FOTO- U copëtua nga makineria e mishit teksa po e pastronte, kjo është shqiptarja, la pas 2 fëmijë
30 Shtator, 10:42
...
Aktualitet
Zjarri në Koplik, fqinji tregon si e nxorri gruan e plagosur dhe fëmijën nga banesa: Theva xhamin dhe u futa brenda, nuk dëg
7 Korrik 2021, 08:55Nga DOSJA
SHKODËR– Fqinji i familjes Kukaj, shtëpia e të cilës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, Ymer Senaj ka treguar se si ka arritur të nxjerrë djalin e mitur dhe nënën nga banesa.
Në një prononcim për mediat, Senaj ka shpjeguar se ka thyer xhamin, derën dhe më pas ka nxjerrë nënën e plagosur dhe fëmijën nga shtëpia.
“Kam qenë duke mbushur ujë dhe më thirrën. Kam thyer xhamin dhe derën. Mendoja për djalin. Hipa prej shkallëve tek dhoma sipër, vura shkallë druri. Mora zorrën e ujit dhe po e hidhja në kuzhinë. Zonjën e shtëpisë e kemi gjetur në tokë. Ambulanca erdhi dhe policia. Bëhet fjalë për bombolën e gazit, ne nuk dëgjuam gjë” -tha ai.
Ndërsa vëllai i Sadetes, Can Kukaj thotë se motra e tij fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka pësuar djegie në gjoks, krah dhe fytyrë.
“Po bënte mëngjesin për djalin dhe burrin. Ka ndodhur fatkeqësia. Është djegur në pjesën e gjoksit pak, krahu është djegur shumë, në fytyrë pak. Nuk është në gjendje kritike për jetën,”- tha ai.
Shpërthimi ndodhi në orën 06:00, ditën e sotme. E vetmja që ka mbetur e plagosur është e zonja e shtëpisë, Sadete Kukaj e cila ka marrë plagë të rënda në trup.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Prokurori Ervin Karanxha nuk e priti aspak mirë shkarkimin e tij nga ana e KPK-së. Në seancën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka pa...
GREQI– Vajza e mitur e cila u prostitua nga 50-vjeçari shqiptar, Amanda, ka rrëfyer torturën që ka kaluar në Greqi. Ajo ka treguar se është paguar 210 eu...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme do të dorëzojë ditën e sotme kërkesën për vlerësimin e masës dhe marrjen në pyetje të zyrtarëve dhe biznesmenëve të arr...
TIRANË– Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se sot në disa zona të Tiranës për shkak të kryerjes së disa punimeve do të ketë ndër...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin, Ervin Karanxha. KPK gjeti mungesë të burimeve financiare për Prokurorin e Ti...
TIRANË– Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë rënë disa persona që kanë ushtruar dhunë nd...