LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në Gjermani, Angela Merkel i jep mbështetjen e fundit pasuesit të saj para zgjedhjeve

26 Shtator 2021, 06:39 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Gjermani, Angela Merkel i jep mbështetjen e fundit

GJERMANI– Kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve të shtunën t’i japin votën e tyre pasardhësit të saj Armin Laschet për të hartuar të ardhmen e Gjermanisë, në një përpjekje të fundit për të forcuar fushatën e tij në vështirësi 24 orë para votimit.

Laschet, 60 vjeç, ka qenë pas sfiduesit të tij socialdemokrat Olaf Scholz në garën për kancelari, megjithëse sondazhet e fundit e vënë diferencën mes tyre brenda kufijëve të gabimit, duke i bërë zgjedhjet një nga garat më të paparashikueshme në vitet e fundit.

Angela Merkel kishte planifikuar të mbante një profil të ulët në betejën zgjedhore ndërsa përgatitet të largohet nga politika pas 16 vitesh në pushtet. Por ajo e gjeti veten të përfshirë në orarin e furishëm të fushatës së kryetarit jopopullor Laschet, të partisë së saj.

Në javën e fundit të fushatës, Merkel e çoi Laschet përpara elektoratit të saj në bregdetin Baltik dhe të premten u shfaq si figura kryesore në tubimin përmbyllës që mblodhi konservatorët në Mynih.

Merkel iu drejtua elektoratit kryesisht të moshuar të Gjermanisë të premten, duke u bërë thirrje atyre të mbanin konservatorët në pushtet për hir të stabilitetit – një thirrje karakteristike për Gjermaninë.

Për ta mbajtur Gjermaninë të qëndrueshme, Armin Laschet duhet të bëhet kancelar, dhe CDU dhe CSU duhet të jenë forca më e fuqishme,” tha ajo.

Një ditë para votimit, ajo shkoi në qytetin e lindjes së ArminLaschet-it dhe zonën zgjedhore Aachen, një qytet pranë kufirit perëndimor të Gjermanisë me Belgjikën dhe Holandën, ku ai ende jeton.

“Bëhet fjalë për të ardhmen tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të prindërve tuaj,” tha ajo në tubimin e saj të fundit para votimit, duke kërkuar një mobilizim të fortë për aleancën e saj konservatore.

Angela Merkel nënvizoi se mbrojtja e klimës do të jetë një nga sfidat kryesore të qeverisë së ardhshme, por tha se kjo nuk do të arrihet “thjesht përmes rregulloreve”.

“Ne kemi nevojë për zhvillime të reja teknologjike, procedura të reja, studiues, njerëz të interesuar që mendojnë se si mund të arrihet mbrojtja e klimës dhe që njerëzit të marrin pjesë në këtë përpjekje”, tha ajo.

Zoti Laschet është një “politikan që ndërton ura-lidhëse e që do të angazhojë njerëz” për të përmbushur këto sfida të Gjermanisë në të ardhmen, tha ajo.

Qindra mijëra njerëz kishin dalë në rrugë të premten duke kërkuar ndryshim dhe mbrojtje më të madhe të klimës, me një aktivist të shquar që i quajti zgjedhjet e së dielës votën “e shekullit”.

“Mund të dalë e kundërta”

Ndërsa afrohen zgjedhjet, zoti Olaf Scholz është përqëndruar në zonën e tij, në skajin tjetër të vendit, në përpjekje për të fituar mbështetjen e votuesve në momentet e fundit të fushatës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të votuesve në zonën e tij zgjedhore në Potsdam – një qytet në periferi të Berlinit i famshëm për pallatet e tij që dikur strehonin mbretërit e Prusisë – zoti Scholz tha se ai po luftonte për të sjell “një ndryshim të madh në vend, një qeveri të re” të udhëhequr nga ai.

Ai gjithashtu ofroi një përshkrim të shkurtër të qeverisë së ardhshme që shpreson të drejtojë, duke thënë se, “ndoshta mund të jetë e mjaftueshme, për shembull, për të formuar një qeveri midis Socialdemokratëve (SPD) dhe të Gjelbërve”.

Zoti Scholz, aktualisht ministër i financave në qeverinë e koalicionit të Kancelares Merkel, ka shmangur gabimet në fushatë, dhe kryesisht fitoi mbështetjen pasi e paraqiti veten si “kandidati i vazhdimësisë” pas zonjës Merkel në vend të zotit Laschet.

I përshkruar si i aftë, por i mërzitshëm, zoti Scholz vazhdimisht ka mposhtur zotin Laschet me diferenca të mëdha kur flitet për popullaritet.

Ndërsa gjermanët shkojnë në votime brenda disa orëve, konservatorët e zotit Laschet po e ngushtojnë hendekun, ndërsa një anketë tregon se mbështetja për ta është 1% më e vogël se 26% që gëzojnë Socialdemokratët.

Zoti Laschet hyri në garë për postin e kancelarit i dëmtuar keq nga një betejë e ashpër mes konservatorëve për fituar mbështetjen si kandidat për postin e lartë. Megjithatë, partia e tij gëzonte një epërsi të konsiderueshme ndaj socialdemokratëve në fillim të verës.

Por Laschet u pa duke qeshur pas Presidentit Frank-Walter Steinmeier ndërsa ai bëri homazhe për viktimat e përmbytjeve vdekjeprurëse në korrik, një imazh që do të ndryshonte në mënyrë drastike mbështetjen për të dhe partinë e tij./VOA./

LAJMI KRYESOR: Mbyllet procesi i votimit në Gjermani, pjesëmarrje më e lartë se në 2017! Dalin Exit Poll-et e para, CDU/CSU dhe SPD janë ‘kokë më kokë’

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota angela merkel armin laschet olaf scholz zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021 angela merkel armin laschet olaf scholz zgjedhjet ne gjermani 26 shtator 2021

Sondazh

Poll
Bota 26 Shtator 2021, 15:46

Mbi 50% e parlamentit të Islandës janë gra

ISLANDË – Për herë të parë në Evropë, gratë zotërojnë më shumë se gjysmën e vendeve në parlamentin e ri të Islandës, sipas rezultateve përfundimtare ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit