LIVE UPDATES
Aktualitet

E vuri ndërtuesin në përgjim 3 javë para blerjes, si përfitoi Donika Prela apartamentin me gjysmë çmimi në Tiranë

16 Korrik 2020, 13:54 Nga DOSJA
E vuri ndërtuesin në përgjim 3 javë para blerjes, si

Disa të dhëna hetimore, të zbuluara së fundmi nga “Boldnews.al” tregojnë se prokurorja Donika Prela ka blerë një apartament të ndërtuar nga kompania “Lim-Em”, me çmim gati sa gjysma e vlerës së tregut, vetëm tre javë pasi në zyrat e saj ishin marrë në pyetje pronarët e shoqërisë ndërtuese, dhe pasi njërin prej tyre e kishte mbajtur nën përgjim për 4 javë, në kuadër të procedimit penal që po zhvillohej ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Mesditën e 18 Qershorit 2018, vëllezërit A. dhe Sh. Beshiri, njëkohësisht pronarë të kompanisë ndërtuese, ngjitën shkallët e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila drejtohej nga Prela. Për disa orë, ata u janë përgjigjur pyetjeve të prokurorit të çështjes, në cilësinë e personave që kanë dijeni për faktet, mbi një transaksion të kryer me ish-kryeprokurorin. Biznesmenët janë treguar të gatshëm të japin deklarimet dhe të gjithë sqarimet e tyre, pa e ditur se, për shkak të kontrate shit-blerje të kryer me Llallën në vitin 2016, njëri prej tyre ishte mbajtur në përgjim për shumë ditë, në periudhën Mars-Prill 2018.

Vetëm pak javë pasi biznesmenët u paraqitën në Prokurorinë për Krime të Rënda, e saktësisht në 9 Korrik 2018, Donika Prela dhe bashkëshorti i saj, Vangjeli, blenë një apartament me sipërfaqe rreth 130 metra katrorë, me një çmim prej 110 mijë eurosh, në një pallat të ndërtuar nga kompania “Lim-em”. Godina gjendet pas shkollës “Ismail Qemali” në Tiranë, një ndër zonat më të shtrenjta në kryeqytet. Çmimet e tregut për apartamentet në atë zonë variojnë në vlerat 1300-1400 euro për metër katrorë. Por, çifti Prela u bë pronar i apartamentit për një çmim shumë më të ulët, rreth 800 euro për metër katrorë.

Dyshimet e ngritura më herët nga “Boldnews.al” për blerjen e këtij apartamenti, u morën fillimisht në konsideratë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili në fillim të vitit 2019 ishte në fazën përfundimtare të procesit të rivlerësimit kalimtar për Donika Prelën. Gjatë seancës dëgjimore, prokurorja Prela paraqiti kundërshtitë e saj për dyshimet publike. Ajo tha para trupës gjykuese se apartamentin e kishte blerë nga shtetasit F.H dhe E.H.

Prela deklaroi para trupës së Vetingut se F.H. është biznesmen dhe ai ka blerë disa apartamente tek kompania ndërtuese “Lim-Em” që në vitin 2004, kur pallati ishte në ndërtim, të cilat i ka shitur më vonë. Për t’u treguar bindëse, Prela ka deklaruar se ajo është vënë në dijeni për shitjen e apartamentit nga gazeta “Çelësi”, ku ishte publikuar njoftimi për shitjen e apartamentit 135 m2.

Në vendimin nr. 117, dt. 05.02.2019, me të cilin Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë subjektin Donika Prela, thuhet shprehimisht se indicja për verifikimin e këtij rasti ka ardhur nga një denoncim publik, i cili lidhej me raportin ndërmjet prokurores dhe pronarëve të kompanisë ndërtuese.

Por, siç rezulton në vendimin e zbardhur, trupa e KPK-së ka shmangur marrjen në shqyrtim të të dhënave publike që e lidhin Donika Prelën dhe biznesmenët e “Lim-Em”. Kjo situatë u anashkalua edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar i ONM-së, Teo Jacobs, i cili nuk vlerësoi të rekomandonte apelimin e vendimit të konfirmimit të Donika Prelës, pavarësisht problematikave të shumta të konstatuara gjatë procesit të rivlerësimit.

Ndërkohë, Komisioneri Publik, që kërkon shkarkimin e Donika Prelës nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka konstatuar më së paku dy situata, në të cilat ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda gjendet në të njëjtat kushte, për të cilat ka nisur hetim për Adriatik Llallën. Komisioneri Publik ka konstatuar atë që kishte publikuar edhe më parë “Boldnews.al”, se Donika Prela dhe bashkëshorti i saj kanë blerë një apartament në Durrës, në vitin 2014, në shumën 1.4 milionë lekë, një vlerë shumë e ulët, krahasuar me kontratat e shitjes në të njëjtën godinë. Për më tepër, bashkëshortët Prela e kanë shitur këtë apartament pas vetëm 10 muajsh, me një vlerë 3 herë më të lartë se sa e blenë, konkretisht 4 milionë lekë.

Situata e dytë e dyshimtë që ka konstatuar Komisioneri Publik në ankimin e tij është blerja në vitin 2013, e një toke me sipërfaqe 1000 metra katrorë, në zonën e Petrelës në Tiranë, me vlerë 350 mijë lekë. Siç ka raportuar edhe “Boldnews.al” më herët, çifti Prela e ka blerë metrin katror të kësaj toke me çmimin e një pakete cigare, vetëm 350 lekë të reja, ndërkohë që vlera e tregut në atë zonë është shumë herë më e lartë.

Krahas gjetjeve të Komisionerit, disa detaje të para nga “Boldnews.al” në dosjen hetimore “Llalla”, sidomos ato që lidhen me vëllezërit ndërtues Beshiri, dëshmojnë se, edhe në rast se nuk përbëjnë një aferë të pastër korruptive, tregojnë më së paku cënim të besimit të publikut mbi prokuroren Donika Prela.

Përgjimi, me kërkesë të Prelës

Më 1 Mars 2018, Prokurorja e Përgjithshme (e Përkohshme) në atë kohë, Arta Marku, përcjell për vlerësim pranë Prokurorisë së Durrësit, e drejtuar nga Donika Prela, aktet ndaj ish-shefit të institucionit të Akuzës, Adriatik Llalla, nën dyshimet për pasuri të pajustifikuara. Materialet ishin, në përgjithësi, shkrime të një portali informativ, drejtuar nga një ish-deputet, i marrë i pandehur për “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale, gjatë kohës që prokuroria drejtohej nga Llalla.

Në 15 Mars 2018, Donika Prela, në cilësinë e prokurores së çështjes, vendos regjistrimin e procedimit penal në ngarkim të Llallës, për veprat e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë, shpërdorimit të detyrës, mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe pastrim parash. Nga dokumentat e konsultuara prej “Boldnews.al”, rezulton se, në datë 27 Mars 2018, gjykata e Durrësit ka miratuar kërkesën e prokurores Donika Prela për lejimin e përgjimit të Adriatik Llallës, një prej vëllezërve Beshiri, si edhe një personi të tretë.

Ky përgjim vijoi për rreth 4 javë, ndërkohë që Prela, në 4 Prill 2018, shpalli moskompetencën dhe ia kaloi rastin Prokurorisë për Krime të Rënda, institucion, në të cilin u emërua vetëm pak ditë më vonë, në fillim të Majit të atij viti. Përgjimet e autorizuara nga Prela nuk dhanë asnjë rezultat për hetimin dhe ato u ndërprenë. Megjithatë, vëllezërit Beshiri nuk mund të ndaheshin lehtësisht nga institucionet e drejtuar nga Donika Prela.

Në 18 Qershor 2018, ata sqaruan veprimet financiare që kishin kryer me ish-Prokurorin e Përgjithshëm, përfshirë nevojën e transaksionet dhe burimet financiare. Argumentat e tyre duket që kanë qenë bindëse, pasi Prokuroria Speciale-SPAK, pasardhëse e Prokurorisë për Krime të Rënda, ka pushuar hetimet për veprat penale që lidhnin Adriatik Llallën me kompaninë “Lim-em”. Por, ajo që mbeti nga kjo histori, është fakti që Donika Prela, pasi vendosi në përgjim biznesmenët, pasi nxiti marrjen e tyre në pyetje, në fund u bë pronare e një apartamenti në zonë luksoze të Tiranës, në një pallat të ndërtuar nga kompania “Lim-Em”, me një çmim shumë më të lirë se sa ai i tregut. Natyrisht, dokumentat e vëna prej saj në dispozicion të shkallës së parë të Vetingut, tregonin se ajo nuk e kishte blerë apartamentin tek “Lim-Em”, por tek një blerës i dytë.

Presion apo rastësi?

Deri më tani, askush nuk ka kryer verifikime, për të konstatuar nëse shtetasi F.H. është treguar “dorëlëshuar” edhe në shitjen e apartamenteve të tjerë. Nuk përjashtohet mundësia që Donika Prela ka qenë me fat që, në mijëra apartamente të pashitura në Tiranë, ajo arriti të siguronte një banesë me çmim favorizues, pikërisht në pallatin e ndërtuar nga biznesmeni që kishte pasur në përgjim vetëm 3 muaj më parë.

Në shpjegimet e saj para KPK-së, megjithëse nuk është shprehur tekstualisht, prokurorja Donika Prela, duket se ka kundërshtuar ata dyshues publik, të cilët mendonin që hetimi i Llallës për pastrim parash dhe, sidomos vënia në përgjim, nuk ishin gjë tjetër veçse një presion mbi kompaninë e ndërtimit, për të siguruar përfitime personale. Megjithatë, procesi i Vetingut ndaj saj nuk ka përfunduar.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që pritet të shqyrtojë rastin e Prelës, ka të gjithë mekanizmat e nevojshëm për kryer hetime më të thelluara e për të sqaruar nëse përfshirja e “Lim-Em” në hetimet ndaj Llallës ishte një “presion kriminal” mbi ndërtuesit, siç ekzistojnë dyshime publike apo, në të vërtetë, blerja e apartamentit nga Prela në atë pallat ishte një rastësi. Duket se përgjigja më e plotë mund të vijë vetëm pasi strukturat investiguese të marrin në shqyrtim veprimet e Donika Prelës ndaj pronarëve të kompanisë ndërtuese, përfshirë edhe kërkesat e saj për përgjime dhe marrjen e tyre në pyetje në zyrat e drejtuara prej saj.

Marrë nga Boldnews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet donika prela donika prela blen apartamentin me gjysmë çmimi donika prela donika prela blen apartamentin me gjysmë çmimi


Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës