LIVE UPDATES
Insights

Zgjedhjet universitare? Studentët me mesatare 8.5, pedagogu nën 8

17 Korrik 2020, 20:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet universitare? Studentët me mesatare 8.5, pedagogu nën 8

TIRANË- Zoti Kryeministër, zonja ministre e Arsimit, në emër të reformës në arsim dhe të rritjes së cilësisë në mars u njoftua vendimi i Ministrisë së Arsimit për rritjen e pragut të mesatares në 8.5 për nxënësit që do të ndjekin studimet universitare në degët e mësuesisë. Tashmë që Ministria e Arsimit ka shpallur edhe për studentët kërkesën për mesataren 8.5, a mundet që ju si qeveri dhe Ministri e Arsimit të heshtni përpara fakteve që në Universitetin e Tiranës janë punësuar pedagogë me mesatare nën notën 8?  A mund të heshtet që të gjitha vendet e punës hapen vetëm me urdhra “nga lart”, ndërsa konkurset janë formalitete për t’ia hedhur ligjit? Zoti Kryeministër, zonja ministre e Arsimit,

Unë di çfarë ka ndodhur në degën e Filozofisë- një degë e vogël, aspak fitimprurëse në treg nga pikëpamja e xhepave, por me një rëndësi të veçantë për cilindo që ka si vizion lirinë dhe progresin social. Nuk e di se çfarë bëhet në degë të tjera më të mëdha e shumë më fitimprurëse në treg. Jam në një karrierë universitare mbi 30-vjeçare, e emëruar pedagoge sapo mbarova studimet universitare, dekoruar me “Medalje të Artë” në 1987, ndër fare të rrallat medalje universitare në ato 30 vite universitet (1957-1987)Ju mbase e dini se në ato 30 vite, kontrolli universitar ka qenë tejet i rreptë, ndërsa në këto 30 vite ka pasur edhe 27 medalje të arta vetëm në një klasë… Për cilindo është e qartë diferenca, është e qartë edhe pesha e vlerës që mbart dhe imponon një Medalje e Artë si institucion meritokracie.

Pavarësisht çfarë deklarohet tribunave e ekraneve televizive, kur vjen puna në realitet, partitë politike sillen krejt ndryshe. Unë, Medalistja e Artë, kam që nga viti 1994, kur u krye ristrukturimi i degës së Filozofisë, që pres të fitoj vendin e punës si pedagoge e brendshme në Departamentin e Filozofisë, po miqtë e pushtetarëve dhe teserat e partive nuk kanë të sosur. Ky është realiteti universitar.

Zoti Kryeministër, zonja ministre,
Po ju shkruaj si Medaliste e Artë, aktualisht dr. në Filozofi, që normalisht, bazuar në meritokraci, do të duhej t’i kisha të gjithë titujt universitarë të paktën që përpara nja 15 vitesh, por që ende nuk kam marrë as një rrogë, sepse Fakulteti i Shkencave Sociale bën të pamundurën për të penguar punësimin tim si pedagoge e brendshme.
Nuk ju çudit fakti që një pedagoge lihet kandidate dhe e punësuar vetëm me orë pune për çerek shekulli?! Me Medalje të Artë! Filloi që në vitin 1994 me “sapo të hapet një vend i ri”, po të gjitha emërimet kryheshin me urdhër për familjarë njerëzish me pushtet. U shkelën kriteret deri aty sa u punësuan edhe punonjës social për filozofë e vijuan me diploma “Shkenca Politike” nga vende që ministria as nuk i njeh?!

Zoti kryeministër, zonja ministre e Arsimit,
Ju duket normale që një institucion shtetëror të shfrytëzojë 30 vite rresht punën, talentin, përvojën e shkëlqyer profesionale dhe të mos paguajë me pagë normale, por vetëm me orë pune? Vallë është normale të ushtrohet presion e të bëhen gjithfarë manipulimesh mbi njeriun sa herë kërkon vendin e punës që e meriton dhe e mban me punë falas për shtetin? Unë kam punuar programet dhe leksionet për 5 lëndë filozofike në degën e Filozofisë me cilësinë maksimale; aktualisht jap 2 lëndë themelore për degën e Filozofisë, ndërsa Departamenti i Filozofisë hap vende pune dhe emëron pedagogë të brendshëm jo vetëm njerëz me nivele të papranueshme për universitetin, por edhe që japin lëndë dytësore, aspak të vlefshme për kurrikulën e Filozofisë.Nuk po rendis gjithë kualifikimet e mia filozofike apo edhe më gjerë në Drejtësi, Shkenca Politike, Psikologji; lektore në 14 lëndë filozofike në universitete shtetërore e private; autore e bashkautore tekstesh për shkollat e mesme; pjesëmarrëse në mbi 20 konferenca ndërkombëtare etj

Zoti kryeministër, zonja ministre e Arsimit,
Në Departamentin e Filozofisë, në një konkurs që u hap pak kohë pas fitores së PS, konkurs ku unë mora pjesë, u shpall fituese A. Goga- ish-studentja ime, kaluese me notën 5 në lëndën time dhe me një mesatare nën 8. Jo vetëm kaq, por u emërua direkt shefe e Departamentit të Filozofisë… Kësaj populli i thotë: Ia kanë bërë nderin me majë dhe ia kanë derdhur rrëke sa ka marrë dhenë… Por për çfarë vlerash? Në krye të jurisë së konkursit prej 5 vetash ishte vetë ish-zv. rektori, aktualisht dekan i FSHS, z. E. Rapti. I gjithë konkursi ishte i paracaktuar për personin e shpallur fitues. Ligji i arsimit të lartë ka si kufi minimal për pranimin si pedagog universiteti mesataren 8.5. Tashmë një mesatare cilësore po kërkohet edhe për pranimin e studentëve. Si i mashtron Dekanati i Shkencave Sociale studentët e Filozofisë dhe familjet e tyre duke u ofruar në degën e Filozofisë ku cilësia është absolutisht e paanashkalueshme, një hiç cilësi?

As mund të imagjinohet një universitet, institucioni më i lartë arsimor dhe institucion i kërkimit shkencor, pa cilësinë më të lartë dhe cilësia më e lartë nuk është 8.5, ca më keq kur është më poshtë saj. Thelbi i konkurrimit universitar është të garantohet cilësia sa më e lartë, pa “tavan”, që do të thotë se aty konkurrohet për vlera sa më të larta, jo për dyshemenë, “kufirin minimal”. Logjika shkencore nuk e pranon kufirin minimal të mesatares. Kjo nënkupton që, vetëm në raste tepër përjashtimore, në emër të dijes dhe vlerave të pakrahasueshme që i sjellin universitetit, mund të pranohen njerëz me mesataren dysheme. Një mesatare minimale mund të lejohet në raste emergjencash, kur ka mungese totale të stafit të përgatitur, por edhe në këto raste, vetëm përkohësisht: kurrë ajo nuk mund të konkurrojë cilësinë maksimale.

Jo vetëm kaq. Në CV-në që fituesja A. Goga ka dorëzuar në dosjen e konkursit figurojnë: Asnjë kontribut mësimdhënieje në Filozofi, asnjë specializim në filozofi; Mbarimi i studimeve në filozofi në vitin 2000; Punësim në Krujë-qyteti i saj, në qendra sociale si trajnuese psikologe dhe në ndonjë shkollë private si punonjëse mbështetëse psikologe.
Për gjithë këtë kualitet “filozofik”, në vitin 2014 ajo është futur në listat e pedagogëve të jashtëm të Departamentit të Filozofisë për një semestër për mësimdhënien e një lënde jofilozofike – e para eksperiencë e saj universitare, edhe kjo jashtë fushës së Filozofisë.
Me mesataren nën 8, Aida Goga është regjistruar dhe ka mbrojtur një temë doktorature: “Roli dhe perceptimet nga ana e elitave shqiptare rreth procesit të integrimit europian të Maqedonisë” në shkurt 2015. Regjistrimi në studimet doktorale është në kundërshtim me Vendimin e MAS për Studimet Doktorante, ku kërkohet mesatare mbi 8.5.

Zoti Kryeministër, zonja ministre e Arsimit, Është detyrë e Ministrisë së Arsimit të verifikojë procedurat e punësimit dhe të marrë masat që të zhdukë shkeljet në to. A është ky emërim shembulli tipik i një emërimi korruptiv?Një emërim ku gjithçka është me shkelje. Një emërim ku në krye të të gjithë aksionit është vetë dekani i FSHS. Për më tepër, në kohën e tërmetit, FSHS ka hapur një vend të ri pune në Departamentin e Filozofisë dhe ka pranuar një tjetër pedagoge të brendshme. Si ta kuptojmë këtë veprim?
Unë jam prezent aty me kontribut prej 30 vitesh. Ka një Rekomandim nga Avokati i Popullit drejtuar Universitetit të Tiranës dhe FSHS për të ndaluar sjelljen diskriminuese ndaj meje. Ka një Ligj për Mbrojtjen nga Diskriminimi, ku neni 5 i tij thekson rreptësisht se “ndalohet diskriminimi” dhe vë detyrë që me t’u paraqitur një ankesë me pretendim për diskriminim, të merren masa për të zhdukur situatën dhe qëndrimet diskriminuese.
Zoti Kryeministër, zonja ministre e Arsimit,

Ju duket se nuk ka fare diskriminim në këtë sjellje të një institucioni universitar ndaj meje apo faktet provojnë se ky diskriminim është bërë një politikë e qëndrueshme, e nxitur dhe e mbështetur që ka marrë tiparet e një organizate diskriminuese? Mund të hetoni që nga viti 1994 dhe besoj se do t’i gjeni menjëherë.Zoti Kryeministër, zonja ministre e Arsimit, Mbase mund ta kuptoni hakmarrjen e një njeriu që mezi ka kaluar klasën ndaj ish-pedagoges së vet. Mund të ishte edhe ndryshe. Ka plot njerëz që i dinë boshllëqet e veta dhe dinë të jenë të sjellshëm ndaj pedagogëve të tyre, pavarësisht postit që marrin. Por, si shefe e Filozofisë, znj. Aida Goga gjatë këtyre viteve ka shkelur rregulloren e universitetit dhe lirinë time akademike, me ndërhyrje të padrejta në orët e mësimit. Është skandaloze dhe në shkelje të plotë të rregullores universitare që një shef të hyjë në orën e mësimit pa pyetur pedagogun përkatës dhe ca më keq, ta prishë orën e mësimit duke marrë me vete studentët e duke ndërtuar praktika absolutisht të papajtueshme me arsimin universitar, lirinë akademike dhe me demokracinë në arsim. Kurrë në Departamentin e Filozofisë nuk ka qenë e as imagjinohej një frymë e tillë diktimi e survejimi.

Zoti Kryeministër, zonja ministre e Arsimit,
Dekanati i FSHS ka detyrimin të hapë menjëherë vendin e punës që ma ka mohuar prej dekadash, me të gjitha mënyrat edhe manipulimet me gjoja konkurset.
Pres nga ju ta zgjidhni këtë problem. Të largoni nga universiteti z. A. Goga, të punësuar në shkelje totale të ligjeve për arsimin e lartë, të më hapni vendin e punës të mohuar dhe të merrni masa ndaj dekanit për këto veprime që mua më kanë shkaktuar dëm të pallogaritshëm ekonomik dhe në karrierën universitare, por edhe studentët i ka mashtruar kur ndryshohen programet dhe lëndët për t’u bërë nder miqve e jo për të ofruar cilësi e zgjeruar perspektivat e kërkimit shkencor.

Me respekt, Dr. në Filozofi, Mirela Sinani

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog mirela sinani zgjedhjet ne universitete mirela sinani zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll
Insights 16 Korrik 2020, 10:02

ANALIZA: NATO po vdes

NATO mund të jetë “aleanca më e suksesshme në histori” – siç pretendon sekretari i përgjithshëm i saj, Jens Stoltenberg – por gjithashtu mund të jetë në ...

Insights 14 Korrik 2020, 08:54

Dobia e papërsosmërisë

Ka njerëz që zhyten me kokë në projekte të reja për të përmirësuar jetën e vet – duke hequr qafe gjëra të panevojshme, duke lyer sërish muret e shtëpisë, duke u...

Insights 14 Korrik 2020, 07:00

Sharra, fati dhe shpëtimi i Tiranës

Banorëve të Tiranës emri i “Sharrës“ ju sjell në mendje pirgjet e plehrave, shtëllungat e tymit të zi që çliroheshin mbi qytet, aromën e padurueshme që h...

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën