LIVE UPDATES
Insights

Thaçi në Hagë: “Teknikalitetet“ dhe vazhdimi i luftës për pavarësi

14 Korrik 2020, 11:46 Nga DOSJA
Thaçi në Hagë: “Teknikalitetet“ dhe vazhdimi i

Data 13 korrik 2020, ora 13:00, por nuk është ditë e premte. Para dyerve të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale paraqitet presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i skuqur në fytyrë, gati i shqetësuar. Disa nga dhjetra gazetarët e mbledhur nga Kosova e Serbia (kësaj radhe erdhën shumë pak për shkak të pandemisë Corona), por më së shumti nga Haga dhe Brukseli, ishin të bindur se kanë parë buzën e poshtme të presidentit duke u dridhur. Në dorë mbante një letër të bardhë të shkruar në gjuhën angleze dhe të korrigjuar në disa vende. Shkurt, dhe me një anglishte jo tepër të shkathtë, presidenti tha se ka ardhur në Hagë, në Gjykatën Speciale për krime lufte “për të respektuar atë për të cilën kam ëndërruar dhe kam luftuar: një Kosovë të lirë e të pavarur, të mbështetur tek të drejtat e barabarta për këdo, një shoqëri multietnike dhe sundimi i ligjit”.

Gatishmëria për përballje me ligjin

Presidenti Thaçi u shpreh i gatshëm të përballet edhe “me këtë sfidë të re për djalin tim, familjen time, njerëzit dhe vendim tim”, sepse “askush nuk mund ta rishkruajë historinë.”

Thaçi tha se “ky është çmimi për lirinë”, e ai nënvizoi se beson në paqe, në të vërtetën, në pajtim dhe në drejtësi, beson në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi. “Jam shumë krenar për këtë, synimi i Kosovës është antarësimi në NATO dhe BE dhe miqësi e pafundme me SHBA-në”.

Por ajo që po ndodhte dhe po ndodh pas kangjellave të Gjykatës Spoeciale, nuk ishte e qartë për askend. Shumë gazetarë ishin të bindur se marrja në pyetje e presidentit Thaçi nga prokurorët e Dhomave të Spelizuara do të zgjasë vetëm një orë. Disa ishin të bindur madje se mund të përfundojë edhe më shpejt, sepse “presidenti do të mbrohet në heshtje”.

Heshtja e stërzgjatur

Por kjo bindje zbehej nga momenti në moment, ndërkohë që dielli po përcëllonte mbi kokat e gazetarëve dhe të rreth 30 mbështetësve të presidentit dhe të UÇK-së, të ardhur nga Mynihu, Salzburgu, Brukseli, Këlni dhe shumë vende të tjera. Për më shumë se një orë ata i brohorisnin pastërtisë së luftës çlirimitare në Kosovë, të bindur se presidenti nuk ka asgjë të bëjë me krimet e luftës, por pikërisht ana tjetër, pra ajo serbe, është ajo që ka bërë krime.

Por dalë – ngadalë, kjo bindje për heshtjen e presidentit zbehej. Dhe tani gati të gjithë ishin të bindur se presidenti për dallim prej shumë të dyshuarve dhe dëshmitarëve të tjerë të ftuar në Hagë, e të tillë ka pasur rreth 200, kishte vendosur të flasë dhe të paraqes dëshmitë e tij.

Në fund, pas gjashtë orë pritjeje, i dyshuari për krime lufte nga prokuroria, doli para gazetarëve dhe tha shkurt: kam dëgjuar shkëmbime të teknikaliteteve të shumta mes avokatit Prosper dhe prokurorëve. Pra çështje sqaruese dhe teknike, por edhe pyetje fillestare të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ndaj dëshmia do të vazhdojë nesër. Ajo që Hashim Thaçi po ashtu la të kuptohet pa kurfarë dyshimi ishte se ai nuk do të japë dorëheqje nga posti i tij, pa ngritjen zyrtare të aktakuzës.

Presidenti Thaçi do të vazhdojë pra dëshminë e tij të martën (14.07) në Hagë, por nuk është e qartë se kur do të përfundojë. Ata që mendonin se do të heshtë u bindën për të kundërtën, por fakt është që nuk do të heshtë as prokuroria, e cila pretendo se ka dëshmi për rreth 100 vrasje, për të cilat sipas saj mbajnë përgjegjësi Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli dhe nëntë persona të tjerë. Por nga Haga thuhet se ka edhe dy aktakuza të tjera të prokurorisë për raste të tjera. Asnjë prej tyre deri tani nuk është konfirmuar nga gjykatësit, e deri në konfirmimin e tyre ato mbeten vetëm pretendime të prokurorisë.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione akuzat mbi hashim thaçin hashim thaci hashim thaci ne hage akuzat mbi hashim thaçin hashim thaci hashim thaci ne hage

Sondazh

Poll
Insights 14 Korrik 2020, 08:54

Dobia e papërsosmërisë

Ka njerëz që zhyten me kokë në projekte të reja për të përmirësuar jetën e vet – duke hequr qafe gjëra të panevojshme, duke lyer sërish muret e shtëpisë, duke u...

Insights 14 Korrik 2020, 07:00

Sharra, fati dhe shpëtimi i Tiranës

Banorëve të Tiranës emri i “Sharrës“ ju sjell në mendje pirgjet e plehrave, shtëllungat e tymit të zi që çliroheshin mbi qytet, aromën e padurueshme që h...

Insights 8 Korrik 2020, 10:41

Një vit në shërbim të Gjermanisë nuk bën dëm

GJERMANI- Si ndryshojnë kohët! Nëntë vjet të shkuara, të gjitha partitë politike të Gjermanisë ranë dakord se kishte ardhur koha për të pezulluar shërbimin e de...

Insights 7 Korrik 2020, 12:15

Çështja Camaj dhe Koliqi – nën vëzhgim…

Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet