LIVE UPDATES
Ekonomi

Punësimi në Eurozonë po rritet ndjeshëm. Por rimëkëmbja nuk është arritur ende

19 Shtator 2021, 05:15 Nga DOSJA
Punësimi në Eurozonë po rritet ndjeshëm. Por

TIRANË– Në Forumin Ekonomik të Brukselit në qershor, Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Europian, dha një vlerësim optimist për rimëkëmbjen e BE-së. Ajo premtoi se “pas 18 muajsh, të gjitha 27 shtetet anëtare do të shërohen nga kriza”, shkruan The Economist.

Por vuri në dukje se “ky është rezultat i vendimeve të politikave që kemi marrë që në fillim të pandemisë”. Shifrat më të fundit të prodhimit dhe punësimit duket se e vërtetojnë këtë pretendim të guximshëm. Më 23 gusht, vlerësimi paraprak i indeksit të menaxherëve të blerjes në Eurozonë, një studim mujor i kompanive i përpiluar nga IHS Markit, tregoi se punësimi në korrik dhe gusht është rritur me ritmin më të shpejtë mujor në 21 vjet. Kjo u ndoq nga të dhëna pozitive zyrtare mbi prodhimin dhe punësimin, javën e kaluar.

Von der Leyen u dha meritë qeverive europiane për parandalimin e rritjes së madhe të papunësisë gjatë krizës. Eurozona përjetoi një kulm shumë më të ulët të papunësisë sesa Amerika (shiko grafikun), kryesisht sepse qeveritë reaguan me shpejtësi për zgjerimin e skemave kombëtare për parandalimin e humbjes së vendeve të punës. Në Gjermani, për shembull, u zbatua programi Kurzarbeit, i cili i lejon punëtorët të punojnë më pak orë për një pagë më të ulët, për të shmangur pushimin nga puna.

Punonjësit e agjencive u përfshinë për herë të parë në program dhe qeveria ofroi më tepër para, duke rimbursuar të paktën 60% të pagave dhe 100% të sigurimeve shoqërore. Në Itali, u lehtësuan kufizimet në lidhje me madhësinë dhe llojin e firmave që kanë të drejtë të përfitojnë mbështetje qeveritare dhe u thjeshtuan proceset për të kërkuar mbështetje financiare. Sidoqoftë, përpjekja për të ndaluar pushimet nga puna ishte e pasuksesshme.

Megjithatë, të dhënat e papunësisë paraqesin një pamje të rreme pozitive të tregut të punës në Eurozonë, dhe kjo për dy arsye. Së pari, niveli i pjesëmarrjes në fuqinë punëtore ra ndjeshëm me goditjen e krizës, dhe ende nuk është rimëkëmbur. Në kontrast me Amerikën, ku më shumë se gjysma e rënies së pjesëmarrjes në punë ka të bëjë me persona që kanë dalë në pension gjatë pandemisë, në Europë, rënia u përhap në mënyrë më të barabartë dhe përfshin shumë punëtorë të rinj, të cilët me siguri do të duan të rifillojnë punë në të ardhmen.

Në total, rreth 2.5 milionë më pak njerëz janë në punë në krahasim me fundin e vitit 2019, dhe shumica dërmuese nuk klasifikohen si të papunë, pasi nuk janë duke kërkuar punë në mënyrë aktive. Sipas të dhënave më të fundit, rreth gjysma e mungesës së vendeve të punës ishte në Spanjë dhe Itali, të cilat historikisht kanë pasur probleme serioze me krijimin e vendeve të punës.

Me miliona njerëz ende janë duke përdorur skemat e ruajtjes së vendeve të punës dhe ata trajtohen si të punësuar për qëllimet e statistikave zyrtare. Banka Qendrore Europiane, kohët e fundit, vlerësoi se rreth 5% e fuqisë punëtore ishte ende e regjistruar në këto programe në maj, ose afërsisht 10 milionë njerëz.

Disa mund të tundohen të rrisin orët e punës gjatë muajve të ardhshëm, ndërkohë që skemat bëhen më pak bujare, apo edhe skadojnë, siç do të ndodhë në fund të dhjetorit në katër ekonomitë më të mëdha të BE-së. Por të tjerë, veçanërisht punëtorët sezonalë, mund të zbulojnë se nuk ka më punë në dispozicion. Pa dyshim që do të ketë thirrje për zgjerimin e skemave, të paktën për industritë që janë prekur më tepër nga masat kufizuese, si shitja me pakicë, rekreacioni dhe hoteleria.

Kështu, politikanët do të përballen me një akt delikat balancimi. Zgjerimi i skemave të ruajtjes së punësimit i ngarkon më shumë financat e qeverisë: borxhi publik në të gjithë Eurozonën kohët e fundit është rritur mbi 100% të PBB-së për herë të parë, nga 86% në fillim të pandemisë. Por nëse skemat përfundojnë para se kërkesa për punëtorë të jetë rimëkëmbur mjaftueshëm, ekziston rreziku i papunësisë afatgjatë. Megjithëse aktiviteti i Eurozonës është rritur fuqishëm gjatë verës, në tremujorin e dytë, PBB ishte ende 3% nën nivelin në fund të vitit 2019.

Qeveritë europiane vepruan mirë vitin e kaluar, kur zbutën efektin e masave bllokuese në tregjet e punës dhe do të ngushëllohen nga shifrat e kësaj jave. Perspektiva për tregun e punës duket shumë më mirë sesa pas krizës globale financiare, kur u deshën nëntë vjet që punësimi të kthehej në nivelet e vitit 2008. Por miliona punëtorëve europianë u mungojnë ende mundësitë që kishin 18 muaj më parë. Prandaj, është ende herët për të deklaruar se Eurozona është kthyer në rrugën e duhur.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi punesimi ne eurozone punesimi ne eurozone

Sondazh

Poll
Ekonomi 17 Shtator 2021, 05:45

Shqiptarët mbajnë 4.9 miliardë euro në banka

Depozitat në euro në sektorin bankar shqiptar arritën në 4.9 miliardë euro në fund të muajit korrik.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se depozitat në mo...

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?