LIVE UPDATES
Politike

“Kur vjen puna te kundërshtarët, them kokat hëngshin”, Veliaj: E kisha parashikuar që Saliu do e mbyllte me turp. PD dhe

20 Shtator 2021, 20:17 Nga DOSJA
“Kur vjen puna te kundërshtarët, them kokat

TIRANË- Për kryebashkiakun e Tiranës largimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i berishizmit do të jetë një zhvillim i mirë për Partinë Demokratike dhe vendin. Veliaj foli për situatën në PD dhe përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, ku tha se e kishte parashikuar një ‘mbyllje me turp’ për Berishën. Ndërsa mungesën e opozitës në bashki ai e sheh si një disavantazh.

“Është disavantazh. Unë e shikoj në bashkinë e Tiranës. Unë harxhoj më shumë kohë fizike personale duke inspektuar, duke parë gjëra që deri dje mi bënte opozita. Do thuash ti: ‘Edhe ato ndoshta i bënte me axhendë politike’. Pra kur ti varesh te ‘Sami Frashëri’ dhe thua që këtu nuk do ndërtohen, nuk do ndërtohet pallate dhe shkolla shkon në Paskuqan. Sado tingëllon si idiotësi, se idiotësi ishte gjithsesi e kthen vëmendjen në një projekt ku unë them jo vetëm do bëjmë një super shkollë por ta sqarojmë për këdo lloj bufoni që beson që shkollat do shkojnë në Paskuqan që është komplet bashki tjetër. Pra, qoftë edhe në dikotominë, edhe në baraspeshën e diskursit politik edhe kur opozita ishte në nivelin e marrëzive gjithsesi i jepte skuadrës time të kuptonte që ka më shumë sy se syri i kryetarit që po ndjek gjërat. Tani kjo është vështirësi. Një pjesë e madhe fizike e kohës sime është duke ndjekur kantieret, duam të hapim 10 shkolla për pak ditë për fillimin e vitit të ri shkollor, do të thotë që e pranoj kritikën, gjithë Tirana është me kantiere, po të nevojshme. Ne kemi pasur mësim me dy turne, ajo që më vjen mirë që ne do kemi herën e parë zgjedhje në bashki të Tiranës ku nuk do flitet më për shkolla me dy turne. Ne mund të flasim për gjithçka tjetër, por nuk do flitet më për shkolla. Kështu që për këtë arsye mos pasja e opozitës në bashki ka qenë një anomali dhe ka shtuar barrën e atyre që janë drejtues për të bërë dhe një retorikë kundërshtuese brenda llojit. Kështu që qeveria tani e ka zgjidhur këtë, qeveria e ka një opozitë në numra edhe vokalisht prezentë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se mezi pret zgjedhjet e ardhme të bashkisë që të ketë një zë opozitar. Sa i përket çështjes së Berishës, Veliaj tha se fundi i tij është dhe fillimi i fundit të kulturës toksike.

“Shiko kam përshtypjen këtu kam qenë muaj përpara ku ju kam thënë, nuk e di a ke akoma në arkiv por mbaj mend që e kishe futur edhe te batutat në fund të emisionit, që ai njeri do ta mbylli me turp. Sepse është parim biblik, kuranor, kush jeton nga shpata vdes nga shpata. Pra po jetove duke shpifur dhe duke sajuar dhe duke iu bërë gropën njerëzve, eventualisht do biesh vetë brenda. Është e pashmangshme, është natyra njerëzore, cikli i jetës, është historia që na ka mësuar. Siç thashë atëherë ai njeri do ta mbylli me turp dhe e mbylli me turp.

Në politikë ose në të gjitha profesionet biologjia bën të vetën. Pra nuk besoj që ata ithtarët më të mëdhenj të Saliut thonë: ‘Besojmë te Saliu se ai është e ardhmja’. Ai vetëm e ardhmja nuk është, qoftë edhe fizike. Kështu që unë them që ai nuk ka as kohë të rehabilitohet dhe sigurisht nuk jam këtu të bëj llogaritë e tyre. Kur vjen puna te kundërshtarët them kokat hëngshin se vetë e gatuan këtë lloj kulture, vet e futën kulturën e shpifjes, të lajmit të rremë, të sajesave, të historive të paqena, të prodhimit të histerive kolektive, domethënë janë po ata Nishani, me Saliun, me Lulin. Filluan te lodrat, pastaj me ‘Astirin’. ‘Astiri’ sot mbaroi tuneli i pestë. Asnjë nuk po thotë sot që: ‘Ej më fal po 3 vite që ne e morëm këta do mbajnë përgjegjësi se morën 3 vite të jetës sonë me atë çudi’. Do fillojmë Tatrin tani në tetor po askush nuk thotë: ‘Ore po këto 4 vjet që i morën këta duke ruajtur tallashin aty’, kështu që gatuan çorbën që po e hanë vet. Siç thashë atëherë, ky do e mbylli me turp dhe kush jeton nga shpata do vdes nga shpata. Ndoshta mësimi për të tjerët është: ‘Jeto një jetë dinjitoze’. Ne mund të biem dakord për të mos rënë dakord, por unë nuk kam pse merrem me familjen tënde dhe ti me timen dhe ne t’i hyjmë librit të shtëpisë. Unë besoj që me fundin e Saliut është dhe fillimi i fundit të kësaj kulture toksike ku dhe dy shqiptarë të thjeshtë në kafe shthurin fjalorin për gjë krejt banale si mund të jetë një vend parkimi. Kjo vjen nga politika. Ne po merreshim me aksionin e parkimit tani ti kur shikon Lulzim Bashën që gris fletët e votimit, e para e punës mungesë respekti për ata që i thua vota është e shenjtë, pastaj kur e hedh në atë mënyrë banale, sigurisht një pjesë e njerëzve të Tiranës thotë që: ‘Ky që është pjesë e stabilshmentit hedh letra në Parlament po i hedh edhe unë nga ballkoni’. Unë besoj që kultura toksike, kultura vandale, se ne kemi harruar se përpara se të fillonte sherri i Lulit me Saliut, përpara se të fillonte pandemia, Tirana digjej për sport çdo dy javë me ato protestat. Tirana vandalizohej për sport, Tirana kthehej në një fushë beteje. Ju kujtoj çfarë ndodhi jo këtë dimër, por dimrin e kaluar. Kështu që për të gjithë këto arsye shpresoj që jo vetëm PD, por Shqipëria do jetë më e mirë me largimin e Berishës dhe berishizmit. Ajo që pash në Parlament dhe prandaj e solla, pra kur pash Lulin që grisi ato thashë ka ikur Saliu por nuk ka ikur berishizmi. Ai po mundohet të bëjë Saliun e vogël, po të kuptojnë që mileti është lodhur nga këto muhabete, është lodhur na kjo frymë përçarëse, është lodhur nga këto toksina dhe helme për t’i përçarë njerëzit ndoshta dhe ata do kenë një shans për të fituar”, deklaroi Veliaj.

Marrë nga BW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion veliaj sali berisha sali berisha jashte grupit te pd erion veliaj sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës