LIVE UPDATES
Politike

Zjarri në Sarajet e Toptanëve/ Veliaj: Para incidentit po flisnim me kryeministrin për ta shpronësuar, kjo ngjarje vërtetoi

20 Shtator 2021, 20:43 Nga DOSJA
Zjarri në Sarajet e Toptanëve/ Veliaj: Para incidentit po flisnim me

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla ka folur në lidhje me zjarrin në Sarajet e Toptanajve. Veliaj tha se përpara incidentit ne po flisnim me kryeministrin Rama për shpronësimin e saj.

“Isha i irrituar sepse kam zhvilluar një bisedë me kryeministrit dhe i thashë: Më kujtohet ajo historia e shkollës “Kosova”. Me t’u krijuar qeveria e re, i thashë, do sjell VKM e shpronësimit, sepse e shoh, se më vinte, janë, duhet të kuptosh që janë 20 e ca pronarë dhe s’dua t’u bie në qafë. S’dua t’u bie në qafë të gjithë pronarëve. Ka disa që në fakt duan ta ruajnë, siç ka një pjesë tjetër që do ta zhvillojë dhe ngaqë po më vinte kjo jehonë e qytetit, siç thashë nga këto biseda, edhe në atë moment, kryeministri tha: Shiko, s’kemi pse presim fare qeverinë tjetër, për sa kohë që qeveria tani është ende në fuqi, deri në ditën do betohet e reja, ne vijojmë me aktin e shpronësimit. E kishim filluar këtë bisedë që para incidentit dhe ajo që i thashë Edit nga gjithë çfarë po më vjen, zhurmat e qytetit, kam frikë për ndonjë proçkë dhe ndoshta duhet të marrim një masë dhe kryeministri tha: Të mos humbasim kohë fare, bëj gjithë procedurat tani dhe pastaj vetëm aktin formal të shpronësimit e kalojmë me qeverinë e re dhe ashtu ndodhi e me sa duket, ku ka zë s’është pa gjë. Ajo që më irritoi është që Bashkia e Tiranës jo vetëm që ishte aty për një minutë, jo vetëm, që në kamera dhe policia është duke ndjekur personin që vuri zjarrin”-u shpreh Veliaj.

Lidhur me autorin e ngjarjes Veliaj tha se ngjarja është nën hetim. Ai tha se autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë dhe zjarri u shua. Veliaj tha se bashkia nuk mund të ruajë cdo ndërtesë sado monument kulture të jetë. Lidhur me aktin e shpronësimit Veliaj tha se do të përfundojë brenda këtij muaji.

“Është një hetim.Tani, po fillova të them si funksionon me tabulatet dhe si funksionojnë qelizat celulare e kush ishte, kush e mori i bie të dekonspiroj gjithë punën por nuk do ngelemi pa autorë. Ajo që di të them është që për një minutë ishim aty, zjarri u shua. Kini parasysh këtë, që në Tiranë, Bashkia nuk mund të ruajë çdo ndërtesë të mbrojtur, se ajo vërtet mund të jetë monument kulture por nuk mund të ketë roje për 1200, Bashkia, laj-thaj 500 policë ka, pjesëtoje për 3 turne, i bie 170 për turn. Pra është e pamundur të ketë policë çdo ndërtesë, sidomos kur këto janë prona private, pra të kenë një status të mbrojtur dhe në shumicën e vendeve të botës nuk mendohet që vetë ata do ta djegin. Por për të gjithë ata dashnorë të monumenteve të kulturës që gdhiheshin te teatri, besoj që kjo provë iu dha shumë qartë dallimin e madh midis atyre që në kokë i caktojnë monumentet e kulturës kur s’janë dhe kush realisht i mbron monumentet e kulturës si kur digjen, si tani që po e ruajmë 24 orë, apo që e shpronësojmë diçka që kur ishin në Bashkinë e Tiranës nuk shpronësuan asnjë ndërtesë për interes publik. Ne kemi bërë “Shtëpinë e gjetheve”, kemi bërë “Shtëpinë Kadare”, “Shtëpinë Dritëro Agolli”, “Sarajet” dhe “Libohovitët”. Pra shkova edhe më larg me shpronësimet, kemi folur edhe me kryeministrin për të pasur një shtëpi muze edhe tek pjesa e kalasë, ku ka qenë ish-monumenti i histori, a gjeografisë, me idenë që jemi që jemi në këtë procedurë, 2 ndërtesa ikonë në qendër të Tiranës që kanë status, jo që s’kanë, por që kanë status t’i ruajmë. Kështu që besoj që javën tjetër ne do kemi mundësi që të marrim hipotekën. Ajo që unë pres është që ne brenda këtij muaji të marrim, le të themi shpronësimi formalisht ka ndodhur por duhet edhe akti i VKM-së, me të cilin Bashkia e Tiranës e regjistron me hipotekë dhe pastaj s’ka më interes si nga pronari ta djegë, se s’është më pronë e tyre, është pronë e bashkisë. Pra ikën elementi i lakmisë edhe i babëzisë në këtë proces, pastaj do hapim një garë për kurator dhe për restaurimin. Jo çdo kompani që merret me llaç edhe tulla mund të restaurojë një ndërtesë të vjetër. Kështu që do të ndodhë ajo dhe sigurisht do të kemi edhe një arkitekt për pjesën muzeale”– tha ai.

Marrë nga BalkanWeb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj sarajet e toptaneve erion veliaj sarajet e toptaneve

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni