LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zhdukja e klerikëve/ Sulmet e komunistëve shqiptarë ndaj “Muajit të Ramazanit” në shtypin ateist

26 Prill 2020, 05:17 Nga DOSJA

Shqipëri-Propaganda ateiste e komunistëve shqiptar në luftën ndaj fesë përfshiu të gjitha mediat e shkruara, radion, televizionin, kinemanë, letërsinë, teatrin, dramën e deri te shfaqjet në koperativat e fshatrave. Gjithçka ishte nën kontroll absolut të partisë-shtet dhe mediat ishin noterë të vendimeve të Komitetit Qëndror të Partisë.

Pasi i zhduken fizikisht klerikët dhe institucionet e fesë, me qëllim ndërtimin e shtetit ateist, komunistët ndërmorën çdo hap për ta futur propagandën antifetare në çdo qelizë të shoqërisë së kohës ku synohej të zhdukej dhe ideologjikisht feja. Për të pasur sa më shumë sukses në luftën ndaj fesë dhe për të bindur praktikantët fetarë dhe mbarë popullin, sistemi diktatorial me anë të propagandës sulmonte vendet e pelegrinazhit të besimtarëve, kishat, xhamitë dhe teqetë. Lufta ndaj fesë, sipas propagandës ateiste të komunistëve, ishte luftë ndaj regjimeve të kaluara, luftë për pastrimin dhe çlirimin e ndërgjegjes së njerëzve, luftë për zhdukjen e besimeve të kota dhe koncepteve prapanike të trashëguara nga e kaluara. Ritet fetare sipas propagandës antifetare, ishin forma që errësonin mendjet e njerëzve, sidomos të punonjësve komunistë dhe organizatave bazë në rrugën e tyre për zhvillim ekonomik e shoqëror të shtetit diktatorial. Komunistët e akuzonin fenë se synonte mbajtjen në kontroll dhe errësimin e botës psikologjike dhe shpirtërore të besimtarëve duke i gënjyer dhe duke i ushqyer me iluzione të kota hyjnore.

Sipas gazetës “Zëri i Rinisë”, të datës 10 shkurt 1962 në shkrimin “Të gjitha thëniet për agjërimin bien poshtë”, thuhet se Allahu ua ka përcaktuar fatin njerëzve si për mirë, si për keq, dhe se pa vullnetin e tij s’mund të bëhet asgjë dhe nga ana tjetër thuhet se pas vdekjes Allahu dënon ata që kanë vepruar keq dhe autori pyet si mundet që Allahu të dënojë atë për të cilin vetë ka parashtruar fatin e tij? Në kuadër të revolucionit kulturor dhe ndryshimeve rrënjësore, që sistemi totalitar po kryente në shoqëri, ritet fetare sipas komunistëve duheshin ndaluar se gjoja mbanin në robëri e skllavëri të masave të popullit revolucionar.

Muajin e Ramazanit, muajin e sakrificës në besimin Islam, komunistët e akuzonin se “Ramazani” i kishte ndihmuar klasat sunduese që njerëzit t’i mbanin të nënshtruar dhe në skllavëri. Komunistët në shtyp e quanin muajin e Ramazanit si një praktikë hipokrite pasi besohet se një mijë e një të këqijat e bëra gjatë vitit, t’i fal Perëndia nëse agjëron, atëherë shkrimi ateist i kohës pyet po meqë është kështu pse u dashka të agjërojnë edhe ata që s’kanë bërë keq? Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, sipas propagandistëve ateistë ishte një praktikë e dëmshme dhe duhej zhdukur pasi dëmtonte shëndetin e njerëzve, krijonte dobësi të madhe deri në çrregullime në stomak dhe në shumë raste edhe ulçër. Mbajtja e Ramazanit, sipas komunistëve shkatërronte ekonominë familjare, ekonominë kooperativiste dhe vetë shtetin komunist pasi një njeri i pangrenë e i papirë, nuk është në gjendje që të punonte dhe ndërtonte shtetin komunist.

Marrë nga Kujto.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur sulmet e komunistëve ndaj “muajit të ramazanit” zhdukja e klerikëve sulmet e komunistëve ndaj “muajit të ramazanit” zhdukja e klerikëve


Sondazh

Poll
Art&Argëtim 25 Prill 2020, 13:38

TIRANË– Në Ditën Ndërkombëtare të librit shkrimtari i njohur shqiptar Fatos Kongoli ka zhvilluar një bisedë me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit d...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj