendshme dhe ndërkombëtare. Vendet me baza relativisht të mëdha prodhuese si Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia u goditën nga ndërprerja e zinxhirëve globalë të furnizimit.

Rënia e dërgesave të emigrantëve goditi konsumin e familjeve në Kosovë dhe në një shkallë të caktuar, edhe në vendet e tjera. Sidoqoftë, rezultati ishte përgjithësisht më i mirë nga sa prisnim, duke reflektuar një performancë më të fortë se sa pritej për eksportin, mbështetje të gjerë fiskale dhe zbutjen e hershme të masave të distancimit shoqëror në disa ekonomi.

PBB-ja e Shqipërisë u tkurr me 3.3% në vitin 2020, kryesisht për shkak të ndikimit në sektorin e mikpritjes dhe nga tkurrja e konsumit të familjeve. Rënia ekonomike nuk ishte aq e keqe sa mendohej, kryesisht për shkak të politikave fiskale lehtësuese dhe një zgjerimi të fortë të investimeve, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Si do ta vlerësonit shpejtësinë e rimëkëmbjes për vendet e Ballkanit dhe për Shqipërinë në veçanti?

Në vitin 2021, rimëkëmbja në Shqipëri dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka marrë ritme të shpejta. Vaksinimi po përparon, lëvizshmëria e njerëzve është kthyer gjerësisht në nivelin e para pandemisë, dhe prodhimi industrial, shitjet me pakicë dhe kërkesa për eksportet kanë qenë të forta. Sektori i turizmit gjithashtu duket se po rimëkëmbet.

Pasi qeveria hoqi të gjitha kufizimet pandemike për të huajt që hyjnë në vend, numri i turistëve të regjistruar në fillim të sezonit 2021 pothuajse arriti nivelin e para pandemisë. Megjithatë, perspektiva mbetet e pasigurt për shkak të kufizimeve të udhëtimit, që po zbatohen kohët e fundit, dhe nivelin e Investimeve të Huaja Direkte, të cilat mbeten gjithashtu nën nivelet e tyre të para krizës.

Tendencat në Shqipëri janë të ngjashme me ato në Rajonin e Ballkanit Perëndimor – konsumi i familjeve po zgjerohet, rritja e kërkesës globale po nxit eksportet e mallrave dhe sektori i turizmit gradualisht po rimëkëmbet nga nivelet më të ulëta të një viti më parë. Në Shqipëri, rritja e investimeve është e fortë, për shkak të aktiviteteve të vazhdueshme të rindërtimit pas tërmetit. Politikat lehtësuese fiskale dhe monetare po mbështesin rimëkëmbjen ekonomike. Ne presim që PBB-ja në Shqipëri të zgjerohet me rreth 4.5% këtë vit, pak më e ulët se norma mesatare për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, e cila parashikohet në 5.1%.

Ecuria ekonomike e Shqipërisë gjatë vitit 2020 ishte shumë më e mirë sesa parashikimi juaj fillestar për një rënie prej -9.5%. Si e shpjegoni këtë?

Fillimisht, ne prisnim një rënie të madhe të PBB-së në të gjitha vendet, që kishin një varësi të lartë nga turizmi. Kjo ndodhi realisht në vende si Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia.

Sidoqoftë, në rastin e Shqipërisë, kolapsi i turizmit u amortizua, në një masë të madhe, nga një zgjerim i aktiviteteve të sektorit të ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 2020, të lidhura me aktivitetet e rindërtimit pas tërmetit.

Për më tepër, rënia e numrit të mbërritjeve të huaja ishte më e butë në Shqipëri, në krahasim me vendet e tjera të përmendura. Integrimi relativisht i kufizuar i Shqipërisë në zinxhirët e vlerave rajonale dhe globale mbrojti, deri diku, eksportet e mallrave të vendit.

Europa dhe bota po vuajnë nga një valë tjetër pandemike. Si pritet të ndikojë kjo në shpejtësinë e rimëkëmbjes në Shqipëri dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor?

Një valë tjetër pandemike mund të ndikojë rëndë në kushtet e udhëtimit ndërkombëtar dhe kërkesën e jashtme për produktet shqiptare, pasi më shumë se 75% e eksporteve shqiptare janë të destinuara për tregjet e BE-së. Gjithashtu mund të ndërpresë rimëkëmbjen e flukseve të dërgesave të emigrantëve, të cilat janë një burim i rëndësishëm i të ardhurave për familjet shqiptare. Kushtet e pafavorshme në tregjet financiare, për shkak të rritjes së pasigurisë, mund të ndikojnë në koston e aksesit në tregje, duke kufizuar më tej politikën fiskale dhe financat publike.

Cilat janë mësimet që duhet të nxjerrë rajoni nga pandemia? Si mund ta kthejnë krizën në mundësi?

Kriza e koronavirusit ka ekspozuar dobësitë ekzistuese në modelin tonë ekonomik dhe ka nxjerrë në pah rrezikun që ngjarjet jo-ekonomike, të tilla si pandemia shëndetësore, mund të paraqesin për ekonominë. Nëse kjo krizë nuk na ka mësuar rreziqet e mundshme të ndryshimit të klimës, asgjë tjetër nuk do ta bëjë këtë.

Mësimet e nxjerra janë:

1) Kompleksiteti i zinxhirëve të furnizimit global i bën ata të prekshëm me ndërprerjen më të vogël, duke dhënë një ndikim potencialisht të madh.

2) Orientimi drejt efikasitetit të kostove (outsourcing – kryerja e shërbimeve nga të tretët) duhet të shmangë rrezikun e varësisë së tepërt nga një burim/furnizues.

3) Dixhitalizimi ka luajtur një rol kyç në frenimin e ndikimit të krizës. Ky proces do të vazhdojë dhe do të ndryshojë të ardhmen e punës po aq sa e ardhmja e modës së lartë.

4) Kriza ka përkeqësuar më tej pabarazitë ekzistuese, jo vetëm financiarisht, por edhe në vendin e punës (një punëtor i fabrikës nuk mund të punojë nga shtëpia). Kriza financiare dhe pasojat e saj kanë treguar se pabarazia në rritje dhe e mprehtë po shkatërron strukturën e shoqërisë.

5) Kriza ka çuar në një zgjerim të madh të rolit të shtetit në ekonomi, por edhe shoqëri (mbikëqyrje e masave të shëndetit publik). Kjo nuk është as e qëndrueshme dhe as e dëshirueshme.

Si ka qenë ecuria e kompanive shqiptare, që janë të përfshira në portofolin e huasë së BERZH, gjatë pandemisë?

Portofoli ynë në Shqipëri është i përqendruar në sektorin e infrastrukturës, kryesisht në projektet e transportit dhe energjisë, të cilat janë në rrugën e duhur dhe janë prekur më pak nga pandemia. Megjithatë, disa nga klientët e sektorit privat, veçanërisht në sektorët e minierave dhe pakicës kanë përjetuar ndikim negativ në të ardhurat dhe përfitueshmërinë në vitin 2020, por që atëherë kanë parë rimëkëmbje në rritjen e përgjithshme. Unë do të thosha që në përgjithësi, ne kemi një portofol të shëndetshëm në Shqipëri.

Cilat janë planet tuaja të investimit për Shqipërinë? Cili do të jetë fokusi i ri?

Në 2020 dhe 2021, fokusi ynë ka qenë, në një masë të madhe, në kontrollin e pasojave të menjëhershme nga pandemia Covid, duke mbështetur likuiditetin e klientëve tanë dhe elasticitetin e sistemit bankar dhe të shërbimeve, që sigurojnë infrastrukturë jetike.

Në Shqipëri, ndër projektet kryesore të këtij viti është një kredi standarde prej 100 milionë eurosh për Agjencinë e Sigurimit të Depozitave për të zbutur ndikimin e krizës në industrinë bankare. Ne siguruam një hua prej 9 milionë eurosh për KESH-in, për të financuar një projekt të rëndësishëm të ndërtimit të objektit të parë lundrues të energjisë diellore në Shqipëri dhe po finalizojmë një financim tjetër të rëndësishëm, për të mbështetur programin e likuiditetit dhe investimeve kapitale të OSHEE, kompanisë së shpërndarjes së energjisë.

E rëndësishme është që ne kemi zgjeruar më tej bashkëpunimin tonë me bankat shqiptare në programet tona të huadhënies për Ndërmarrjet e Vogla e të Mesme (NVM) dhe produktet tona të pafinancuara për ndarjen e rrezikut që u mundësojnë bankave vendase të lirojnë kapital për huadhënien e kompanive shqiptare. Duke vazhduar përpara, fokusi do të mbetet në projektet e qëndrueshme të infrastrukturës dhe financimin e sektorit privat, që synojnë krijimin e një ekonomie të gjelbër, gjithëpërfshirëse, dixhitale dhe konkurruese në Shqipëri.

Si do ta vlerësonit ecurinë e investimeve tuaja në Shqipëri deri tani?

BERZH është institucioni financiar ndërkombëtar kryesor në Shqipëri dhe investimet tona totale kumulative në vend arrijnë në pothuajse 1.7 miliardë euro në 115 projekte. Ne kemi rritur ndjeshëm vëllimin tonë të investimeve në vend vitet e fundit, duke mbështetur projekte të rëndësishme infrastrukturore si gazsjellësi TAP dhe duke forcuar mbështetjen tonë për sektorin privat, veçanërisht duke ndarë rrezikun me bankat komerciale. Ne jemi gjithashtu veçanërisht krenarë për rolin e luajtur në zhvillimin e sektorit të energjisë diellore në Shqipëri me ankandet për projektet në Karavasta dhe Spitallë, të cilat tërhoqën investitorë të huaj cilësorë dhe ofruan çmime shumë konkurruese për konsumatorët e energjisë në Shqipëri.

Cilët janë sektorët me më shumë potencial për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në afat të mesëm dhe në afat të gjatë dhe çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të nxitur këtë zhvillim? Si mund të ndihmojë BERZH?

Kriza COVID-19 duhet të përdoret si një mundësi për rindërtimin e ekonomive më të gjelbra, më gjithëpërfshirëse dhe të dixhitalizuara. Ne jemi shumë të përkushtuar për të luajtur një rol të madh në këto tre fusha. Tranzicioni i ekonomisë së gjelbër, në veçanti, duhet të përshpejtohet, jo vetëm për të ofruar standarde më të mira mjedisore dhe jetese për qytetarët e vendit, por edhe për të forcuar konkurrencën ekonomike. Disponueshmëria e burimeve të gjelbra të energjisë do të bëhet një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm për investitorët kur vendosin se ku të alokojnë objektet prodhuese.

Për rrjedhojë, një nga sektorët prioritarë që ne shohim në Shqipëri është energjia dhe në veçanti, diversifikimi i burimeve të energjisë së gjelbër. Vitin e kaluar, Shqipëria bëri përparim thelbësor në këtë fushë, duke nisur dhe duke përfunduar dy ankande të suksesshme për kapacitetet e energjisë diellore, të cilat tërhoqën interesa të konsiderueshme nga investitorët privatë.

BERZH luajti një rol të rëndësishëm, duke siguruar një paketë gjithëpërfshirëse të asistencës teknike për qeverinë shqiptare për të ndihmuar në përgatitjen dhe fillimin e këtyre ankandeve. Presim me padurim edhe përfundimin e ankandit të parë për energjinë e erës që u prezantua në qershor me mbështetjen tonë këshilluese.

Duke pasur parasysh ekspertizën domethënëse të BERZH në financimin e projekteve të energjisë së gjelbër, fokusi ynë në të ardhmen do të jetë gjithashtu në sigurimin e financimit për të mbështetur zbatimin e projekteve të energjisë diellore dhe të erës në Shqipëri. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të mbështesim ndërmarrjet shtetërore të energjisë dhe sipërmarrjet e energjisë, për të modernizuar infrastrukturën e tyre dhe për të përmirësuar qeverisjen.

Turizmi i qëndrueshëm dhe bujqësia janë gjithashtu sektorë ku Shqipëria mund të jetë konkurruese, nëse mbështetet nga politikat e duhura dhe zhvillimin e infrastrukturës. Ne jemi duke punuar në rritjen e mbështetjes sonë në këta dy sektorë. Në vitin 2020, ne nënshkruam për një mekanizëm financues prej 60 milionë eurosh, që mundëson financimin e infrastrukturës jetike komunale dhe projekteve të tjera turistike në të gjithë vendin. Presim me padurim që të shohim zbatimin e nënprojekteve të para gjatë vitit të ardhshëm.

Infrastruktura e transportit të gjelbër është jetike për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Deri kohët e fundit, përparësia e vendit ka qenë zhvillimi i sektorit rrugor, i nxitur nga lidhshmëria e dobët rrugore dhe rritja e shpejtë e numrit të automjeteve private. Kjo, e kombinuar me një mungesë të madhe investimesh në sektorin hekurudhor gjatë dekadave të fundit, ka çuar në uljen e konkurreshmërisë së shërbimeve hekurudhore. Qeveria e Shqipërisë tashmë e ka identifikuar këtë si një pengesë të madhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin rajonal dhe europian.

Me mbështetjen e BERZH-it, BE-së dhe partnerëve të tjerë institucionalë, Qeveria aktualisht po zbaton dhe përgatit projekte të rëndësishme investimi për të rigjallëruar sektorin hekurudhor, si një mjet transporti më të qëndrueshëm, më të pastër dhe më të sigurt dhe për ta sjellë atë në nivelin e hekurudhave të tjera më të zhvilluara në rajon.

Së fundi, ne do të vazhdojmë të përqendrohemi në mbështetjen e sektorit privat shqiptar, si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes programeve tona të ndarjes së rrezikut me bankat partnere vendore dhe përmes programit tonë Këshilla për Biznes të Vogël. Në këtë drejtim, luftimi i informalitetit dhe krijimi i një mjedisi të barabartë loje për kompanitë private janë ndoshta ndër veprimet më të rëndësishme që Qeveria duhet të ndërmarrë, duke përfshirë një sistem dhe procedura tatimore të thjeshtuar, kapacitete të forcuara në administratën publike, mbështetje dhe stimuj të mëtejshëm për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme për të formalizuar aktivitetet e tyre, duke kontribuar në një mjedis më të mirë biznesi./MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi jürgen rigterink jürgen rigterink

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje