LIVE UPDATES
Aktualitet

Zhvillohet dëgjesa publike me inxhinierët për pallatet e dëmtuara nga tërmeti, Veliaj: Dëmshpërblimet i mbyllim përpara

16 Korrik 2020, 14:41 Nga DOSJA
Zhvillohet dëgjesa publike me inxhinierët për pallatet e

TIRANË– Tërmeti i 26 nëntorit të shkuar preku shumë rëndë zonën e Kombinatit në Tiranë, duke nxjerrë të pabanueshme disa pallate, të cilat sot po vlerësohen nëse duhEn prishur për t’u rindërtuar, apo nëse ka mundësi për rikonstruksion.

Bashkia e Tiranës nisi sot dëgjesat publike me inxhinierë ndërtimi dhe ekspertë, të cilët kanë kryer vlerësimet përkatëse për pallatet në fjalë, e në bazë të përfundimit të raportit të tyre do të merret vendimi për prishjen ose jo.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj siguroi qytetarët se fjala e fundit për marrjen e një vendimi të tillë u takon vetëm inxhinierëve të licencuar dhe ekspertëve, në bashkëpunim me Institutin e Ndërtimit.

Asnjë nuk e ka të lehtë kur largohet nga shtëpia, madje as kur ndërron një shtëpi ku ruan kujtimet e fëmijërisë, le më kur është i detyruar për shkak të tërmetit. Por, janë vendime të drejta e të rëndësishme që duhet t’i marrim sot. Për çdo studim të thelluar të një pallati ka 7-8 libra me raporte; ka gjithashtu, edhe oponencën teknike të Institutit të Ndërtimit,”- tha ai, në dëgjesën për vlerësimin e pallateve nr. 149, 151, 155 157, 160 165, 174, në Kombinat dhe Kashar.

Veliaj theksoi se në Këshillin Bashkiak janë miratuar 3 mijë pagesat e para për dëmshpërblimet kesh, ndërsa shumë shpejt do të miratohet edhe lista me 3 mijë emrat e tjerë, deri në përmbylljen e plotë të 7 mijë dosjeve të mbetura. Veliaj shtoi se deri tani janë miratuar 200 kontratat e para individuale për dosjet e rindërtimit të kategorisë DS4-DS5, ndërsa po kryhet ekspertiza e thelluar për pallatet.

Jam shumë i lumtur që Këshilli Bashkiak ka miratuar listën me 3000 emrat e parë. Qeveria e Edi Ramës ka disbursuar rreth 560 milionë lekë për fazën e parë. Do të kalojmë edhe 3100 emrat e tjerë, për ta mbyllur para pushimeve të verës procesin. Edhe nëse pas meremetimeve tepron diçka, nuk na detyrohen asnjë faturë mbrapsht, le të shkojë për pushimet e atyre familjarëve që u traumatizuan me dëmet që patën në shtëpi. Ndërkohë, miratuam 200 kontratat e para të shtëpive individuale DS4/DS5 dhe kemi marrë nga të gjitha studiot inxhinierike akt-ekspertizat për 92 objekte pallatesh, nga të cilat deri në këtë moment 52 kanë rezultuar për prishje, 10 për rikonstruksion, 8 në proces diskutimi, dhe të tjerat pa problematika,”– tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se “KombinArt” është një nga projektet më ambicioze për 100 vitet e Tiranës Kryeqytet, që jo vetëm do t’i japë zgjidhje strehimit të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, por do të sjellë zhvillim të madh në Kombinat, duke e kthyer atë në polin më të ri të kryeqytetit për artin dhe kulturën.

Për lagjen e re që quhet ‘Kombinart’, e cila ndodhet vetëm në anën tjetër të rrugës, kemi parashikuar apartamente të reja falas për të gjitha familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi afatgjatë, për të mos e kthyer në një geto me banorë të prekur nga tërmeti, por të jetë një lagje për 20.500 banorë, ku do ketë katër institucione të reja arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe, 9 pika social-kulturore dhe 5 sheshe me shërbime të reja, si Sheshi i Teknologjisë, i Muzeut, Sheshi Universitar, Sheshi Garibaldi dhe ai i Gastronomisë, si hapësira rekreative të Kombinatit të ri. Nganjëherë lipset të marrim vendime të vështira, por të drejta. Historitë si Astiri, Teatri, kanë gjithmonë rezistencë, por duhet të marrim vendime. Agonia e mungesës së vendimmarrjes na çon në kolaps, ndaj kjo është arsyeja pse parashikoj që për vendimet që do marrim sot e në vijim, mbledhjen e komisioneve të Këshillit Bashkiak do ta quajmë të hapur derisa t’i mbarojmë të gjitha dëgjesat, para se të shkojmë për votim. Jam i bindur se në afatgjatë historia do na dëmshpërblejë,”- theksoi Veliaj.

Për vendimmarrjet për çdo objekt ka një akt-ekspertizë të thelluar, ku përgatitet një raport paraprak mbi studimin e materialeve të objektit që është ndërtuar, ekziston studimi inxhinieriko-sizmiologjik i asaj godine, studimi gjeologjiko-inxhinierik i godinës ekzistuese.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj keshilli bashkiak erion veliaj keshilli bashkiak

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve