Aktualitet

E RËNDË në Koplik! Shpërthen bombula e gazit, digjet kati i parë i banesës, zonja e shtëpisë në gjendje të rëndë për jetën

  • Zjarri ‘aktiv’ brenda dhomave, pamjet e ‘tmerrit’ në banesën në Koplik
  • Fqinji tregon si e nxorri gruan e plagosur dhe fëmijën nga banesa
  • E vetmja që ka mbetur e plagosur është e zonja e shtëpisë, Sadete Kukaj e cila ka marrë plagë të rënda në trup.
    Featured image of article: E RËNDË në Koplik! Shpërthen bombula e gazit, digjet kati i parë i banesës, zonja e shtëpisë në gjendje të rëndë për jetën Pamje nga banesa ne Koplik

    KOPLIK– Shpërthim nga bombula e gazit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Koplik. Zjarri ka përfshirë të gjithë katin e parë të banesës. Ngjarja ka ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit.

    Në vendgjarje kanë mbërritur efektivët e repartit zjarrëfikes të cilet kanë shuar menjëherë flaket. Ndërkohë, e vetmja që ka mbetur e plagosur është e zonja e shtëpisë, Sadete Kukaj e cila ka marrë plagë të rënda në trup.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Shpërthimi i fundit nga bombula e gazit dhe më i rëndi i raportuar këtë periudhë, ishte ai në familjen Gjoka në Velipojë, ku u plagosën rëndë 4 pjestarët e familjes. Aktualisht, pjestarët e familjes ndodhen në Itali, aty ku do të marrin mjekim më të specializuar pasi kanë marrë plagë shumë të rënda.

    (a.b)/dosja.al

    Shto Koment